Festivali i 15-të i Këngës në RTSH
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Festivali i 15-të i Këngës në RTSH | |
Edicioni | 15-të |
Qyteti | Tirana |
Vendi | Tiranë |
Viti | 1976 |
Datat | 23, 24, 25 Dhjetor |
Prezantues | Rezana Celiku dhe Ilir Bibolli |
Artisti Fitues | |
Kënga Fituese | “Nënë moj do pres gërshetin” |
1975 | 1977 |
Parathënie
RedaktoPërmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".
Përmbledhje
RedaktoFestivali i 15-të i Këngës në RTSH u zhvillua në datat 23-25 dhjetor të vitit 1976 në Tiranë. U kënduan gjithsej 24 këngë: 12 natën e parë, 12 natën e dytë dhe 14 natën finale. U prezantua nga dyshja Rezana Celiku dhe Ilir Bibolli. Fituese doli kënga “Nënë moj do pres gërshetin”, me temë nga lufta, kompozuar nga Avni Mula, me tekst të Hysni Milloshit, kënduar nga Vaçe Zela dhe vetë autori Avni Mula. Është festivali i gjashtë që fiton Vaçe Zela. Këngët tashmë janë pothuajse të gjitha për Partinë, luftën, kongreset, stërvitjen ushtarake, fshatin, sukseset e socializmit, internacionalizmin proletar, etj. Shtohen këngëtaret nga radhët e muzikës klasike - operistike. Në këtë festival për herë të parë ndihet emri i Enverit në këngën "Këngë për Tiranën" kompozuar nga Nikolla Zoraqi me tekst të Dritëro Agollit, kënduar nga Gaqo Çako dhe Ema Qazimi. E vetmja këngë me një tekst jashtë këtyre skemave ishte "Përherë me këngë" kompozuar nga Mark Kaftalli me tekst nga Betim Muço, kënduar aq bukur nga Vaçe Zela dhe dueti Fatbardha Hoxha - Gjergj Suljoti. Në këtë festival fillojnë karrieren e tyre këngëtaret Kozma Dushi, Afërdita Laçi (Zonja), Adriana Ceko, Muharrem Herri. Këta dy te fundit, më pas, do të formojnë një duet që interpreton bukur këngë të ndryshme në disa festivale. Fillojnë karrierën e tyre në festivale kompozitorët Hajg Zaharian e Spartak Tili.
.
Nata e parë - 23.12.1976
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Partisë | Çesk Zadeja | Popullor | Pëllumb Katroshi
Agim Quku |
Pandi Zguro |
2 | Vallja e festës së madhe | Reshat Osmani | Flamur Laro | Violeta Zefi | Petrit Lulo |
3 | Bisedon një popull me Partinë | Limos Dizdari | Luan Rexhepi | Liliana Kondakçi | Alida Hisku |
4 | Vijnë delegatët nga Kongresi i 7-të | Aleksandër Peçi | Bardhyl Londo | Fatma Zyberi | Eglantina Zagora |
5 | Gjeologut të ri | Shaqir Kodra | Nasi Lera | Muharrem Herri | Kujtim Kamberi |
6 | Buka dhe çeliku | Agim Prodani | Pandeli Koçi | Ema Qazimi | Zeliha Sina |
7 | Të gjithë ushtarë | Vangjel Petushi | Popullor | Pëllumb Katroshi
Pandi Zguro Agim Quku |
Shpresa Terezi |
8 | Gjithmonë në aksione | Agron Xhunga | Petraq Risto | Brunilda Sota | Zhulieta Demçe |
9 | Dita më e lumtur | Alfons Balliçi | Vasil Dede | Suzana Qatipi | Zina Zdrava |
10 | Atdheu im gjithë Shqipëria | Hajg Zaharian | Bashkim Hoxha | Petrit Dobjani | Lindita Sota |
11 | Në zemra kemi heroizmin | Josif Minga | Demokrat Anastasi | Petrika Rrëmbeci | Agim Quku |
12 | Nënë moj do pres gërshetin | Avni Mula | Hysni Milloshi | Avni Mula | Vaçe Zela |
Nata e dytë - 24.12.1976
RedaktoRadhe e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teskti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Lart flamujt e Kongresit | Ferdinand Deda | Natasha Lako | Janaq Mici
Petrit Lulo |
Zeliha Sina
Petrit Lulo |
2 | Si revolucionar | Spartak Tili | Llazar Siliqi | Hysen Koçia | Kompleksi i Operas |
3 | Buka jone e ëmbël | Naim Gjoshi | Roland Musta | Valdete Hoxha | Klotilda Daliu |
4 | Rruga partizane | Feim Ibrahimi | Ismail Kadare | Tonin Tërshana | Polikseni Çaçi |
5 | Fshati i ri | Kastriot Gjini | Shaban Murati | Liliana Kondakçi
Hysni Zela |
Adriana Ceko
Kujtim Kamberi |
6 | Këngët e rinisë | Agim Krajka | Zhuliana Jorganxhi | Luan Zhegu | Alida Hisku |
7 | Proletare të të gjitha vendeve
bashkohuni |
Tasim Hoshafi | Kristo Mërtiri | Ramiz Kovaçi | Pëllumb Katroshi |
8 | Shokë jete | Aleksandër Lalo | Agim Isaku | Trio Elmazi-Hoxha-Mici | Afërdita Laçi |
9 | Përshëndetje nga furrnalta | Nikollaq Bulo | Zaho Puci | Kozma Dushi | Shaban Shabani |
10 | Përherë me këngë | Mark Kaftalli | Betim Muço | Fatbardha Hoxha
Gjergj Suljoti |
Vaçe Zela |
11 | E bukura Shqipëri | Pjetër Gaci | Fatmir Gjata | Petrika Rrëmbeci | Tonin Tërshana |
12 | Këngë për Tiranën | Nikolla Zoraqi | Dritëro Agolli | Ema Qazimi | Gaqo Çako |
.
Nata finale - 25.12.1976
RedaktoNë natën finale dolën 14 këngë sipas kësaj radhe:
- Partisë
- Vijnë delegatët nga Kongresi 7
- Atdheu im gjithë Shqiperia
- Buka dhe çeliku
- Këngët e rinisë
- Fshati i ri
- Nënë moj do pres gërshetin
- Lart flamujt e Kongresit
- Bisedon një popull me Partinë
- Dita më e lumtur
- Përshëndetje nga furrnalta
- Përherë më këngë
- E bukura Shqipëri
- Këngë për Tiranën
.
Çmimet
RedaktoÇmimi i parë
Redakto- Nënë moj do pres gërshetin - muzika Avni Mula, teksti Hysni Milloshi
Çmimi i dytë
Redakto- Lart flamujt e Kongresit - muzika Ferdinand Deda, teksti Natasha Lako
- Buka dhe çeliku - muzika Agim Prodani, teksti Pandeli Koçi
Çmimi i tretë
Redakto- Këngë për Tiranën - muzika Nikolla Zoraqi, teksti Dritëro Agolli
- E bukura Shqipëri - muzika Pjetër Gaci, teksti Fatmir Gjata
- Fshati i ri - muzika Kastriot Gjini, teksti Shaban Murati
.
Referime
Redakto- ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale