John Belushi lindi më 24 janar 1949Chicago, Illinois; vdiq më 5 mars 1982West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga ShBA me prejardhjen shqiptare.[1] Ponierë i ahengut Saturday Night Fever, shpikësi i artikujve e shfaqjeve përcjellës të filmave artistikë. John Belushi u rrit në Wheaton, Illinois. Që nga koha e kolegjit luajti në teatër. Që atëherë vërehet talenti i tij si "stand up" humorist.

John Belushi
U lind në24 janar 1949
Vdiq5 mars 1982
Kombësiaamerikan
TitulliBelushi në filmin Animal House

1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin "The Blues Brothers".

Në mbarë ShBA-të bëhet i njohur kur luan në emisionin televiziv "Saturday Night Live". Ky emision është një nga shkallët e para për shumë aktorë për të hyrë në Hollywood.

Filmi i parë i John Belushit është Animal House, kurse suksesi i tij më i madh është komedia The Blues Brothers nga regjisori John Landis, ku ai së bashku me Dan Aykroyd bëhet figurë kulti.

Nga përdorimi i gjatë i drogës ai vdes më 1982 në moshën 33 vjeçare dhe lë pas gruan Judy Jacklin.

Vëllai i tij James Belushi është një aktor dhe këngëtar i bluzit i suksesshëm.

Vitet e para

Redakto
 
Belushi në shkollën e mesme, më 1967

Belushi lindi në Chicago, Illinois. Ishte djali i Agnes Belushi (lindur Samaras), shitëse nga brezi i parë i Shqiptaro-Amerikanëve, dhe Adam Belushi (lindur në 1919), një emigrant[2] shqiptar punonjës në një restorant, i cili braktisi fshatin e tij të lindjes, Qytezë, në 1934, në moshën gjashtëmbedhjetë vjeçare. Mbiemri i familjes gjatë emigracionit ishte Bellios, ose Belliors. Belushi i vogël u rrit në kishën Orthodokse Shqiptare e më pas jashtë Çikagos në Uiton (Wheaton), ku bëhet pjesë e skuadrës së futbollit. Aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe Coolege of DuPage afër Çikagos. Vëllai më i vogël, James Belushi, është edhe ai aktor dhe humorist. John takon gruan e tij të ardhshme, Judy Jacklin, gjatë vitit të dytë të gjimnazit. Ata do të qëndrojnë bashkë deri në vdekjen e tij.

Karriera

Redakto

Okazioni i parë i suksesit si humorist erdhi në 1971 kur ai i bashkohet trupës së humoristëve “The Second City” në Çikago, Illinois. Falë karikaturës së habitshme mbi qëndrimin e ndjerë e të parregullt në skenë të këngëtarit Joe Cocker, u pranua tek National Lampoon's Lemmings.

1975-1979

Redakto

Belushi fiton famë kombëtare nga roli i tij tek Saturday Night Live. Mes dy sezoneve të spektaklit, realizon një nga filmat e tij më të famshëm, “Animal House”. Siç kanë vënë në pah shumë biografi të Belushit, gjatë tridhjetëvjetorit të tij (1979), filmi gjendej në vend të parë, albumi i tij gjendjej në vend të parë në ShBA dhe Saturday Night Live ishte shfaqja më e ndjekur gjatë mbrëmjes.

I intervistuar mbi kujtimet për John Belushin, Dan Aykroyd, tregoi se shpesh John, kur mbaronte provat e SNL, shfaqeve apo filmave, i lodhur siç ishte, paraqitej papritur në shtëpitë e fqinjëve, të miqve, apo dhe të panjohurve, hante ushqimin e tyre dhe ndonjëherë e zinte gjumi, duke mos u paraqitur për ditët e ardhshme në punë. Kjo ishte shtysa për parodinë e skeçit “The thing that wouldn’t leave”, ku Belushi mërzit një çift në shtëpinë e tyre duke u kërkuar për të ngrënë, gazeta dhe revista për të lexuar, dhe duke mbajtur nën kontrollin e tij televizorin. Aycroyd e quajti atë “I ftuari i Amerikës”.

Ai braktis Saturday Night Live në 1979 për të vazhduar karrierën kinematografike. Belushi do të realizojë 4 filma gjatë karrierës së tij, dhe tre prej tyre, “1941”, “Neighbors” dhe më i famshmi “The Blues Brothers” u realizuan me bashkëpunëtorin dhe mikun e tij, gjithashtu “ish-nxënës” i SLV, Dan Aykroyd.

Jeta personale

Redakto

Belushi ishte shumë bujar me miqtë dhe të afërmit e tij dhe shpesh iu jepte para borxh kur ata ia kërkonin. Ai përdori një pjesë të parave për t’i blerë të atit një fermë afër San Diegos, dhe ndihmoi disa miq të ngrinin një tregti të tyren në Çikago. Ndihmoi gjithashtu vëllain e tij Jim Belush të gjente një vend tek “Second City”, ku dhe ai kish luajtur gjatë viteve të parë të karrierës së tij. Ana e tij bujare duket edhe gjatë lojës tek “The Blues Brothers”; ai interpreton shpesh këngë të artistëve blues, të cilët do të përfitonin kështu nga të drejtat e autorit.

Vdekja

Redakto

Më 5 mars 1982, Belushi u gjend i vdekur në dhomën e tij në Bungalow nr.3, Sunset Bulevard në Los Angeles, California. Shkaku i vdekjes ishte një injeksion kokaine përzier me heroinë. Natën e vdekjes së tij, ai priti në shtëpinë e tij (veças) miqtë e tij Robin Williams dhe Robert De Niro, secili prej të cilëve e lanë Belushin në shoqërinë e shumë të tjerëve, mes të cilëve dhe Cathy Smith. Autopsia vërtetoi se shkaku i vdekjes ishte i lidhur me drogën.

Dy muaj më vonë, Smith pranoi gjatë një interviste se ajo ia kish injektuar dozën Belushit natën e vdekjes. Pas publikimit të artikullit “Unë vrava Belushin” çështja u rihap. Smith u ekstradua nga Toronto dhe u arresua me akuzën per vrasje me paramendim. Më pas akuza u reduktua në vrasje të pavullnetshme dhe ajo u dënua me 18 muaj burg.

Në një nga paraqitjet e fundit të tij në TV, Belushi luan një rol për një serial humoristik “Police Squad!”. Sipas sugjerimit të producentit, Robert K. Weiss, Belushi u filmua kokëposhtë në një pishinë, i vdekur. John për pak nuk vdiq i mbytur gjatë xhirimit të skenës. Kjo skenë nuk u transmetua kurrë.

Nderime

Redakto

Belushi dhe miku i tij Dan Aykroyd duhet të prezantonin shfaqjen për dhënien e Çmimit Për Efekte Pamore (i pari i këtij lloji), tek Akademia e Çmimeve (Academy Awards) në 1982, por John vdiq disa javë para eventit. Megjithëse i pushtuar nga dhimbja e humbjes së John, Aykroyd e prezantoi shfaqen vetëm duke thënë “Miku im do të kishte dashur shumë të ishte i pranishëm, për vëtë faktin se ai vetë ishte një efekt pamor”.

Nderime pas vdekjes

Redakto

Jeta e John Belushit përshkruhet me detaje në biografinë “Wired: The short life and fas times of John Belushi” nga Bob Woodward në 1985. Shumë miq e të afërm të Belushit, duke përfshirë gruan e tij Judy, Dan Aycroyd dhe Jim Belushi, pranuan të intervistoheshin për librin, por më pas ndjenë se prodhimi final ishte një eksploziv dhe jo një përfaqësim i Xhonit që ata njihnin. Libri më pas u përshtat për një film, në të cilin Belushi interpretohej nga Michael Chiklis. Familja dhe miqtë e Belushit bojkotuan filmin, gjë që provokoi dhe mossuksesin e tij.

Belushi u varros në varrezat e Abel's Hill tek Martha's Vineyard Chilmark, Massachusetts. Mbi varrin e tij shkruhet “Unë mund të kem ikur, por rokenrolli (Rock and Roll) jeton akoma.” E veja e tij më vonë u martua sërish dhe tani quhet Judith Belushi Pisano. Biogragia e saj mbi Xhonin (në bashkëpunim me Tanner Colby), “Belushi: Një Biografi” është një përmbledhje në vetë të parë e intervistave dhe fotografive dhe u publikua ne 2005.

Më 1 prill 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, Belushi u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame, pas një presioni 10-vjeçar të James Belushit dhe Judith Belushi Pisano.

Në 2006, Biography Channel, shfaqi episodin “John Belushi” e “Final 24”, një dokumentar mbi 24 orët e fundit të jetës së tij.

Filmografia

Redakto
 
The Blues Brothers

Imitimi i përsonaliteteve të famshme në SNL

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Madre Teresa, Anna Oxa e John Belushi: i piu' famosi dal Paese delle Aquile". Corriere della Sera. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 11 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Jim Belushi Biography". Jimbelushi.ws. 1954-06-15. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2012. Marrë më 2013-03-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto


  Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.