Thesprotët

fis i lashtë grek që jetinte në rajonin e Epirit
This is the stable version, checked on 30 nëntor 2023. 1 pending change awaits review.

Thesprotët ishin fis ilir i zonës se Epirit.Thesprotet ishin banorët e vjeter te kesaj treve , zona e thesprotise fillon qe nga Konispoli deri ne jug ne Gjirin e Ambrakisë.Brënda territorit të thesprotisë jetonin çamiotët,të cilët ishin të shtrirë pranë detit Jon,sëbashku në Epir ishin 14 fise,ndërsa fiset me më shumë hegjemoni ishin Molosët në lindje,Thesprotët në jug dhe Kaonët në veri.Më poshtë shtrihet Etolia,një krahinë me përbërje iliro-greke qe i perkiste Greqisë së lashtë.

Fiset ilire
Albanët Autariatët
Arbët Ardianët
Atintanët Dalmatët
Dardanët Dasaretët
Daorsët Enkelejtë
Eordejët Japigët
Japodët Kaonët
Labeatët Mesapët
Molosët Paionët
Parathinët Penestët
Pirustët Taulantët
Thesprorët Shqiptarët
Thesprotet shtrihen ne pjesen perendimore te hartes,zona qe laget nga deti jon.
Thesprotet shtrihen ne pjesen perendimore te hartes,zona qe laget nga deti jon poshte kaonise.

Historia

Redakto

Historia e thesproteve lidhet ngushte me epirin si forme qeverisjeje gjithashtu.Fisi me me shume hegjemoni zgjidhte sundimtarin e tij,sipas kronologjise historike ne fillin ishite lidhja epirote me ne krye moloset,me pas shtetin e epirit me ne krye Pirron e Epirit e ne fund Symahia Epirote,kjo e fundit ishte nje bashkesi prej fiseve epirote ku kemi egzistencen e lidhjes dhe bashkimit te fiseve pas vdekjes se Pirros


Gjeografia

Redakto

Straboni e vendos territorin e Thesprotëve në brigjet e Epirit jugperëndimor. Thesprotët ishin të shtrirë mes Gjirit të Ambrakisë në jug dhe lumit Thiamis (Në ditët e sotme Kallama), në veri, dhe në lindje me malet Pindit dhe në perëndimme detin Jon. Sipas një legjende, ky fis e mori emrin e tij nga një lider Pellazg gjithashtu dhe guvernatori i parë Thesprotëve, që me vonë ndërtoi Kiçiro (Cichorus), qytet qe më vonë mori emrin Ephira, kryeqytet i Thesprotëve. Qytete të tjera të rëndësishme të Thesprotëve ishin Pandosia, Titani, Çimerioni, Torina, Fanoti, Kasopa, Fotiki, Buçeta dhe Batia. Gjithashtu ishte një qytet i quajtur Thesproti që kishte të njëjtin emër me vetë fisin Ilir.

Ekonomia

Redakto

Homeri në librin e tij në shek. XIX (Odisea) flet për toka pjellore në fisin e thesprotëve nga të cilat Odisei sillte thesare të çmuara prej ari, bakri dhe hekuri. Po ashtu bazuar në thëniet e Hesiodit, tokat e thesprotëve përbëheshin nga fusha të gjëra pjellore me kullota të pasura. Kjo i mundësonte thesprotëve që të zhvillonin bagtinë sa që Hesiodi kopet e bagtive thesprote i quante kope shumë të mëdha.

Demografia

Redakto
  • Struktura e popullsisë ne fisin e Thesprotëve ishte pothuajse e njëjtë me shumicën e fiseve të tjera Ilire. Në krye të fisit qëndronte Aristokracia dhe drejtuesit e fisit. Më pas vinte popullsia e thjeshtë, që merrej kryesisht me bujqësi dhe në fund vinin skllevërit qe përdoreshin për punë të rënda.

Sipas Strabonit, Thesprotët (së bashku me Kaonët dhe Molosët) ishin më të njohurit në mesin e katërmbëdhjetë fiseve të e Epirit, ku ata sundonin të gjithë rajonin. Të parët që sunduan në Epir ishin Kaonët, ndërsa më pas ishte rradha e Thesprotëve dhe Molosëve që të sundonin. Plutarku tregon se Thesprotët, Kaonët dhe Molosët ishin tre grupet kryesore të fiseve Ilire që jetonin në rajonin e Epirit, dhe të tre ishin mjaft të fuqishme.

Thesprotët ishin të ndarë në disa nën-fise. Këtu përfshihet : Elopët, Driopët, Dodonët, Epirotët, Ikadotët,Filatët dhe Çimeriotët, etj. Shumë fise vite më vonë emigruan në Greqinë e jugut dhe në Italinë e jugut ( Kalabri).

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Brock, Roger; Hodkinson, Stephen (2000). Alternatives to Athens: Varieties of Political Organization (në anglisht). Oxford: Oxford University Press. ISBN 0-19-815220-5.
  • Errington, Robert Malcolm (1990). A History of Macedonia (në anglisht). Berkeley, CA: University of California Press. ISBN 0-520-06319-8.
  • Habicht, Christian; Stevenson, Peregrine (2006). The Hellenistic Monarchies: Selected Papers (në anglisht). Ann Arbor, MI: University of Michigan Press. ISBN 0-472-11109-4.
  • Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (1994). "CHAPTER 9d. ILLYRIANS AND NORTH-WEST GREEKS". përmbledhur nga Lewis, David Malcolm; Boardman, John; Hornblower, Simon; Ostwald, M. (red.). The Cambridge Ancient History: The Fourth Century B.C. (në anglisht). Vëll. VI. Cambridge: Cambridge University Press. fq. 422–443. ISBN 0-521-23348-8.
  • Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (1982). "CHAPTER 40 ILLYRIS, EPIRUS AND MACEDONIA". përmbledhur nga Boardman, John; Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (red.). The Cambridge Ancient History: The Expansion of the Greek World, Eighth to Sixth Centuries B.C. (në anglisht). Vëll. III, Part 3 (bot. 2nd). Cambridge: Cambridge University Press. fq. 261–285. ISBN 0-521-23447-6.
  • Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (1986). A History of Greece to 322 B.C (në anglisht). Oxford: Clarendon Press. ISBN 0-19-873096-9.
  • Hansen, Mogens Herman; Nielsen, Thomas Heine (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis (në anglisht). Oxford: Oxford University Press. ISBN 0-19-814099-1.
  • Hornblower, Simon (2002). The Greek World, 479–323 BC (në anglisht). New York and London: Routledge. ISBN 0-415-16326-9.
  • Horsley, G. H. R. (1987). New Documents Illustrating Early Christianity: A Review of the Greek Inscriptions and Papyri Published in 1979 (në anglisht). Grand Rapids, MI: Wm. B. Eerdmans Publishing. ISBN 0-85837-599-0.
  • Liddell, Henry George; Scott, Robert (1889). An Intermediate Greek-English Lexicon (në anglisht). Oxford: Clarendon Press.
  • Miller, Stephen Gaylord (2004). Arete: Greek Sports from Ancient Sources (në anglisht). Berkeley and Los Angeles, CA: University of California Press. ISBN 0-520-24154-1.
  • Wilkes, John (1995) [1992]. The Illyrians (në anglisht). Oxford: Blackwell Publishers Limited. ISBN 0-631-19807-5.