Shkurti
Shkurti ose frori është muaji i dytë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 28 ditë në vitet normale dhe 29 ditë në vitet e brishta. Tre herë në histori të vendeve të ndryshme, shkurti ka pasur 30 ditë. Kjo ka ndodhur në Suedi më 1712, Rusi gjatë viteve 1931-1932 dhe sipas një thënie që thotë se nga normalisht muaji Shkurt ka pasur 29 (për vitet e brishta 30 ditë), mirëpo perandori Augustin për të barazuar muajin e pagëzuar sipas tij me muajin korrik (Juli- të pagëzuar sipas Jul Cezarit) ka vendosur që Shkurti të ketë 28 ditë (për vitet e brishta 29 ditë).
Muajt | |
Janari | Korriku |
Shkurti | Gushti |
Marsi | Shtatori |
Prilli | Tetori |
Maji | Nëntori |
Qershori | Dhjetori |
Ditët historike | ||||||
Janari · Shkurti · Marsi | ||||||
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | (30) |
Janari dhe shkurti kanë qenë dy muajt e fundit që i janë shtuar kalendarit. Në shqip, emri vjen nga fakti që shkurti është muaji më i shkurtër i vitit. Në shumë nga gjuhët e tjera, si për shembull në Anglisht, emri vjen nga perëndia romake e pastërtisë, Februus. Emri tjetër për muajin në shqip fror, më herët fëruor, gjithashtu u huazua nga latinishtja februarius (përmes proto-shqip *fəβruor).[1]
Burime
Redakto- ^ Kolec Topalli: Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe. Durrës 2017, f. 504 (fror)