Gjeografia e Republikës Demokratike të Kongos

KAMERUNI
REP. QEN. AFR.
SUDANI
UG.
RU.
BUR.
TAN.
ZAMBIA
ANGOLA
ANG.
REP.
KONGO
GABONI
Oqeani
Atlantik
redaktoni hartën

Republika Demokratike e Kongos ndodhet në Afrikën qendrore me dalje në Oqeanin Atlantik, në verilindje të Angolës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Demokratike të Kongos është 2.345.410 km2 (215 herë e diçka ma e madhe se Kosova) prej së cilës 77.810 km2 janë ujë. Republika Demokratike e Kongos shtrihet rreth koordinatave gjeografike 0 00 ‘‘‘V’’’, 25 00 ‘‘‘L’’’.

Republika Demokratike e Kongos ka një vijë bregdetare 37 km të gjatë dhe vijë kufitare 10.730 km që e ndanë atë nga : Angola 2.511 km (nga e cila 225 km janë të kufirit të provincës së diskutueshme Cabinda), Burundi 233 km, Republika Qendrore Afrikane 1.577 km, Republika e Kongos 2.410 km, Ruanda 217 km, Sudani 628 km, Tanzania 459 km, Uganda 765 km dhe Zambia 1.930 km.

Klima në Republikën Demokratike të Kongos është e shumë llojshme. Përgjatë lumenjve afër vijës së ekuatorit është tropikale e nxehtë dhe e butë për nga reshjet. Në malet jugore mbanë motë i ftohtë dhe në malet lindore i ftohtë dhe i lagështë. Në veri të ekuatorit sezoni i reshjeve fillon nga maji prill dhe vazhdon deri në tetor ndërsa sezoni i thatësisë nga dhjetori deri në shkurt. Në pjesën jugore të ekuatorit sezoni i rreshjeve fillon shumë më vonë diku në nëntor dhe zgjatë deri në shkurt ndërsa ai i thatësisë mbanë nga prilli deri në tetor.

Relievi i Republikës Demokratike të Kongos përbëhet nga një rrafshënaltë e gjerë e hapur dhe tereni malorë në lindje. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5.110 metrave në vendin e quajtur Pik Margarite në malet Ngaliem (ang. : Pic Marguerite on Mont Ngaliema (Mount Stanley)), në lindje të kryeqytetit, në kufi me Ugandën.

Si pasurit natyrore të Republikës Demokratike të Kongos, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Kobalti, Bakri (Cu), Kadmiumi, Vajguri, Diamante industriale dhe dekorimi, Ari (Au), Argjendi (Ar), Zinku (Zn), Mangani (Mn), Kallai (Sn), Germaniumi, Urani (U), Radiumi, Boksiti, Hekuri (Fe), Qymyri, Prurja e ujit dhe Pyjet (duri). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2,96 % e sipërfaqes së vendit.