Kalaja (Gjyteti) në Strofc
Kalaja e Strofcit ose Gjyteti i Strofcit është një fortesë antike, monument i trashëgimisë kulturore në Strofc, Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 0301-133/88.
Kalaja Gjyteti në Strofc | |
---|---|
Lloji | Arkeologjike |
Vendndodhja | Strofc, Vushtrri, Kosovë |
Ndërtuar | Antikë, Mesjetë |
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Përcaktuar | 0301-133/88 |
Nr. i referencës | 2912 |
Historiku
RedaktoNë fshatin Stroc gjendet kalaja e njohur me emërtimin Gradina, lokalitet ky arkeologjik me indikacione të shfrytëzimit që nga parahistoria, antika e vonë dhe mesjeta e hershme. Në shpatet e kodrës, vërehen mure të vendosura në formë të kaskadave, që shkojnë deri lart në majë të kodrës. Këtu edhe në ditët e sotme, vërehen gjurmët e kullave dhe bedenave apo mureve rrethuese të kësaj fortese, me trashësi deri në 2 metra. Sipas konfiguracionit të terrenit dhe gjurmëve të evidentuara, supozohet se këtu gjendej një objekt me karakter kulti që mbase u ka shërbyer banorëve të saj lokalë.[2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ http://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti_en.aspx?id=9463 Arkivuar 29 tetor 2019 tek Wayback Machine Stroc Fortress (Vushtrri)
- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 745. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine