Kategoria:Fshatra në komunën e Sarajit
Fshatra në komunën e Sarajit
Vendbanimet e Komunes se Sarajit janë : Arnaqija e Epërme, Arnaqija e Poshtme, Bojana, Bukoviqi, Vorca, Gllumova, -Gërçeci, Sullare e Sipërme, Sullare e Poshtme, Radusha, Rashçja, Kopanica, Krushopeku, Kondova, Semenishti, Saraji, -Lubini i Poshtëm, Lubin i Sipërm, Çajlana, Panicari, Raoviqi, Matka, Shishova, Llaskarca dhe Lloka.
Arnaqija e Epërme
Arnaqija e Poshtme-Arnaqia e Poshtme, relativisht është fshat i ri. shtrihet 5. kilometra në perendim të Shkupit, fshat i pare në dalje prej Sarajit në rrugë për Tetovë. Në vitin 1961. nga fshati i vjetër, me emrin Arnaqi, i cili shtrihet tre kilometra në jugprendim të Arnaqisë së Poshtme, u shpërngulën tre familjet e para në lokacionin e tanishëm të Arnaqisë së Poshtme.
Në vitin 1962. numri i atyre që u shpërngulën e dyfishua, në mesin e tyre ishte edhe Abdulvahit Mahmuti, vllau më i vogël i molla Mautit, imamit të Arnaqisë, përndryshe babai i Sabahudin ef. Mahmuti. Vahiti, All-llahu e mëshiroft, nga dashuria e tij ndaj fesë islame dhe besimit të paluhatshëm, ai, një arë të veten me pozicion shum të mirë, në mes të fshatit e la vakëf për xhami e shtëpin e tij e ndërtoi në pjesën lindore të fshatit dhe me qëllim që sa më mirë ta plotësoi obligin e tij ndaj islamit, ai të birin e vetë të dytë, Sabahudinin e regjistron në medresen e Gazi Husrevbeut në Sarajevë me qëllim që të paiset me ilm e dituri e t’i sherbej islamit në xhaminë që shpresonte se do të ndërtohet në arën që e la vakëf për këtë qëllim, pra qëllimin e kishte të len pas veti xhami por edhe alim që do t’i shërbej islamit dhe xhamisë! All-llahu e bëft rahmet.
Në viti 1964. në moshën 52 vjeçare ndron jetë Abdulvahiti dhe nuk ariti ta sheh se si All-llahu i Madhërishëm me fuqinë e Tij i realizon nijetet që janë të pastërta për All-llah. Dëshira që në arën e tij ta sheh xhaminë, sa ke gjallë nuk ju plotësu!? Jo se nuk mundnin fshatarët ta ndërtojnë, por nga fakti se sipas sistemit komunist, të asaj kohe, nuk i plotësonim kushtet për një gjë të këtillë, për shkak se fshatarët e Arnaqisë së Poshtme, xhaminë e Arnaqisë së vjetër e kanë afër! vetën 3km?! I ndjeri, poashtu, nuk ariti ta sheh as të birin e tij ta mbaroj medresen në Sarajevë e dilmë studimet e tija në istancat më të larta arsimore islame në Al-Azhar. Në vitin 1965. fshatarët e Arnaqisë së Poshtme, e cila tani më numëronte mbi 20. shtëpi, të mësuar prej dikujt, nga organet zyrtare, kërkojnë leje pë ndëtim për “Shtëpi Kulture”, me qëllim që të njejtën ta shëndrojnë, pas ndërtimit, në xhami, kështu fshatarët e Arnaqisë së Poshtme e aritën qëllimin e tyre, ju dha leja, bile edhe projektin Komuna e Karposhit ua bëni falas, u ndërtu objekti dhe sipas marveshtjes sekrete mes fshatarëve, objekti, brenda natës u shëndru në xhami, por fatkeqësisht, në vend të hapjes solemne, objektin, plicija jugosllave ua mbyll me plumb, me kërcnim se kush e hapën do të përgjigjet.
