Festivali i 7-të i Këngës në RTSH
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Festivali i 7-të i Këngës në RTSH | |
Edicioni | 7-të |
Qyteti | Tirana |
Vendi | Shqipëri |
Viti | 1968 |
Datat | 26, 27, 28 Dhjetor |
Prezantues | Drita Bardhi dhe Roland Trebicka |
Artisti Fitues | Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi |
Kënga Fituese | “"Mësuesit Hero" Muzika Limos Dizdari Teksti Dritero Agolli” |
1967 | 1969 |
Parathënie
RedaktoPërmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".
Përmbledhje
RedaktoKy festival u zhvillua në tri netë 26 - 28.12.1968. U prezantua nga aktorët: Drita Bardhi (më pas Haxhiraj) dhe Roland Trebicka.
Në këtë festival u kënduan 25 këngë: 12 këngë natën e parë dhe 13 këngë natën e dytë. Në finale dolën 17 këngë.
Këngët u shoqëruan nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Rifat Teqja dhe Ferdinand Deda; nga Kompleksi instrumental drejtuar nga Robert Radoja dhe nga Orkestra me vegla popullore drejtuar nga Pirro Miso.
Në këtë festival këngët fituese u nderuan me medalje. Ky është festivali ku marrin pjesë për herë të parë kompozitorët Limos Dizdari (që fiton festivalin), Agron Xhunga dhe Flamur Shehu, këngëtaret Ema Qazimi, Zeliha Sina e Vera Dervishi.
Mira Maletaj, e cila ka kompozuar këngën "Parakalojnë brigadat" në këtë festival, është e para kompozitore femër që merr pjesë në festivale. Merr pjesë për herë të parë autorja e njohur e teksteve Zhuliana Jorganxhi.
Rast i rrallë - Tish Daija ka marre dy çmime të dyta (Medalja e argjendtë) me dy këngët e paraqitura: "Komisari i kuq" dhe "Motiv i ri".
Tematika e këngëve vazhdon të jetë si e dy festivaleve të mëparshme: punë, aksione, përgatitje ushtarake etj. Ka ndonjë këngë me tematikë dashurie si: "Motiv i ri", "Këngë për shokun tim", por gjithnjë lidhur me punën, aksionin, zboret etj. Mbas dy festivaleve që nuk mori pjesë, në këtë festival fillon përsëri të marrë pjesë kompozitori i dashur për rininë Agim Krajka, madje me dy këngë: "Ylli partizan" dhe "Jam një vajzë". Mund të thuhet se kënga "Ylli partizan" është e para këngë jo ritmike e Krajkës në festivale. Mori Medaljen e Argjentë (çmim të dytë). Përsëri fiton një këngë (Medaljen e Artë) për heronjtë e rinj të "revolucionarizimit", "Mësuesit hero", kushtuar mësuesit Ismet Sali Bruçaj, kënduar nga Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi. Ky është festivali i tretë qe fiton Vaçe Zela, ndersa i dyti per R.Kovaçin.
Nata e parë - 26.12.1968
Redakto
Radha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Nëntori | Gaqo Avrazi | Zhuliana Jorganxhi | Ramiz Kovaçi | Muharrem Dino |
2 | Parakalojnë brigadat | Mira Maleta | Rustem Serica | Kompleksi i Kombinatit
të Tekstileve "Stalin" | |
3 | U njohëm në digë | Kristo Kote | Valentina Miçi | Nikolin Gjergji | |
4 | Kur të kalosh mbi trase | Ferdinand Deda | Zhuliana Jorganxhi | Marika Deçi | Kleopatra Skarço |
5 | I bukur agimi | Agron Xhunga | Kosta Dhamo | Rustem Serica | Engjëllushe Daja |
6 | Kënga më e zjarrtë | Flamur Shehu | Minella Kriqi | Nevruz Yzeiri | Zeliha Sina |
7 | Na thërret aksioni | Tasim Hoshafi | Vera Dervishi | Kuarteti i Portit
Detar Durrës | |
8 | Kudo bashkë | Rudak Ismaili | Bajram Bedo | Zeliha Sina | |
9 | Bjen borë | Pjetër Gaci | Violeta Simoni | Muharrem Dino | |
10 | Miqësi e re | Osman Dylgjeri | Sulejman Mato | Hysen Koçia | Roza Dhami |
11 | Ylli partizan | Agim Krajka | Haxhi Rama | Vaçe Zela | Ema Qazimi |
12 | Atdhe i lashtë, atdhe i ri | Agim Prodani | Minella Kriqi | Mentor Xhemali | Niko Progri |
.
Nata e dytë - 27.12.1968
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Bisedë me pushkën | Pjetër Gaci | Ruzhdi Pulaha | Kompleksi i Kombinatit
të Tekstileve "Stalin" |
Kuarteti i Portit
Detar Durrës |
2 | Violinisti | Llazar Morcka | Roza Dhami | Liliana Kondakçi | |
3 | Si një trup i vetëm | Kristo Kote | Kosta Dhamo | Fiqrete Kapo | Engjëllushe Daja |
4 | Komisari i kuq | Tish Daija | Aleksandër Banushi | Qemal Kërtusha | Gaqo Çako |
5 | Dasëm e re | Tasim Hoshafi | Marika Deçi | Agim Hoxha | |
6 | Motiv i ri | Tish Daija | Llazar Siliqi | Nikolin Gjergji | Justina Aliaj |
7 | Sporti na kalit | Bepin Pici | Nevruz Yzeiri | Kuarteti i Portit
Detar Durrës | |
8 | Këngë për shokun tim | Tonin Harapi | Vera Dervishi | Fiqrete Kapo | |
9 | Jam një vajzë | Agim Krajka | Haxhi Rama | Drita Mata | Justina Aliaj |
10 | Miq në Labëri | Nexhmedin Doko | Shaban Murati | Polikseni Moçka | Kleopatra Skarço |
11 | Gëzon Shqipëria | Agim Prodani | Violeta Simoni | Qemal Kërtusha | |
12 | Letër nënës | Avni Mula | Hysen Koçia | Ema Qazimi | |
13 | Mësuesit hero | Limos Dizdari | Dritero Agolli | Ramiz Kovaçi | Vaçe Zela |
.
Nata finale - 28.12.1968
RedaktoNë finale dolën 17 këngë sipas kësaj radhe:
- Nentori
- Këngë për shokun tim
- U njohëm në digë
- Kënga më e zjarrtë
- Bjen borë
- Miqësi e re
- Komisari i kuq
- Ylli partizan
- Atdhe i lashtë, atdhe i ri
- Bisedë me pushkën
- Motiv i ri
- Gëzon Shqipëria
- Parakalojnë brigadat
- I bukur agimi
- Na thërret aksioni
- Jam një vajzë
- Mësuesit hero
.
Çmimet
RedaktoNë këtë festival këngët fituese u nderuan me medalje.
Medalja e artë
Redakto- Mësuesit hero - muzika Limos Dizdari, teksti Dritëro Agolli
Medalja e argjendtë
Redakto- Komisari i kuq - muzika Tish Daija, teksti Aleksandër Banushi
- Motiv i ri - muzika Tish Daija, teksti Llazar Siliqi
- Ylli partizan - muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama
Medalja e bronztë
Redakto- Këngë për shokun tim - muzika Tonin Harapi, teksti
- Nëndori - muzika Gaqo Avrazi, teksti Zhuliana Jorganxhi
- Bisedë me pushkën - muzika Pjetër Gaci, teksti Ruzhdi Pulaha
.
Referime
Redakto- ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale