Festivali i 8-të i Këngës në RTSH
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Festivali i 8-të i Këngës në RTSH | |
Edicioni | 8-të |
Qyteti | Tirana |
Vendi | Shqipëri |
Viti | 1969 |
Datat | 27, 28, 29 Dhjetor |
Prezantues | Elisabeta Vasili dhe Kiço Fotiadhi |
Artisti Fitues | David Tukiçi dhe Rozeta Doraci |
Kënga Fituese | “Dhuratë për Ditëlindje” |
1968 | 1970 |
Parathënie
RedaktoTe dhënat, prezantuesit, fituesit deri në festivalin e 30-të këtu e kudo që t'i lexoni janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".
Përmbledhje
RedaktoFestivali i 8-të u zhvillua më 27-29.12.1969. U prezantua nga Elisabeta Vasili dhe Kiço Fotiadhi
Në Festivalin e 8-të morën pjesë 21 këngë: 10 natën e parë e 11 natën e dytë. Në finale dolën 15 këngë.
Ky është festivali i parë ku merr pjesë Sherif Merdani. Do të merrte pjesë edhe në Festivalin e 4-t, por një natë para festivalit, në provat e përgjithshme, u përjashtua dhe nuk u lejua të merrte pjesë. Karriera e tij do të ndërpritet pas Festivalit te 11-të.
Mbas tre festivaleve (që nga festivali i 4-t) filloi të merrte pjesë përsëri këngëtari Tonin Tërshana. Edhe në këtë festival, si në Festivalin e 7-të, Agim Krajka merr pjesë me dy këngë: "Pranvera e lirisë" dhe "Unë dhe shokët e mij". Kënga e dytë, ritmike, fiton çmimin e dytë, ndërsa e para nuk merr çmim dhe ngjason me këngën "Ylli partizan". Me këtë festival do të fillojnë pjesëmarrjen e tyre kompozitorët Feim Ibrahimi dhe Alfons Balliçi.
Akoma ka pjesëmarrje të madhe të këngëtarëve klasike të operas.
Kënga fituese "Dhuratë për ditëlindje", është disi e veçantë, me një melodi të bukur dhe tekst për "internacionalizmin proletar" dhe që këndohet nga dy adoleshente: David Tukiqi (i cili më vonë do të bëhet kompozitor dhe do të fitojë Festivalin e 25-të) dhe Rozeta Doraci, aq sa ndokush mendoi se do të kishte qenë më e përshtatshme për festivalin e fëmijëve.
Nata e 1-rë - 27.12.1969
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Balladë partizane | Agim Prodani | Hysen Koçia | Qemal Kërtusha | |
2 | Brigjeve te Drinit | Pjetër Gaci | Behare Lalaj | Abdyl Sturçe | |
3 | Mësuesja e re | Avni Mula | Thëllënxa Akcani | Avni Mula | |
4 | Mbi trase | Platon Mezini | Nasi Lera | Naim Kërçuku | Tonin Tërshana |
5 | Në ekskursion | Alfons Balliçi | Bejzade Mema | Hirushka Zekthi | Engjëllushe Daja |
6 | Takim brezash | Feim Ibrahimi | Muharrem Dino | Burhan Spahiu | |
7 | U ndez një yll | Vath Çangu | Minush Karalliu | Efrosina Vasili | |
8 | Unë dhe shokët e mij | Agim Krajka | Haxhi Rama | Justina Aliaj | Liliana Kondakçi |
9 | Dhuratë për ditëlindje | Nikolla Zoraqi | Fatos Arapi | Rozeta Doraci | David Tukiqi |
10 | Brezi im | Ferdinand Deda | Zhuliana Jorganxhi | Ema Qazimi | Vaçe Zela |
Nata e 2-të - 28.12.1969
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Stafeta e ndërtonjësve | Nazmi Lishi | Kompleksi i Kombinatit
te Tekstilit "Stalin" |
Kompleksi miks | |
2 | Jetën e re krijoni | Tonin Harapi | Muharrem Dino | Hysen Koçia | |
3 | Të këndojmë gjithmonë | Agron Xhunga | Agim Shehu | Vera Dervishi | Justina Aliaj |
4 | Kujtime partizane | Tasim Hoshafi | Muharrem Dino | Thëllënxa Akcani | |
5 | Dritat e jetës | Tasim Hoshafi | Qemal Kërtusha | Kleopatra Skarço | |
6 | Pranë lapidarit | Kristo Kote | Mentor Xhemali | Niko Progri | |
7 | Shokë të pandarë | Agim Prodani | Robert Shvarc | Naim Kërçuku | Sherif Merdani |
8 | Lumturi | Llazar Morcka | Sulejman Mato | Vera Dervishi | Behare Lalaj |
9 | Vite të zjarrta | Pjetër Gaci | Xhevahir Spahiu | Ema Qazimi | Tonin Tërshana |
10 | Pranvera e lirisë | Agim Krajka | Ruzhdi Pulaha | Liliana Kondakçi | Vaçe Zela |
11 | Më lart frymën revolucionare | Nikolla Zoraqi | Engjëllushe Daja | Gaqo Çako |
Nata finale - 29.12.1969
RedaktoNatën finale dolën 15 këngë sipas kësaj renditje:
- Balladë partizane
- Brigjeve të Drinit
- Unë dhe shokët e mij
- Mbi trase
- Në ekskursion
- Pranë lapidarit
- Dhuratë për ditëlindje
- Brezi im
- Të këndojmë gjithmonë
- Jetën e re krijoni
- Dritat e jetës
- Shokë të pandarë
- Vite të zjarrta
- Pranvera e lirisë
- Më lart frymën revolucionare
Çmimet
RedaktoÇmimi i parë
Redakto- Dhuratë për ditëlindje - muzika Nikolla Zoraqi, teksti Fatos Arapi
Çmimi i dytë
Redakto- Vite të zjarrta - muzika Pjetër Gaci, teksti Xhevahir Spahiu
- Unë dhe shokët e mij - muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama
Çmimi i tretë
Redakto- Dritat e jetës - muzika Tahsim Hoshafi, teksti (?)
- Balladë partizane - muzika Agim Prodani, teksti (?)
- Më lart frymën revolucionare - muzika Nikolla Zoraqi, teksti (?)
.
Referime
Redakto- ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale