Google Drive
Google Drive është shërbim online që mundëson ruajtjen dhe sinkronizimin e të dhënave dhe dosjeve (ang. file) e krijuar nga Google.[1][2] Ky shërbim i mundëson përdoruesit të ruaj të dhënat e tij në memorien Re (ang. Cloud), të ndaj këto të dhëna, dhe të modifikoj dokumente, fletët e kalkulimeve (ang. spreadsheets) dhe prezantime me bashkëpunëtor. Google Drive përmban Google Dokumentet (ang.Google Docs), Fletët (ang. Sheets), dhe Slajdet (ang.Slides), një paketë për zyre, e cila mundëson punimin e më shumë bashkëpunëtorëve në një dokument njëkohësisht, në një tabelë kalkulimesh, prezantime, vizatime, forma, dhe shumë tjera.
Google Drive u lansua më prill 24, 2012 [1] dhe pat 240 milionë përdorues aktivë në muaj si në muajin tetor 2014.[3]
Klient
RedaktoNë mënyrë që Google Drive të sinkronizojë dokumentet ndërmjet kompjuterit të përdoruesit dhe Google Drive magazinës së të dhënave (ang. Storage), Google Drive 'klient' softueri duhet të jetë i instaluar e të kryej punën e tij në kompjuterin e shfrytëzuesit. Klienti komunikon gjatë gjithë kohës me Google Drive për të freskuar-sinkronizuar të dhënat nga të dy anët ashtu që edhe Google Drive Storage dhe Kompjuteri i shfytëzuesit të kenë të dhënat e njëjta.
Google Drive Klient Softueri është në dispozicion për këto pajisje: Kompjuterë (ang. PC) me Sistem Operativ Windows XP, Windows Vista, Windows 7, dhe Windows 8 me NTFS particione, ose Mac OS X 10.6 (Leopard i borës) ose më i ri; Android telefonat e mençur dhe tabletët me Android 2.1 (Eklerë) ose më i ri; iPhonët dhe iPadët me iOS 5.0 ose më të ri.[4] Përsëritjet më të reja të Google Drive klient softuerit nuk po funksionojnë siç duhet me Leopardin e borës (OS 10.6), duke kthyer një GPU mesazh dhe duke mos e lejuar përdoruesin të përdor Google Drive nga ikona e minibarit. Zëvendësimi i këtij klient softueri më të ri me një version më të vjetër duket se e ka zgjidhur këtë problem edhe pse freskimet e automatizuara të këtij klient softuesi mund të shkaktojnë rishfaqjen e këtij problemi.
Edhe pse deri tani nuk ekziston një klient softuer variant zyrtar për Linuks (ang. Linux), Google Drive mund të kalohet drejtëpërdrejtë te një Linuks sistem i të dhënave (ang. File System) duke përdor gdrivefs ose google-drive-ocamlfuse, të cilat janë sisteme të të dhënave të bazuar në FUSE të mbështetura nga Google Drive.[5][6] Google Drive është i çasesh përmes Linuksit me projektet me kod burimor të hapur (ang. Open Source) siç është Grive.[7] Zhvilluesi i Google Burcu Dogan krijoj një klient softuer të lehtë për përdorim drive. Google theksoj më prill 2012 që puna në Linuks Klient Softuerin është në zhvillim e sipër,[8] por deri më nëntor 2013 nuk pat ndonjë lajm.[9]
Sundar Pichai nga Google tha që Google Drive Shërbimi Në Internet do të integrohet ngushtë me Chrome OS versionin 20.[10]
Google Drive është i qasshëm edhe pa çasje në internet pra ang. Offline në Google Chrome shfletuesin përmes një Chrome app, e cila mund të instalohet nga Chrome Web Store. Dokumentet, tabelat e kalkulimeve, prezentimet dhe vizatimet mund t'i shikojmë dhe t'i modifikojmë pa çasje në internet përmes aplikacionet të pavarura të Chrome. Google Drive aplikacioni për Android dhe iOS mbështet shikimin e të dhënave dhe dokumenteve në Drive edhe kur nuk jemi të lidhur në internet, ndërsa modifikimi i tyre mundësohet përmes aplikacioneve mobile të pavarura (si të tilla qëndrojnë vet).[11]
Ruajtja
RedaktoGoogle ofron të gjithë përdoruesve fillestar nga 15 GB hapësirë të ruajtjes së të dhënave në internet, e cila ndahet nga tri shërbimet më të përdorura të Google: Google Drive, Gmail, dhe Google+ Photos[12] (alias Picasa Web Albums).[13] Përdoruesit mund të rrisin këtë hapësirë prej 15 GB llogarisë duke paguar në çdo muaj abonimin për hapësirë shtesë të ruajtjes së të dhënave.[13] Dokumentet që përdorin Google Docs të formatit fillestar (përfshirë .gdoc, .gslides, dhe .gsheet) nuk numërohen në këtë llogaritje. Në Google+ Photos, imazhet me rezolucion më të vogël se 2048 x 2048 piksel dhe videot më të shkurta se 15 minuta poashtu nuk do të marrin pjesë në llogaritjen e mësipërme.[14] Dokumentet e ngarkuara në internet nga paketa softuerike Microsoft Office dhe OpenDocument formatet (me ndryshime eventuale në format) mund të konvertohen Google formatet, kështu që si të tilla përsëri nuk do të llogariteshin në hapësiren e llogarisë suaj.
Më 13 mars 2014 planet e ruajtjes së të dhënave të ofruara nga Google, kërkuan pagesë në dollar amerikanë, ashtu që çdo përdorues jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të bëjë pagesën si në tabelën e mëposhtme:[15]
Hapësira | Çmimi |
---|---|
15 GB | Pa pagesë |
100 GB | $1.99 për muaj |
1 TB | $9.99 për muaj |
10 TB | $99.99 për muaj |
20 TB | $199.99 për muaj |
30 TB | $299.99 për muaj |
Google ofrojë 30 GB nga hapësira e Drive për të gjithë Google Apps shfrytëzuesit, dhe hapësirë të pakufizuar për shfrytëzuesit të cilët Google Drive e shfrytëzojnë për punë ose Google Drive për arsim, përderisa minimumi i anëtarëve është pesë anëtarë. Shoqatat me më pak se pesë anëtarë do të kenë në dispozicion nga 1TB për anëtarë.[16] Varësisht niveleve të hapësirës shtesë pa pagesë ofrohen me blerjen e pajisjeve Android devices nga Motorola dhe HTC, Kensington pajisjet[17] dhe Chromebooks.
Si e nënkuptuar, blerjet e hapësirës automatikisht rinovohen në fund të abonimit. Nëse rifreskmi i automatizuar dështon, një 7-ditë hir periudhë i ofrohet shfrytëzuesit në mënyrë që shfrytëzuesi të kompletoj informatat e pagesës. Kur hapëra anulohet apo skadon, niveli i hapësirës vendoset siç ka qenë për përdorues fillestar pa pagesë. Përdoruesit prapë se prapë mund t'i qasen përmbajtjes së të dhënave të tyre në Drive, por nuk do të kenë mundësinë e ngarkimit të dokumenteve të reja pasi të kalojnë limitin e hapësirës të paraparë. Kurdoherë përdoruesi mund të rris hapësirën e ruajtjes së dokumeteve, por poashtu mund edhe zvogëloj hapësirën nëse kanë hapësirë më të vogël se 15GB në dispozicio.[15] Kjo implikon në faktin se në vend të ndryshimeve teknike në plane, Google së pari anulon planin ekzistues dhe pastaj aplikon planin e ri.
Rishikimi i Skemave të Ruajtjes
RedaktoGoogle Docs fillimisht mundësoj nga 1 GB hapësirë për ruajtje të të dhënave pa pagesë. Më 24 prill 2012, Google Drive u paraqit me hapësirë prej 5GB pa pagesë. Hapësira pa pagesë për Gmail u rrit nga 7+ GB në 10GB. Planet e ruajtjes së të dhënave u rishikuan, çmimet u rritën dhe pagesat u bënë çdo muaj apo për një vit. Për çmimin e rishikuar, $2.49 për muaj në dispozicion ishin 25GB ose $4.99 për 100 GB.[15]
Në fillim Gmail, Google Docs dhe Picasa kishin privilegje të ndara të hapësirës pa pagesë dhe këto ndanin privilegjin e blerjen së hapësirës shtesë. Në mes prill 2012 and maj 2013, Google Drive dhe Google+ Photos ndanin së bashku mundësinë për hapësië me dhe pa pagesë, kurse Gmail kishte hapësirë të ndarë prej 10 GB, e cila u rrit në 25 GB përmes blerjeve konform planit të çmimeve. Më qershor 2013, hapësira e ruajtjes së të dhënave çoftë me apo pa pagesë u nda ngë tri shërbimet e Google.[15]
Më shtator 2012, Google deklaroj se të gjitha llogarive me pagesë do t'iu anulohen hapësirat pa pagesë, ashtu që përdoruesi që blen hapësirë 100GB do të ketë hapësirë 100GB në vend se t'ia shtoj hapësirës fillestare pa pagesë.[18]
Më maj 13, 2013, Google deklaroj bashkimin e hapësirës të Gmail, Google Drive and Google+ Photos duke iu mundësuar shfrytëzuesve 15 GB hapësirë të unifikuar pa pagesë në tri shërbimet së bashku.[12][19]
Formatet e të dhënave
RedaktoGoogle Drive mundëson shikimin e të dhënave të këtyre formateve:[20]
- Formatet fillestare (Docs, Sheets, Slides, Forms, Drawings)
- Imazhe (.JPEG, .PNG, .GIF, .TIFF, .BMP, .WEBP)
- Video (WebM, .MPEG4, .3GPP, .MOV, .AVI, .MPEGPS, .WMV, .FLV, .OGG)
- Audio (MP3, MPEG, WAV, .ogg)
- Tekst (.TXT)
- Markup/Code (.CSS, .HTML, .PHP, .C, .CPP, .H, .HPP, .JS)
- Microsoft Word (.DOC and .DOCX)
- Microsoft Excel (.XLS and .XLSX)
- Microsoft PowerPoint (.PPT and .PPTX)
- Adobe Portable Document Format (.PDF)
- Apple Pages (.PAGES)
- Adobe Illustrator (.AI)
- Adobe Photoshop (.PSD)
- Autodesk AutoCad (.DXF)
- Scalable Vector Graphics (.SVG)
- PostScript (.EPS, .PS)
- Fonts (.TTF)
- XML Paper Specification (.XPS)
- Archive file types (.ZIP, .RAR, tar, gzip)
- .MTS files
- formatet e vjetra të imazheve
Notes
RedaktoReferences
Redakto- ^ a b "Introducing Google Drive... yes, really". Google. Marrë më 24 prill 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mossberg, Walter S. (25 prill 2012). "Google Stores, Syncs, Edits in the Cloud". The Wall Street Journal. Marrë më 2012-04-25.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Emil Protalinski (1 tetor 2014). "Google announces 10% price cut for all Compute Engine instances, Google Drive has passed 240M active users". The Next Web.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "System requirements". Support.google.com. Marrë më 2014-03-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "gdrivefs". Jim Sproch. Marrë më 2014-08-27.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "google-drive-ocamlfuse". Alessandro Strada. Marrë më 2013-11-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "How to mount Google Drive to Linux". xmodulo.com. Marrë më 2013-11-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Noyes, Katherine (25 prill 2012). "Google Drive for Linux Is on the Way". http://www.pcworld.com/. PC World. Marrë më 8 prill 2014.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|website=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Stephen, Shankland (18 nëntor 2013). "Google Drive for Linux? Patience, patience..." http://www.cnet.com/. CNET. Marrë më 8 prill 2014.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|website=
|language=
(Ndihmë!) - ^ Metz, Cade (25 prill 2012). "Google Set to Meld GDrive With Chrome OS". Wired. Marrë më 2012-04-26.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Access your files offline". Google Drive Help. Google. Marrë më 2014-07-29.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Lockhart, Joshua. "Google Introduces Unified Cloud Storage: 15GB For Google Drive, Gmail, & Google+ Photos". makeuseof.com. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2014. Marrë më 27 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Whitney, Lance (2013-03-05), "Google now redirects Picasa Web Albums to Google+ Photos", CNET, marrë më 2013-06-05
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Your storage limit". Google Drive Help. Google. Marrë më 2014-03-09.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Buy and manage storage plans". Google Drive Help. Google. Marrë më 2014-12-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Options for adding Drive storage". Google. Marrë më 6 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Google Drive offers". Google. Marrë më 6 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "More spring cleaning". Google Official Blog. Google. Marrë më 27 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bringing it all together: 15 GB now shared between Drive, Gmail, and Google+ Photos". Google Drive Blog. Google. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2015. Marrë më 27 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "View images, videos, documents, and other files". Google Drive Help. Marrë më 2014-11-30.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)