Fitorja (fshat)
fshat të Shqipëri
Fitorja është një fshat në komunën Miras në rrethin e Devollit të Shqipërisë. Fshati Fitore gjithashtu njihet edhe me emrin e tij të vjetër Shënkollas (Shën Nikolla) i ndryshuar pas vitit 1946. Fatkeqësisht nuk dihet numri i saktë i banorëve të fshatit, por mendohet se në të banojnë rreth 60 familje. Familjet kryesore të fshatit janë familjet Çami, Çaushi, Feto, Lipe dhe Toska. Pas viteve 90 fshati Fitore përjetoi një valë të re ardhjesh të familjeve kryesisht nga fshatrat më të thella malore të Devollit. Fshati Fitore është edhe qendra e gjimnazit të Fitores që mban emrin "Ali Feto", i cili mirëpret studentë nga fshatrat rrethues si Miras, Dobranj, Ziçisht, Sul, etj.
Fitorja |
---|
Shih edhe
RedaktoKomuna Miras |
---|
Mirasi · Arrëza · Menkulasi · Ponçara · Sul · Qyteza (fshat) · Vidohova · Fitore · Çetë · Ziçisht · Sinica · Nikolica · Koshnica · Gjyrës · Dobranj · Braçanji |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |