Republika e Kabardino-Balkarisë (Rusisht: Кабарди́но-Балка́рская Респу́блика, Kabardino-Balkarskaya Respublika; Karbadianisht: Къэбэрдей-Балъкъэр Республикэ, Ķêbêrdej-Baĺķêr Respublikê; Karaçaj-Balkarisht: Къабарты-Малкъар Республика, Qabartı-Malqar Respublika) ose Kabardino-Balkaria (Rusisht: Кабарди́но-Балка́рия, Kabardino-Balkariya), është republikë anëtare e Federatës Ruse, e ndodhur në Kaukazin e Veriut. Sipas regjistrimit të vitit 2010, popullsia e tij ishte 859,939. Kryeqytet është Nalçik. Zona përmban malin më të lartë në Evropë, malin Elbrus, me 5,642 m. Mali Elbrus ka 22 akullnaja që ushqejnë tre lumenj - Baksan, Malka dhe Kuban. Mali është i mbuluar me borë gjatë gjithë vitit.

Republika e Kabardino-Balkarisë
Кабарди́но-Балка́рская Респу́блика (rusisht)
Republikë e Rusisë
Emblema_figura
Emblema e Kabardino-Balkarisë

Flamuri i Kabardino-Balkarisë
Administrimi Politik
Qarku federal Kaukazi Verior
Rajoni ekonomik Kaukazi Verior
Kryeqyteti Nalçik
Krijimi 5 janar 1936
Qeverisja
Kreu i Republikës Kazbek Kokov
Trupi Ligjvënës Parlamenti
Sipërfaqja
Sipërfaqja 12,500 km2
Renditja në Rusi: i 78-ti
Popullsia
Popullsia 865,828 (2018) banorë
Renditja në Rusi: i 59-ti
Dendësia 69 banorë/km2
Gjeografia
Zona kohore UTC+3 (MSK)
Të dhëna të tjera
Targa e automjeteve 07
Kodi sipas ISO RU-KB
Faqja Zyrtare www.glava.kbr.ru

Burimet natyrore të Kabardino-Balkaria përfshijnë molibden, tungsten dhe qymyr. Republika ka klimë kontinetiale.

Historia

Redakto


Kabardino-Balkaria u bë një republikë e plotë në vitin 1991 dhe në mars 1992 u bë një nga republikat përbërëse të Federatës Ruse.

Ndarjet administrative

Redakto


Republika e Kabardino-Balkarisë është e ndarë administrativisht në 10 distrikte, 8 qytete/qyteze dhe 168 vende rurale.

Demografia

Redakto

Grupet etnike

Redakto

Kabardino-Balkaria përfshin dy bashkësi të mëdha etnike, kabardinët (çerkezët), të cilët flasin një gjuhë kaukaziane veriperëndimore dhe ballkarët që flasin një gjuhë turkike. Sipas Censusit të vitit 2010, kabardinët përbëjnë 57.2% të popullsisë së republikës, të ndjekur nga rusët (22.5%) dhe ballkarët (12.7%). Grupet e tjera përfshijnë osetianët (1.1%), turqit (1.6%), ukrainasit (0.6%), armenët (0.6%), koreanë (0.5%), çeçenët (0.2%) dhe një mori grupesh më të vogla, secili llogarit më pak se 0.5% e popullsisë së përgjithshme.

 
Xhami në Kabardino-Balkaria

Sipas një sondazhi të vitit 2012, i cili intervistoi 56,900 njerëz, 60% e popullsisë së Kabardino-Balkariya i përmbahen Islamit, 15,6% Kishës Ortodokse Ruse, 3% fesë popullore adigjeze (Kabardiane) dhe besime të tjera indigjene, 5% janë gjenerikë krishterët të pa shoqëruar. Për më tepër, 12% e popullsisë deklaron të jetë "shpirtërore por jo fetare", 5.4% janë ateist ose ndjek fe të tjera përfshirë Dëshmitarët e Jehovait.