Festivali i Parë i Këngës në RTSH
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Festivali i Parë i Këngës në RTSH | |
Edicioni | 1-rë |
Qyteti | Tirana |
Vendi | skena e Operas në Konservatorin e Tiranës |
Viti | 1962 |
Prezantues | Luigj Gurakuqi, Margarita Xhepa. |
Artisti Fitues | |
Kënga Fituese | “” |
1963 |
Parathënie
RedaktoPërmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet [1]). Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".
Festivali i parë ne Radio u zhvillua në 4 netë: 21-23 dhe 26.12.1962 dhe u prezantua nga Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqi. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës në Radio, Abdulla Grimci, dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu, në të njëjtën kohë autorë këngësh. Festivali u zhvillua në skenën e Operas, që në atë kohë ndodhej në ndërtesën e Konservatorit të Tiranës. Festivalet e para quheshin vetem "Festivali i Kenges ne Radio" sepse akoma nuk kishte transmetim ne televizion.
Organizimi dhe struktura e Festivalit
RedaktoKoncertet fillonin në orën 18:00 dhe transmetoheshin të inçizuara në radio pas lajmeve, në orën 20:30. Është thënë se kanë marrë pjesë 20 këngë, por nga një inçizim i dobët, në radio u dëgjuan 19 këngë dhe nuk u dëgjua ndonjë përsëritje. Natën e parë u kënduan 9 këngë, natën e dytë 10 këngë dhe natën e tretë, finale, 10 këngë. Pas tri ditësh, siç duket për t'i lënë kohë jurisë që të vendoste, u zhvillua edhe një natë e katërt si koncert përfundimtar (por jo si finale) ku u shpallën çmimet për këngët dhe për këngëtaret nga kryetari i jurisë Llazar Siliqi, i cili ka qenë kryetar jurie në disa festivale me radhë. Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike, drejtuar nga Kristo Kote dhe u përsëritën nga Kompleksi Ritmik, drejtuar nga Agim Krajka. Festivali i zhvillua nën shembullin e Festivalit të Sanremos, vetëm 11 vjet pas Festivalit të parë të Sanremos (1951) dhe këngët, si në Sanremo, interpretoheshin në grupe 3-4 këngësh dhe pastaj përsëriteshin ne interpretim tjeter. Kjo mënyrë vazhdoi në të gjitha festivalet (me përjashtim të festivalit të 11-ë), deri në Festivalin e 24-t kur këngët nuk u përsëritën më.
Vlerësimi i këngëve
RedaktoNë festivalet e para, gjatë netëve të festivalit, nuk thuheshin autorët e këngëve. Vetëm në fund kur jepeshin çmimet thuheshin autorët e këngëve fituese. Ideja ishte për të mos influencuar jurinë. Mbas festivalit, kur transmetoheshin në radio, thuhej vetëm kompozitori. Prandaj, disa herë mungon autori i tekstit (që mund të plotësohet nga të tjerë). Në dallim nga Sanremo ku, në mënyrë normale jepeshin një çmim i parë, një i dytë e një i tretë, në festivalet tona, s'dihet përse, u dhanë një çmim i parë, dy të dyta e tre të treta, me përjashtime të rralla (përveç festivalit të 11-ë). Kjo gjë vazhdoi deri në Festivalin e 29-ë. U eliminuan dy këngët më të bukura të Vaçe Zelës ("Erë pranverore" dhe "Lemza") duke u konsideruar tepër moderne për atë kohë, dhe nuk u transmetuan më. Kështu, juria nuk e pa të arsyeshme të japë asnjë çmim të parë. Prandaj, Vaçe Zela mori me meritë çmimin e parë si këngëtare, por jo kënga e saj "Femija e parë", e vetmja e saj që hyri në finale e që ka marrë çmim të tretë dhe nuk qëndrojnë thëniet e disave se, mbas disa vitesh RTSh i ka dhënë çmimin e parë kësaj kënge. Nuk ka ndodhur kurrë dhe askund që, mbas disa vitesh, të jepet çmimi i parë për një festival. Këtë e vërtetojnë edhe intervistat e dhëna nga kompozitori Mark Kaftalli, pjesëmarrës dhe fitues i çmimit të dytë në festivalin e parë, intervista te cilat gjenden ne you tube.
Transmetimi në radio
RedaktoGjatë ditëve të festivalit dhe disa ditë mbas, këngët nuk transmetoheshin në radio. Transmetimi i parë i atyre këngëve fillonte natën e Vitit te Ri, në koncertin e asaj feste mbas lajmeve. Kjo gjë ka vazhduar gjatë shumë viteve.
Artistët pjesëmarrës
RedaktoMorën pjesë disa nga solistët e operas. Ndër ta, Avni Mula mund të konsiderohet si kantautori i parë shqiptar. Pritej me padurim interpretimi i Vaçe Zelës e cila deri në atë kohë kishte kënduar vetëm këngë të huaja, sidomos spanjolle. Dhe kur mbylli natën e parë me Erë pranverore dhe filloi: "Kur agon më qesh fytyra/ n'zemër m'rreh dashunia ..." e gjithë salla shpërtheu në duartrokitje e brohoritje (siç dëgjohet në inçizim) dhe menjëherë u kuptua se po fillonte një epokë e re në muzikën e lehtë shqiptare.
