Incidenti në Prizren (1999)
Incidenti i Prizrenit, i njohur gjithashtu në mesin e trupave gjermane si "E diela e përgjakshme", [1] ishte një konfrontim midis trupave të Forcave Gjermane të Kosovës (KFOR) ishin duke perparuar në Kosovë, dhe skuadrave nga Ushtria Jugosllave në tërheqje. Të shtënat kanë ndodhur në qytetin e Prizrenit, më 13 qershor 1999. Trupat gjermane vranë një serb të armatosur në vend, ndërsa një tjetër vdiq nga plagët më vonë. Një ushtar gjerman u plagos nga gjuajtjet e shkrepura nga Ushtria Jugosllave dhe raportohet se një grua është plagosur nga snajperët serbë. [2]
Sfondi
RedaktoMë 12 qershor 1999, dy ditë pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, personeli i Forcave të Kosovës (KFOR) filloi të mbërrinte në Kosovë për të ndalur armiqësitë e mëtejshme ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve dhe për të koordinuar përpjekjet për të siguruar shpërndarjen e ndihmave humanitare .
Mbërritja e trupave gjermane
RedaktoNë orët e hershme te mëngjesit të datës 13 qershor rreth 100 ushtarë gjermanë mbërritën në Prizren nga Maqedonia për të siguruar qytetin për 600 trupa të tjera të ardhurë që hynë po atë pasdite nga Shqipëria, 16 kilometra në perëndim. Më parë, një postë e Ushtrisë Jugosllave në pikën kufitare të Verbnicës, e liruar së fundmi nga 60 ushtarë, u plaçkit dhe u vandalizua. [3] Ushtarët gjermanë u pritën si çlirimtarë nga banorët etnikë shqiptarë. Një nga detyrat e tyre të para ishte të ndanin një turmë civilësh shqiptarë dhe trupa jugosllave duke formuar një linjë njerëzore, pasi të parët sulmuan një kolonë civilësh serbë që largoheshin nga qyteti. Pati një përplasje të tensionuar, por përfundimisht një oficer gjerman arriti ti bindte serbët të tërhiqeshin. [3] Në pikën kufitare të Morinës, trupat gjermane i detyruan serbët të largoheshin nga postblloku sipas planit, kur këta të fundit u përpoqën të fitonin më shumë kohë. [4]
Incidenti me të shtëna
RedaktoNdërsa trupat gjermane hynë në qendër të qytetit, përgjatë lumit Bistrica, ata u ndeshën nga shkrepja prej snajperit sërb nga një nga kodrat përreth dhe disa shtëpi; ata gjithashtu dyshohet se u qëlluan nga një kishë katolike romake . Ushtarët u mbuluan dhe iu përgjigjën të shtënave. Një grua civile thuhet se u plagos nga snajperët, ndërsa trupat gjermane u zhvendosën në pozicionet mbrojtëse poshtë kodrës. [2] Një makinë luftarake gjermane qëlloi një breshëri paralajmëruese me një mitraloz për qëllime të përgjithshme, në një kamion të ushtrisë jugosllave që po kalonte pasi një ushtar jugosllav brenda e drejtoj një armë sulmi AK-47 ndaj një turme qe tallëshin shqiptare dhe qëlloi dy të shtëna në ajër. [3]
Në muzg, një automjeti i tipit civil,ngjyrë verdhe e tipit Zastava është parë duke iu afruar një transportuesi të blinduar gjerman jashtë Hotel Therandës, në qendër të qytetit. Pasagjeri nxorri një armë AK-47 dhe hapi zjarr ndaj transportuesit dhe kalimtarëve, të cilët ikën për siguri.[5] Ushtarët gjermanë në automjetin e blinduar, të mbështetur nga një Tank Leopard 2 që vendosi një postbllok,[6] qëlloi prapa.[5] Tre parashutistë qëlluan ndaj makinës me armet e llojit Heckler & Koch G36 , të bashkuara nga një nënoficier me pistoletën e tij 9mm dhe me mitralozë 7.62 mm të montuar në Zjarri i kombinuar vrau shoferin menjëherë dhe plagosi rëndë gjuajtësin. Një ushtar gjerman në transportuesin e blinduar u plagos në krah,[5][7] duke u bërë viktima e parë e operacionit të përgjithshëm paqeruajtës.[3] Gjermanët gjuajten gjithsej 180 fishekë pushke dhe 40 fishekë mitralozi.[1] Fuqia gjermane e zjarrit ishte aq e fortë sa e shtyu makinën prapa. Pasagjeri përfundimisht vdiq nga plagët e tij.[1][8][9][10] Të shtënat zgjatën 20 minuta.[11] Gjermanët thanë se dy individët në makinë, Të dy Serbë, mbanin granata dhe armë gjysmë automatike.[2]
