Nikolica (Devoll)

fshat në Shqipëri
(Përcjellë nga Nikolica)
This is the stable version, checked on 30 tetor 2021. 1 pending change awaits review.

Nikolica është një fshat në komunën Mirasrrethin e DevollitShqipërisë. Është një fshat i vogël i cili ndodhet afër Peizazhit të mbrojtur të Nikolicës [1] dhe fshatit turistik të Dardhës.

Nikolica

Gjeografia

Redakto

Nkolica është ndodhet në krye të luginës së Devollit, në Devollit e sipërm, rrëzë malit të Gramozit, në veri të tij, rreth 1230 m mbi nivelin e detit, buzë degës kryesore të lumit të Devollit që buron mak kilometra më lart fshatit. Nikolica ndodhet 33 km në jug-perëndim të qytetit të Bilishtit, dhe 12 km në jug të fshatit turistik të Dardhës. Zona ku gjendet fshati është e rrethuar me male të lartë mbi 1800 m(maja më e lartë arrin 2050 m), në një terren të mbuluar me pyje të lartë e të dendur të ahut dhe pishës. Nikolica është fshati kyç i cili lidh krahinën e Devollit me atë të Kolonjës nëpërmjet malit të Gramozit.

Lartësi e madhe mbi nivelin e detit dhe largësia nga deti bën që ky fshat të ketë klimë kontinentale malore, me dimër të ashpër, me ngrica dhe me shtresë të trashë të dëborës dhe me verë të shkurtër e të freskët [2]. Moti shpesh në këtë zonë bëhet mjaft i paqëndrushëm madje dhe me rreshje shiu në muajt më të thatë të verës. Temperatura mesatare është 7.7 gradë dhe sasia më e madhe e reshjeve është 926 mm në vit. muaji më i ngrohtë është Korriku me mesatare prej 16.9 gradësh dhe më i ftohti është Janri me mesatare prej -1.3 gradësh. Muaji më i thatë është Gushti (43 mm) dhe më i lagështi është nëntori (120 mm). Fshati mbete i izoluar nga dëbora në muajt e dimrit, dhe zakonisht shtresa e trashë e saj e cila i kalon 1 metër, zgjat për rreth 4 deri në 5 muaj në vit. Temperaturat gjatë dimrit mund të zbresin deri në vlera ekstreme deri nën -20 gradë.

Historia [3]

Redakto

Sipas gojëdhënave, që na tregojnë banorët e zonës (aktualisht në fshat jeton vetëm një familje), fshati ka këtë emër nga bashkimi i dy emrave të banorëve të parë në një kompozitë, të çiftit Niko dhe Lica. Referuar regjistrit turk të Korçës 1431, fshati Nikolicë ka pasur vetëm 7 shtëpi. Në Kodikun e Korçës dhe Selasforit [17], thuhet se: “deri në gjysmën e parë të shek. XVIII, Nikolica ka qenë një qytet me 6.000 banorë, ka pasur mitropoli, kisha të bukura pasi edhe në ditët e sotme fshatarët të tregojnë gërmadhat e mitropolisë dhe të kishës katedrale të Shën Kollit. Atje ka lulëzuar zejtaria, sidomos të përmendura kanë qenë objektet e prodhuara nga argjendarët e qytetit në fjalë”.Referuar historisë së Mesjetës, në kohën e car Samuillit (997-1014) në mbretërinë bullgare, si një nga gjeneralët më besnikë të Samuillit është përmendur dhe Nikolica i Larisës. Emri i saktë është Nikolla, por njihej si Nikolica për shtatin e shkurtër të tij. Pas shkatërrimit të ushtrisë bullgare nga Vasili II Bullgarvrasësi dhe qëndrimit të tij për 55 ditë në qytetin e Devollit, dorëzohet edhe Nikolica. Njihet që Vasili II, të gjithë gjeneralëve të vetëdorëzuar u jepte tituj, frone Patriarku dhe vende nën sundim. Mendojmë se emri i këtij vendbanimi të jetë vendosur për nder këtij gjenerali. (Autorët janë ende në vjelje të të dhënave rreth Nikolicës). Gjatë hulumtimeve tona në terren, në një pyll përbri fshatit, kemi gjetur edhe rrjetin e një ujësjellësi me tubo qeramike. Nga konsultimet paraprake me arkeologët, del që qeramika i përket Mesjetës ndoshta edhe më herët, pa mundur të bëhet përcaktimin e saktë i saj. Nga analizat që janë dërguar në Itali, presim edhe konfirmimin për saktësinë kohore, që do të na ndriçojnë mjaft për kohën e këtij vendbanimi.Kemi edhe një fakt tjetër, se fshatrat e kësaj zone, si Qytezë, Sinicë, Dardhë (ku ka edhe popullsi të krishtere), ka kisha të Shën Kollit.

Shih edhe

Redakto



  1. ^ http://akzm.gov.al/index.php?option=com_k2&view=item&id=171:nikolica&Itemid=373&lang=en
  2. ^ https://en.climate-data.org/location/467989/
  3. ^ https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Bilishti&stable=0&redirect=no