Nata e parë - 21.12.1962.
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesit
shoqëruar nga Orkestra Sinfonike |
Interpretuesit
shoqëruar nga Kompleksi Ritmik |
---|---|---|---|---|---|
1 | Këndoj | Avni Mula | Ismail Kadare
Luigj Gurakuqi |
Avni Mula | Meliha Doda |
2 | Lumturi | Tasim Hoshafi | Luigj Gurakuqi | Violeta Simoni
Ylber Gimjani |
Violeta Simoni
Sulejman Çela |
3 | Porsa çel agimi | Kolë Gjinaj | Llazar Siliqi | Luiza Papa | Xhavit Xhepa |
4 | Për ty këndoj Tiranë | Agim Velaj | Fadil Kraja | Sami Kumi | --- |
5 | Jeta e re ne na pret | Kristo Kote | Haki Bejleri | Florinda Gjergji | Gjoni Athanas
Ibrahim Tukiqi Avni Mula |
6 | Një minutë | Llazar Morcka | Luigj Gurakuqi | Sami Bakalli
Sulejman Çela |
Pjetër Gjergji |
7 | Mos më qorto | Vath Çangu | Dionis Bubani | Qemal Kërtusha | Violeta Simoni |
8 | Lum kush dashuron | Baki Kongoli | Dionis Bubani | Luiza Papa
Gaqo Çako |
Hiqmete Pazari
Violeta Simoni |
9 | Erë pranverore | Tish Daija | Llazar Siliqi | Vaçe Zela | Pjetër Gjergji |
Nata e dytë - 22.12.1962
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesit
shoqëruar nga Orkestra Sinfonike |
Interpretuesit
shoqëruar nga Kompleksi Ritmik |
---|---|---|---|---|---|
1 | Fije të argjendta | Enver Mara | --- | Sami Bakalli | |
2 | Inxhinieres | Nexhmedin Doko | Luigj Gurakuqi | Sami Kumi | Pjetër Gjergji |
3 | Shpresë | Vangjo Nova | Nazmi Kuqi | Gjoni Athanas
Avni Mula |
Ylber Gimjani |
4 | Vashëzo | Koço Uçi | Koço Uçi | Meliha Doda | Qemal Kërtusha |
5 | Çaste të paharruara | Aleko Kareco | Gjosho Çarkaxhija | Rudolf Stambolla | Hiqmete Pazari |
6 | Lule të bukura sjell pranvera | Mark Kaftalli | Çesk Ndreca | Florinda e
Ndrekë Gjergji |
Violeta Simoni
Xhavit Xhepa |
7 | Lemza | Agim Krajka | Haxhi Rama | Ylber Gimjani | Vaçe Zela |
8 | Në stadium | Agim Prodani | Dionis Bubani
Odise Grillo |
Avni Mula | Sulejman Çela |
9 | Kam një mall | Gaqo Avrazi | Luan Qafëzezi | Gaqo Çako | Rudolf Stambolla |
10 | Fëmija e parë | Abdulla Grimci | Dionis Bubani | Vaçe Zela | Qemal Kërtusha |
Nata finale - 23.12.1962
RedaktoDolën 10 këngë kënduar sipas radhës më poshtë:
- Për ty këndoj Tiranë
- Lumturi
- Këndoj
- Lule të bukura sjell pranvera
- Mos më qorto
- Vashëzo
- Jeta e re ne na pret
- Shpresë
- Në stadium
- Fëmija e parë
Pas tri ditësh që u lanë për të vendosur juria, më 26.12.1962 u zhvillua një koncert përfundimtar me 10 këngë ku u shpallën çmimet si më poshtë:
Çmimet
RedaktoÇmimi i parë
Redakto- Ky festival nuk pati çmim te parë.
Çmimi i dytë
Redakto- "Këndoj" - muzika Avni Mula, teksti Ismail Kadare, Luigj Gurakuqi,
- "Lule të bukura sjell pranvera" - muzika Mark Kaftalli, teksti Çesk Ndreka
- "Vashëzo" - muzika Koço Uçi, teksti Koço Uçi
Çmimi i tretë
Redakto- "Fëmija e parë" - muzika Abdulla Grimci, teksti Dionis Bubani
- "Mos më qorto" - muzika Vath Cangu, teksti Dionis Bubani
.
Çmime për Interpretuesit
RedaktoÇmimi i parë
Redakto- Vaçe Zela
Çmimi i dytë
Redakto- Avni Mula
- Qemal Kërtusha
Çmimi i tretë
Redakto- Meliha Doda
- Florinda Gjergji
- Violeta Simoni
.
Referime
Redakto- ^ ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip