Gusli
(Përcjellë nga Gusl)
Gusli (arabisht: غسل Ghusl) do të thotë larja e plotë e trupit, duke mos lënë asnjë vend pa lagur. Islami e ka bërë të detyrueshme (farz) larjen e përgjithshme të trupit, si pasojë e disa gjendjeve të caktuara.[1]
Në Kuran urdhërohet: "Nëse jeni të papastër ((si pasojë e marrëdhënieve bashkëshortore apo e derdhjes së farës), pastrohuni (bëni gusli)!" (Maide 5:6)[2]
Janë tri gjëra të detyrueshme për të bërë gusli.[1]
- Larja mirë e gojës dhe shpëlarja me ujë të bollshëm.
- Larja mirë e hundës.
- Larja e gjithë trupit pa lënë asnjë vend të thatë.
Gusli sipas sunetit merret kështu:[1]
- Në fillim thuhet “Bismil’lahi” dhe bëhet nijeti për marrjen e gusulit.
- Lahen mirë vendet e turpshme, ndonjë pjesë tjetër e papastër në trup dhe duart.
- Merret abdes.
- Lahen mirë goja dhe hunda nga tri herë.
- Pastaj lahet i tërë trupi duke nisur nga koka, shpatulla e djathtë dhe ajo e majtë. Tregohet kujdes të mos mbetet asnjë pjesë pa u larë dhe të mos shpërdorohet uji pa nevojë.
Kur duhet marrë gusl
Redakto- Kur personi është i papastër (xhunub): Me të qenit i papastër ose ndryshe xhunub, nënkuptohet gjendja e cila vjen pas kryerjes së marrëdhënieve intime, pas ejakulimit të spermës nga mashkulli apo rrjedhjeve të njohura nga femra në gjendje gjumi apo zgjuar. Edhe nëse një person zgjohet dhe vëren në rroba gjurmë sperme por nuk e mban mend derdhjen, ai person duhet të marrë gusl.[1]
- Menstruacionet (hajdi) dhe Lehonia (nifasi): Pas përfundimit të menstruacioneve, ose të përmuajshmeve dhe lehonisë, femrat duhet të marrin gusl. Vendimi për femrat që janë me menstruacione dhe lehona është i njëjtë me personin që është xhunub (i papastër).[1]
- Gjithashtu marrja e guslit është sunet para namazeve të xhumasë dhe bajramit, kur veshim ihramin me nijetin për umre apo për haxh dhe për të qëndruar në Arafat.[1]
Gjërat duhet pasur kujdes gjatë marrjes së guslit
Redakto- Duhet të lahen dhe fërkohen mirë vendet të cilat janë të vështira dhe nuk mund të arrijë uji si pjesa e brendshme e veshit, kërthiza, dhe pjesa e nënsqetullave.
- Kur marrim gusl nuk duhet të flasim dhe të lexojmë lutje.
- Flokët duhet të lahen mirë në mënyrë që uji të shkojë deri tek rrënjët.
- Nëse në vendin ku marrim gusl mblidhet ujë, atëherë në fund duhet të lajmë këmbët.
- Kur marrim gusl kemi dhe abdes për t’u falur. Me këtë abdes mund të falim namaz dhe të bëjmë të gjitha adhurimet të cilat kryhen kur je me abdes.
Gjërat e ndaluara për personat që nuk kanë gusl
RedaktoGjërat të cilat janë të ndaluara para marrjes së guslit nga ata persona që e kanë farz marrjen e tij janë:[1]
- Falja e namazit, bërja e sexhdes së tilavetit.
- Leximi i Kuranit qoftë edhe një ajet i vetëm. Lejohet vetëm leximi i ajeteve që përdoren si lutje dhe për të përkujtuar e falënderuar Allahun.
- Nuk lejohet të prekë dhe të marrë në dorë Kuranin. Por lejohet mbajtja e tij nëse është i mbështjellë me këllëf apo me ndonjë copë.
- Hyrja në xhami apo bërja e tavafit (rrotullimit) në Qabe.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e f g "Abdesi, Gusli, Tejemumi". 9 dhjetor 2020. https://dritaislame.al/abdesi-gusli-tejemumi/. Retrieved 3 maj 2024.
- ^ "Surja Maide – Kurani Fisnik Nahi". 2006. https://www.kmsh.al/wp-content/uploads/2021/02/Kurani-Fisnik-Nahi.pdf. Retrieved 3 maj 2024.