Katarina Josipi
Katë Dulaj (serbisht: Ката Дулај Kata Dulaj) ose Katarina Josipi-Kati (Zym i Hasit, 19 nëntor 1923 - Prishtinë, 29 prill 1969) është një nga themelueset e dramës dhe teatrit shqip në Kosovë.
Biografia
RedaktoShkollën fillore e filloi në vendlindje dhe e kreu në Nish, më pas ndoqi tri klasë të shkollës së rrobaqepësisë në gjuhën serbe. Me të atin, Gjin Jozë Dulajn, u kthye në Ferizaj dhe bëri hapat e parë në teatrin amator të qytetit.[1]
Në vitin 1948, ajo bëhet pjesë e Teatrit të Prishtinës, e cila ishte femra e parë shqiptare në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës. Në këtë skenë ajo aktroi për 21 vjet, personazhe nga repertori kombëtar dhe botëror i teatrit.
Referime
Redakto- ^ Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 270–271. ISBN 9789995602673.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)