Kaonia
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Kaonia ( anglisht: Chaonia , greqisht : Χαονία ) ishte pjesa veri - lindore e Mbretërisë së Epirit në antikitet dhe territori i fisit epirot të Kaonëve të cilët ishin një nga 14 fiset e Epirit dhe bashkë me Thesprotët dhe Molosët ishin 3 fiset kryesore që drejtuan mbretërinë.
Gjeografia
RedaktoKaonia shtrihej në Veri nga malet e Llogarasë (Akrokeraunët) dhe rrjedhën e mesme të lumit Vjosë. Me një shtrirje përgjatë bregdetit Jonian territori i saj arrinte deri në Lumin Kalama në jug , prej nga ndahej nga krahina tjetër e Epirit, Thesprotia. Qytete kryesore të Kaonisë përmenden Antigonea, Butrinti, Finiqi, Onhezmi, Panormusi, Pasaroni, etj.
Në Kaoninë antike kryqëzoheshin një sërë rrugësh tokësore sipas Tabelës Peuntingeriane, e cila është kopje e një harte Romake rrugësh, ku një nga akset kryesore ishte ai: Apolonia - Aulonë - Orik - Himera - Portus Ponormus - Finiq - Butrint. Ndërsa një nga rrugët kryesore detare ishte ajo Dyrrah - Sazan - Butrint, e cila vazhdonte më tej drejt Korintit. Transporti detar favorizohej nga skelat e shumta përgjatë bregdetit Jonian si Himera, Ponormusi, Onhezmi, Butrinti etj.
Origjina e emrit
RedaktoRajoni u emërua ndoshta pas fisi i Epirit u vendosën atje Chaonier e cila lulëzoi në 6 dhe të pestë Shekullin e pes kishte. Sipas Virgil , Aeneid 3,335, zona u quajt por pas Chaon , vëlla i Helenus dhe kështu, bir i Priam . Si Helenus në Epir ishte bërë mbret, ai emëruar në nder të vëllait të tij një pjesë të vendit të tij Chaonia . Sot zonë është pjesë e Greqisë, një pjesë e Shqipërisë.
Literatur
Redakto- Appian: Historia Romana, Buch IX: Makedonische und Illyrische Kriege Arkivuar 22 tetor 2017 tek Wayback Machine
- Julian Bogdani: Il Ruolo Di Phoinike Entro la Symmachìa ed Entro il Koinòn tòn Epeirotòn
- Sandro De Maria (Hrsg.): Phoinike. La città e il suo territorio. (= Percorsi di archeologia. 1). Bologna 2001. ISBN 88-7814-282-4