Udhëheqësi, toger David Ferk, i cili dha urdhrin për të kundërpërgjigjur, iu dha Kryqi i Artë i Nderit për vepra të jashtëzakonshme nga Ministri gjerman i Mbrojtjes Rudolf Scharping . [1]
Pasojat
RedaktoKomandanti i brigadës së KFOR-it në Prizren, gjenerali Fritz von Korff tha: "Edhe pse ne mund të mos kemi gjithçka nën kontroll për momentin, ne kemi prani të mjaftueshme në qytet për të besuar se do të ketë një tërheqje të sigurt (terheqje nga Ushtria Jugosllave). Ai gjithashtu paralajmëroi se Prizreni është ende një "vend i rrezikshëm". [2]
Civilët serbë të armatosur vendosën një pikë kontrolli të improvizuar jashtë qytetit, por ajo u shpërfill kryesisht nga gjermanët, të cilët kaluan nëpër të disa herë. Personeli i ushtrisë jugosllave që ishte duke u tërhiqur kishte gjithashtu një numër postblloqesh, në kundërshtim me marrëveshjen e arritur me NATO-n . [3] Më shumë se dhjetë ditë pas mbërritjes së trupave të KFOR-it, trazirat dhe vrasjet në mesin e popullatës civile vazhduan të përhapen, deri në atë pikë sa komandanti gjerman vendosi një shtetrrethim nga mesnata deri në 5 të mëngjesit [4]
Nuk pati incidente të tjera me forcat jugosllave, megjithëse një tank Leopard 2A5 qëlloi katër fishekë paralajmërues në qytetin e Rahovecit kur shpërtheu trazirat atje më 26 qershor 1999. [12] [13] Kjo ishte hera e parë që një Leopard 2 qëlloi armën e tij të lëmuar 120 mm në zemërim. [13]
Shiko gjithashtu
Redakto- Beteja e Tetovës
- Lufta e Kosovës
- Kriza e veriut të Kosovës (2011–2013)
- Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë
Referime
Redakto- ^ a b c d Koelbl, Susanne (7 shkurt 2000). "BUNDESWEHR : "Der Kampf, das ist das Äußerste"". www.spiegel.de. Marrë më 2020-04-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "German troops met by snipers at Prizren". Associated Press, 14 June 1999
- ^ a b c d e "Happy Throng Assails Lingering Serbs" by John Ward Anderson and Peter Finn. The Washington Post, 14 June 1999
- ^ a b German Force Savors 'Moral' Postwar Debut by Mrjorie Miller. Los Angeles Times, 17 June 1999
- ^ a b c NATO forces find possible mass grave in Kosovo Arkivuar 30 janar 2020 tek Wayback Machine. CNN, 14 June 1999
- ^ "Kosovo: Schießerei am deutschen Kontrollpunkt" [Kosovo: shooting at German checkpoint]. SPIEGEL ONLINE (në gjermanisht). 14 qershor 1999. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2013. Marrë më 18 janar 2016.
- ^ Serbs shot dead as 'drunks' defy Nato, by Maggie O'Kane. The Guardian, 14 April 1999
- ^ "Serbs killed in clashes with Nato peace force". The Independent (në anglisht). 1999-06-14. Marrë më 2020-04-17.
- ^ "Kosovo: Prizren: German NATO Troops kill Serb Snipers | AP Archive". www.aparchive.com. Marrë më 2020-04-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Friesendorf, Cornelius (2018). How Western Soldiers Fight: Organizational Routines in Multinational Missions (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 154. ISBN 978-1-108-42910-8.
- ^ Flowers Turn to Bullets in Prizren: German Troops Kill Attacking Serb[lidhje e vdekur], by Philip Smuckler. The Washington Times, 14 June 2014
- ^ Grummitt, David (2020). Leopard 2: NATO's First Line of Defence, 1979–2020 (në anglisht). Pen and Sword Military. fq. 60. ISBN 978-1-5267-7413-2.
- ^ a b "Bundeswehr Leopard 2 MBT At 40 ~ Part 6". Joint Forces News (në anglishte britanike). 2020-04-26. Marrë më 2021-06-20.