Gjeografia e Tanzanisë

UGANDA
K E N I A
MOZAMBIKU
MAL.
Z A M B I A
REP.DEM.
KONGO
BURU.
RUAN.
OQEANI
INDIAN
L. Viktoria
Liqeni
Tanganyika
Liqeni
Njaza
redaktoni hartën

Tanzania ndodhet në Afrikën lindore me dalje në oqeanin Indian, në mes të Kenisë dhe mozambikut.

Sipërfaqja e përgjithshme e Tanzanisë 945.087 km2 (36 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 59.050 km2 janë ujë. Tanzania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 00 ‘‘‘J’’’, 35 00 ‘‘‘L’’’.

Tanzania ka një vijë bregdetare 1.424 km të gjatë dhe vijë kufitare 3.861 km që e ndanë atë nga : Burundi 451 km, Republika Demokratike e Kongos 459 km, Kenia 769 km, Malevia 475 km, Mozambiku 756 km, Ruanda 217 km, Uganda 396 km dhe Zambia 338 km.

Klima në Tanzani është e ndryshueshme. tropikale përgjatë bregdetit dhe mesatare në malet e brendshme.

Relievi i Tanzanisë është i ulët e i rrafshët përgjatë bregdetit që ngjitet në rrafshnaltë dhe përfundon me malet e bjeshkë në veri dhe jug. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5.895 metrave në majën Kilimanxharo (ang. : Kilimanjaro).

Si pasurit natyrore të Tanzanisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Prurja e ujit, Kallai (Sn), Fosfate, Hekuri (Fe), Qymyri, Diamante, gur të çmuar, Ari (Au), Gazi natyrorë, Nikeli (Ni). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 4,52 % e sipërfaqes së vendit.