Julia Robinson
Julia Hall Bowman Robinson (8 dhjetor 1919 – 30 korrik 1985) ishte një matematikane amerikane e njohur më mirë për punën e saj në problemet e vendimmarrjes dhe problemin e dhjetë të Hilbert.
Julia Hall Bowman Robinson | |
---|---|
U lind në | 8 dhjetor, 1919 |
Vdiq | 30 korrik, 1985 (65 vjeçe) Oakland, California, United States |
Kombësia | Amerikane |
Shtetësia | Amerikane |
Shkollimi | University of California, Berkeley |
Njohur për | Ekuacionet Diophantine Decidability |
Bashkëshorti/ja | Raphael M. Robinson |
Çmimet | Noether Lecturer (1982) MacArthur Fellow |
Karriera shkencore | |
Fushat | Matematikane |
Institucionet | University of California, Berkeley |
Këshilltarët e doktoraturës | Alfred Tarski |
Influenced | Yuri Matiyasevich |
Jeta e hershme dhe arsimi
RedaktoRobinson u lind në St. Louis, Misuri, vajza e Ralph Bowers Bowman dhe Helen (Hall) Bowman.[1]:454 Motra e saj e madhe Constance Reid, ishte popullarizuese e matematikës dhe biografe. Familja u shpërngul në Arizona dhe pastaj në San Diego, kur vajzat kanë qenë disa vjeçare. Julia studioj në Shkollën e Lartë në San Diego.[2]
Ajo u pranua në Universitetin Shtetëror të San Diegos, në vitin 1936 dhe u transferuan në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, në vitin 1939. Ajo mori titullin BA në vitin 1940 dhe vazhdoi studimet pasuniversitare.[1]:454–455 Ajo mori diplomë Ph. D. në vitin 1948 nën Alfred Tarski me një disertacion mbi "Përkufizimi dhe Problemet e Vendimmarrjes në Aritmetikë".[1]:472
Karriera në matematikë
RedaktoNë vitin 1975 ajo u bë profesoreshë e plotë në Berkeley, duke mësuar çerekun e kohës sepse ajo ende nuk ndihej mjaft e fortë për një punë me kohë të plotë:472
Problemi i dhjetë i Hilbert
RedaktoProblemi i dhjetë i Hilbertit kërkon një algoritëm për të përcaktuar nëse një ekuacion Diophantine ka ndonjë zgjidhje në numra të plotë. Një seri rezultatesh të zhvilluara në vitet 1940 deri në 1970 nga Robinson, Martin Davis, Hilary Putnam dhe Yuri Matiyasevich e zgjidhën këtë problem negativisht; domethënë, ata treguan se nuk ekziston një algoritëm i tillë.
George Csicsery prodhoi dhe drejtoi një dokumentar një-orësh rreth Robinsonit me titull Julia Robinson dhe problemi i dhjetë i Hilbertit, që u shfaqën në Takimin e Përbashkët të Matematikës në San Diego më 7 janar 2008.
Nderime
Redakto- U zgjodh në Akademinë Kombëtare të Shkencave në Shtetet e Bashkuara në vitin 1975 (gruaja e parë e matematikane e zgjedhur;[2]:vii[3])
- Noether Lecturer 1982;[3]
- MacArthur Fellowship 1983
- Presidente e Shoqërisë Amerikane të Matematikës 1983-1984 (presidentja e parë femër.[2]:vii)
- Fellow e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave 1985;[4]
- Festivali i Matematikës Julia Robinson i sponsorizuar nga Instituti Amerikan i Matematikës 2013–vazhdon dhe nga Instituti i Kërkimeve të Shkencave Matematikore, 2007-2013, u emërua në nder të saj.
Botime
Redakto- Robinson, Julia (1996). The collected works of Julia Robinson. Collected Works. Vëll. 6. Providence, R.I.: American Mathematical Society. ISBN 978-0-8218-0575-6. MR 1411448.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shënime
Redakto- ^ a b c
Feferman, Solomon (1994). "Julia Bowman Robinson, 1919–1985" (PDF). Biographical Memoirs. Vëll. 63. Washington, DC: National Academy of Sciences. fq. 452–479. ISBN 978-0-309-04976-4. Marrë më 2008-06-18.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Reid, Constance (1996). Julia: A life in mathematics. Washington, DC: Mathematical Association of America. ISBN 0-88385-520-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Noether Brochure: Julia Robinson, Functional Equations in Arithmetic". Association for Women in Mathematics. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2018. Marrë më 2008-06-18.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Book of Members, 1780–2010: Chapter R" (PDF). American Academy of Arts and Sciences. Marrë më 25 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime
Redakto- Davis, Martin (1970–1980). "Robinson, Julia Bowman". Dictionary of Scientific Biography. Vëll. 24. New York: Charles Scribner's Sons. fq. 265–268. ISBN 978-0-684-10114-9.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Matijasevich, Yuri (1992). "My collaboration with Julia Robinson". The Mathematical Intelligencer. 14 (4): 38–45. doi:10.1007/BF03024472. ISSN 0343-6993. MR 1188142. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2020. Marrë më 20 tetor 2017.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Passhkrimi (lidhja)