Historiografia e Adem Jasharit merret me studimin e jetës dhe kontributit të Adem Jasharit dhe familjes së tij, duke u përqëndruar në periudhën prej lindjes së kryekomandantit e deri në vdekjen e tij. Që prej rënies heroike më 7 mars të vitit 1998 e deri më tani, figura emblematike e Adem Jasharit ka qenë objekt trajtimi në një varg veprash jo vetëm të karakterit historik por edhe në vepra të karakterit letrar, artistik dhe kulturor.

Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz

Vështrim

Redakto
 
Sheshi Adem Jashari në Tiranë
 
Shkolla fillore Adem Jashari në Çair të Shkupit
 
Stadiumi Olimpik "Adem Jashari"Mitrovicë

Adem Jashari, si prijës i gjithë familjes Jashari, së bashku më babain Shaban Jashari, të vëllain, Hamzën dhe anëtarët tjerë të familjes, për shkak të një sakrifice të jashtëzakonshme, që tejkalon modelin e Oso Kukës, ofron shembullin e sakrificës më sublime për një ide, idenë e shtetit të Kosovës dhe lirisë së popullit të Kosovës. Në këtë sakrificë kaq të dhembshme ai është shndërruar në një metaforë që përfshin sakrificën kolektive pa çmim, për një ideal të caktuar. Përmasa e kësaj sakrifice ka bërë që emri i Adem Jasharit, që nënkupton të gjithë familjen e tij, të marrë një referencialitet jo vetëm politik, por edhe kulturor e shpirtëror.[1]

Në një vizitë bërë në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, përfaqësuesi i parë special i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë zotëri Bernard Kouchner mes tjerash kishte deklaruar:

“Nëse do të kishte një Çmim Nobel për liri, ai do t'i shkonte Adem Jasharit".

“If there would be a Nobel Prize for freedom, it would go to Adem Jashari”. [2] [3] [4]

Veprimtaria dhe aktiviteti i kryekomandantit Adem Jashari janë përkujtuar, festuar dhe shndërruar në legjendë fillimisht nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, pastaj nga masat e gjëra popullore në Kosovë si dhe shoqëria shqiptare në Kosovë e Shqipëri si dhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo ka rezultuar në këngë dhe poezi kushtuar kryekomandantit legjendar, pastaj në vepra letrare dhe artistike, monumente dhe përmendore duke vazhduar me emra rrugësh dhe shkollash si dhe objekte të tjera publike që mbajnë emrin e tij si në mbarë Kosovën ashtu edhe jashtë saj. [5] [6] Përderisa nga bashkëluftëtarët e tij ai është pagëzuar me epitetin "Kryekomandanti Legjendar", [7] sot në Kosovë, Adem Jashari konsiderohet "babai i UÇK-së". Portrete të ndryshme të tij shpesh zbukurojnë muret e shtëpive të banuara nga shqiptarë etnikë. [8]

Duke qenë simbol i pavarësisë nga shqiptarët brenda dhe jashtë Kosovës, përvjetori i rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij përkujtohet çdo vit anë e kënd Kosovës [9] ndërsa shtëpia e tij që atëherë është shndërruar në një vend pelegrinazhi për shqiptarët e të gjitha trevave. Fusha ku u varros ai dhe familja e tij që atëherë është bërë një vend monumental për shqiptarët e Kosovës dhe disa autorë e kanë krahasuar Adem Jasharin me heroin kombëtar shqiptar Skënderbeun [10] aq sa edhe me rebelët kaçakë shqiptarë të së kaluarës. [11] Pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, figura e tij është nderuar me titullin "Hero i Kosovës" për rolin e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës. [9] Me emrin e tij janë pagëzuar edhe Stadiumi Olimpik "Adem Jashari"Mitrovicë [12] [7] dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari. [13] si dhe Sheshi Adem Jashari (Prishtinë).

Në Tiranë ndodhen busti, statuja dhe Sheshi Adem Jashari. Gjithashtu një rrugë në Tiranë dhe shumë të tjera anë e kënd Shqipërisë janë emërtuar sipas Adem Jasharit.

Në Maqedoninë e Veriut emrin e Adem Jasharit e mbajnë disa rrugë dhe shkolla si është p.sh. Shkolla fillore Adem Jashari në Çair të Shkupit. Krahas tyre janë ngritur edhe përmendore dhe/ose pllaka përkujtimore.

Në Turqi disa rrugë dhe parqe janë emërtuar sipas kryekomandantit legjendar dhe prej tyre më i njohuri është Parku Adem Jashari në Stamboll.

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto

Referime

Redakto