Ismet Inony
Mustafa Ismet Pasha ose Ismet Inony (IPA-tr: [isˈmet ˈinœny]; 24 shtatot 1884 – 25 dhjetor 1973) ishte gjeneral turk[1] dhe shërbeu si president i vendit nga viti 1938 deri më 1950. Ai gjithashtu shërbeu si Shef i Shtabit të Përgjithshëm Turk nga viti 1922 deri më 1924. Pas deklarimit të Republikës, Inony shërbeu si kryeministër i parë duke shërbyer në tre mandate: nga viti 1923 deri më 1924, 1925 deri më 1937 dhe 1961-1965.
Ismet Inony | |
---|---|
Presidenti i 2-të i Turqisë | |
Në detyrë 11 nëntor 1938 – 27 maj 1950 | |
Paraprirë nga | Mustafa Qemal Ataturku |
Pasuar nga | Xhelal Bajar |
Kryeministri i 1-rë i Turqisë | |
Në detyrë 30 tetor 1923 – 22 nëntor 1924 | |
Paraprirë nga | Rauf Orbay |
Pasuar nga | Ali Fethi Okyar |
Në detyrë 3 mars 1925 – 1 nëntor 1937 | |
Paraprirë nga | Ali Fethi Okyar |
Pasuar nga | Xhelal Bajar |
Në detyrë 20 nëntor 1961 – 20 shkurt 1965 | |
Paraprirë nga | Xhemal Gyrsel |
Pasuar nga | Suat Hayri Ürgüplü |
Kryetari i 2-të i Partisë Republikane Popullore | |
Në detyrë 10 nëntor 1938 – 8 maj 1972 | |
Paraprirë nga | Mustafa Qemal Ataturku |
Pasuar nga | Bülent Ecevit |
Ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë | |
Në detyrë 26 tetor 1922 – 21 nëntor 1924 | |
Paraprirë nga | Yusuf Kemal Tengirşenk |
Pasuar nga | Şükrü Kaya |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 24 shtator 1884 Izmir, Vilajeti i Ajdënit, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 25 dhjetor 1973 Ankaraja, Turqi |
Partia politike | Partia Republikane Popullore |
Bashkëshortja/et | Mevhibe Inony |
Fëmijët | 4 |
Arsimimi | Kolegji Ushtarak Osman Shkolla Perandorake e Inxhinierisë Ushtarake |
Nënshkrimi | |
Familja
RedaktoIsmet Inony lindi te Haxhi Reshit dhe Xhevriye (më vonë Xhevrije Temelli), dhe ishte me prejardhje kurde nga ana e babait të tij dhe me prejardhje turke përmes nënës së tij. Xhevrije ishte vajza e profesorit Hasan Efendi që i përkiste ulemave dhe ishte anëtar i një familjeje turke të Razgradit.
Karriera ushtarake
RedaktoIsmet Pasha u diplomua në Shkollën Perandorake të Inxhinierisë Ushtarake në 1903 si oficer armësh dhe mori detyrën e tij të parë ushtarake në Ushtrinë Osmane. Ai u bashkua me Komitetin "Bashkim e përparim". Ai fitoi fitoret e tij të para ushtarake duke shtypur dy kryengritje të mëdha kundër Perandorisë Osmane në përpjekje, së pari në Rumelia dhe më vonë në Jemen, udhëheqësi i të cilit ishte Jahja Muhamed Hamid ed-Din. Ai shërbeu si oficer ushtarak gjatë Luftërave Ballkanike në frontin osmano-bullgar.
Vdekja
RedaktoAi ndërroi jetë të martën, 25 dhjetor 1973, në Pavijonin Rozë në ora 16:05, në moshën 89 vjeç.
Referime
Redakto- ^ "TSK Genel Kurmay Baskanlari". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 14 janar 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)