Haute-Savoie
Haute-Savoie është departament në rajonin Auvernia-Rhône-Alpes në jug-lindje të Francës, kufizuar me Zvicrën dhe Italinë. Kryeqyteti i saj është Annecy. Departamenti është i njohur për sportet dimërore; Lojërat olimpike dimërore 1924 u mbajtën në Chamonix.
Haute-Savoie | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 793.938 |
Gjeografia
RedaktoHaute-Savoie përbën 4 qarqe, 281 komuna dhe 17 kantone. Në veri kufizohet me Kantonin Genf dhe liqenin e Gjenevës; në lindje me Kantonin Valais (Zvicër) dhe luginën e Aostës (Itali); në perëndim me departamentin Ain dhe në jug me departamentin Savoie (Francë).
Ekonomia
RedaktoKompania
Redakto4,301 kompani u krijuan në vitin 2004 në Haute-Savoie: rreth 80 për qind në sektorin e shërbimeve, me një përqindje të lartë shërbimesh për individët (hotelet, restorantet, shërbimet rekreative, kulturore, sportive, personale dhe shtëpiake). Kjo përbënte 21.6 përqind të bizneseve të reja. Sektorët më aktivë ishin pasuritë e patundshme (24 për qind), ndërtimi (15.4 për qind), shërbimet e biznesit (12.4 për qind) dhe industria ushqimore (10 për qind).
Industri
RedaktoNë vitin 1999, Haute-Savoie ka pasur 2,779 kompani të industrisë duke prodhuar 13,60% të gjitha të ardhurat e biznesit.
Eksporti
RedaktoEksportet janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë; dyzet për qind e punonjësve të Haute-Savoie punojnë për firmat eksportuese. Eksportet janë kryesisht në Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar. Importet vijnë kryesisht nga Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.