Ilia Xhokaxhi
Ilia Xhokaxhi lindi më 28 gusht 1948 në Tiranë, është piktor shqiptar.
Diplomohet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1973. Xhokaxhi ka punuar në Radio Televizionin Shqiptar si skenograf , si dhe në "Alba Film Studio" ku ka realizuar 27 filma artistike me regjisorët më të njohur të kohës. Ndër këto filma përmenden "Shëmbja e idhujve", "Mësonjtorja", "Një emër midis njerëzve","Gjeneral Gramafon","Përballimi", "Dollia e dasmës sime"," prilli i thyer","Pas vdekjes","Vrasje në gjueti","Nekrologji","Vitet e pritjes", "Nata","Dasma e Sakos". "Funeral bisnes".
Ai është nderuar me shumë çmime të para si skenograf dhe kostumograf ; Fitues i çmimit të parë si piktor kostumesh në filmin "Mësonjtorja", Fitues i çmimit të dytë si piktor në filmin "Kur bëhesh kryetar", Fitues i çmimit të pare si piktor në filmin "prilli i thyer", Fitues i çmimit të pare si piktor në filmin "Dasma e Sakos". Në festivalin e filmit , i cili organizohet çdo dy vjet në Valencia të Spanjës, filmi "Një emër midis njerëzve" u laurua me çmimin e dytë për skenografi. Skenografia e tij e fundit është ajo e vitit 2007 në dramën "Këmbanat e muzgut", e Teodor Laços.
Xhokaxhi ka qënë pjesmarës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia si piktor me filmin "Funeral Bizness" si dhe fitues i Kupës së festivalit të XI të Filmit Shqiptar me Skenografine e Filmit "Dasma e Sakos". Ilia Xhokaxhi ka hapur një seri ekspozitash si brenda ashtu dhe jashtë vendit si, Ekspozite personale në Muzeun Historik Kombëtar, Ekspozitë e përbashkët në Ankara, ekspozitë personale në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozitë të përbashkët në Galerinë e Arteve Figurative në Tirane, Ekspozitë në SH.B.A. në Nju York, Galeria Janosh, Gett Gallery (Manhattan),1993, ekspozitë personale në Galerinë e Arteve Figurative etj.
Xhokaxhi, ka marrë pjesë në ekspozitën "Konceptet Boterore" e organizuar ne Budapest, ku dhe fitoi çmimin e parë, ndersa tabloja e tij "Shpate dhe Henë" është vendosur në Muzeun Qendror të Budapestit. Ai është piktori i vetëm me tablo në ngjyra vaji piktura e të cilit qëndron brenda mureve të muzeut më të madh të Budapestit . Ndahet nga jeta më 7 maj 2007.
Eksperienca profesionale Redakto
- 1973-2004 Skenograf i shumë filmave shqiptarë
- 1991-1994 Pedagog në Akademinë e Lartë të Arteve në lëndën e Pikturës
- 2004-2006 Punon në Televizionin Publik Shqiptar
- mars 2006 Emërohet Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit
Trivia & Veprat Redakto
- mars 1991 Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik)
- shtator 1991 Ekspozitë në Ankara (Turqi)në Muzeun Arkeollogjik
- 1992 Ekspozitë personale në Tiranë (Muzeu Historik)
- tetor 1992 Ekspozitë në Janosh Get Gallery, Manhattan, New York, SHBA
- 1994 Ekspozitë personale në Tiranë, Galeria Kombëtare e Arteve
- 1995 Fitues i çmimit të parë "World Concepts" Budapest, Hungari.Zhanri pikturë në vaj me titull "Shpatë dhe Hënë"
- 1996 Ekspozitë në Slloveni, Lubjana "Novi Graniti"
- 1997 Pjesmarrës në ekspozitën "Radio Tirana Fax" në Molfeta, Bari, Itali
- dhjetor 1997 Ekspozitë me artistë të tjerë në T&G Gallery
- shtator 1998 Ekspozitë në Paris Lucernere, Centres Nationale d'Art, d'Dssei
- dhjetor 1998 Ekspozitë e përbashkët në Tiranë, Shqiptaro-Italiane "Mesdheu një horizont i përbashkët kulturor"
- 1999 Ekspozitë e përbashkët në hollet e Ambasadës Shqiptare në Paris
- shtator 2000 Arkitekt dhe skenograf i skenës së Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
- nëntor 2000 Ekspozitë personale "Benedictus" në Galerinë Kombëtare të Arteve
- dhjetor 2000 Skenograf i dekorit të qendrës së Tiranës për Festën e Vitit të Ri.
- 2001 Pjesmarrës në ekspozitën "Onufri"
- 2002 Skenograf i dramës "Një njeri në det"
- maj 2002 Arkitekt i Farit Simbol në qytetin e Tiranës
- qershor 2002 Skenograf i baletit "Franceska da Rimini"
- tetor 2002 Ekspozitë personale:MAKBETH(Ky Kumbim Mitik Mbikohor) në Galerinë Kombëtare të Arteve.
- qershor 2003 Skenograf i baletit modern "Paradoksi i jetës"
- maj 2004 Skenograf i operas "DHOMA" sipas Zhan Pol Sartrit
- tetor 2004 Autor i ekspozitës personale: Blasfem' (e kamës së thyer)në Galerinë Kombëtare të Arteve.
- janar 2005 Skenograf i dramës "Ballkan Ekspress"
- dhjetor 2005 Skenograf i Festivalit të 44 të RTSH
- mars 2006 Skenograf "Kembanat e Muzgut", drame ne TK
Shiko edhe këtë Redakto
Lidje të jashtme Redakto
Ky artikull në lidhje me artin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |