Roland Trebicka
Roland Trebicka (13 janar 1947 në Korçë – † 6 mars 2013 në Tiranë) ishte një aktor shqiptar i nderuar me çmimin Artist i merituar.
Biografia
RedaktoRoland Trebicka lindi në Korçë në vitin 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme "Raqi Qirinxhi" në vendlindje.
Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt "Estrada e Ushtarit". Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj. Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.
Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë. Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, "Jovan Bregu" është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”).... tek “Një burrë me trandafil”. Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.
Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nesti).
Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet. [1]
Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. Vdiq nga kanceri në mushkëri më 6 mars 2013. [2]
Interpretime
Redakto
1999 |
|
YouTube
Redakto1977 Arturo Ui (Roli ne Pjesen e Dyte) - http://www.youtube.com/watch?v=sljdLPtwxqU
1990 Zbutja e Kryeneces - http://www.youtube.com/watch?v=cwwLRtb4RW8
1991 Valsi i Titanikut - http://www.youtube.com/watch?v=u7eVeCRYL2Q
1996 Gjumi i Gjate - http://www.youtube.com/watch?v=yBzGRY_3-_8
1998 8 Persona Plus - http://www.youtube.com/watch?v=LI6Tyk4XlFs
1998 Vizita e Inspektorit - http://www.youtube.com/watch?v=JWglewUlzro
2011 Te Gjithe me Huqe - http://www.youtube.com/watch?v=RrDpLLlBKaI
Nderime
Redakto- Artist i merituar
- Qytetar nderi i Korçës
Titulli artist i merituar eshte tashme larg.Nuk e kuptoj si nuk gjendet gjekundi titulli "MJESHTER I MADH",duke qene se u mor ne Korçe po ate dite qe mori dhe titullin "QYTETAR NDERI I KORCES"
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Roland Trebicka i rikthehet skenës së Teatrit Kombëtar". Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2013. Marrë më 6 mars 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shuhet ikona e Teatrit, Roland Trebicka. Amaneti për të afërmit: Mos qani për mua". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2013. Marrë më 6 mars 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)