Tani fshatarët e Arnaqisë së Poshtme mbetën pa xhami e pa shtëpi kulture, deri sa me rahmetin e All-llahut në verë të viti 1966. nji grupë të rinjësh prej 8-9 djelmoshave, të organizuar nga Sabahudin ef. Mahmuti, nxënës i medreses Gazi Husrev Beut në Sarajevë në atë kohë, e këputin plumbin dhe e hapin derën e xhamisë e cila mbeti e hapur në shërbim të islamit, deri ditën kur në temelet e saja të cekët por të bekuar, u vendosën temele të reja, por tani shumë ma të thella, temelet e xhamisë së re të cilës paraprakisht ju krijuan kushte për të qenë jo vetëm xhami, por Qendër moderne Kulturore Islame me sipërfaqe shfrytëzuese nën mbulesë mbi 700m² e që umerua me emrin e sures 68 “El-Kalem” Falenderojmë All-llahun Fuqiplotë për pranimine lutjes së Abdulvahitit dhe realizimin e dëshirës së tij. Çdo besimtarë që kontriboi për ndërtimin e kësaj Qendre Islame, pamarë parasyshë llojin e dhe sasinë e kontributit All-llahu me Xhennet e shpërbleft
ARNAQIJA
Arnaqija gjendet në juglindje të Dërvendit ,reth 10-11 km larg Shkupit . Në vitin 1994 numëronte 760 banorë ,kryesisht shqiptarë .Emri i saj paraqet një kopmozitë mbiemërore “Arë e Naki(qi)”-Neki (Arë e Nakisë).Ky i fundit është emër musliman që ka përdorim të shpeshtë ndër shqiptar^¨et e kësaj rethine,d.m.th arë e Nakisë .Se sa i vjetër është ki ojkonom,dëshmon emri i oronomit të saj “Meli(Melk),Që është me prejadhje prej :melk-mbret” term bizantin i shekullit XV(emër i mbretit Bizantin)Për këtë gjuhëtari gjerman G.Maeyer thotë:fjala arë rrjedh nga fjala latine “arvum”-arë,tokë e punuar a fushë ,ndërsa gjuhëtari Arseniq thotë :fjala Neko,Neki ka qenë emër i mretit egjiptas i 26 dinastive,-djali i Sametit që sundoi gjatë viteve 609-593 p.e.s Sipas Kamaradës “arë –arë e buke.Skoku jep mendimin :në hartën tonë ushtarake shkruan “Arnaçija3.Si duket emri ka origjinë turke :Arnaut,ki-qija në vend të “q”(mbiemër ,antroponim).Si duket ,më i qëlluar është mendimi i Çabejt e Xhuvanit ,sipas të cilëve :”Naje”,gegërisht arnaje –arash (ara).Së fundi është shprehur mendimi se kuptimi i fjalës Arnaqi:”vjen nga fjala Arnaja-ara”dhe prapashtësës turke –qi,çi.Nga llagapet më të vjetra janë Mezinet (Dardanë)dhe Goget.Hulumtimet Onomastike në Dërvendin e Shkupit.
Faik Goga Arnaqija
Patrioti ,kombëtari ,Luftëtari dhe disidenti i madh dërvenas Faik Goga lindi ne fshatin Arnaqi të Shkupit më 13 qershor të vitit 1916 ,nga një familje e njohur me ndjenja të atdhedashurise .Pra Faik Goga u zhvillua dhe u ngrit si personalitet ,nga gjiri familjar shumëantarësh,që në zemër gjithmonë e patën atdheun.Faiku kishte edhe 5 vëllezer ,të cilët vijuan mësimbesimin fetar,që të gjithë te hoxha i fshatit ,ndërkaq Faiku shkollimin e tij e vazhdoj ne Shkup dhe aty u pasurua me një dituri dhe kulturë paksa më të gjërë se vëllezërit e tij . Gjatë shkollimit të tij në Shkup ,ndër ta edhe me Qemal Skenderin ,që ishin të dy thuajse bashkëfshatarë.Gjatë luftës se Dytë Botërore dhe me ndarjen e Dervendit në atë të Italisë ,pra Shqipërisë kuislinge dhe Bullgarisë fashiste,në të cilën kufiri ishte në Grupçin ,Faiku së bashku me disa kushëri të tij iku për në Tetovë .Atje iu bashkua forcave ushtarako-politike të Ballit Kombëtar bashkë me Kasam Gogën dhe hynë në rradhët e Vullnetarëve shqiptarë për të luftuar për mbrotjen dhe çlirimin e tokave etnike shqiptare.Në fillim ,kaloj ne çetat e Sharrit që i udhëhiqte Gajur Begi ,e mandej sipas urdhërit kaluan në malet e Bukovikut të Kërçovës .Në këto beteja ,në një ofenzivë të rreptë luftarake plagoset rënde ,e më pastaj edhe ndërron jetë Kasam Goga ,i cili udhëhiqte me këtë çetë .Vdekja e komandantit ndikoj emocionalisht në tërbimin edhe më të madhë si të Faikut ,ashtu edh e Memish Kapetanit dhe shokëve të tyre ,që të kthehen në Dërvend dhe në luftë kundër Bullgarisë fashiste dhe komunistave shpallen disa zona te lira në Shkup,siç ishin Dërvendi Tasjani (Gjorçe Petrovi tanishëm) Slloguçani si dhe Karadaku i Shkupit dhe Kumanovës.Në këtë rajon u bashkua Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare ,ku vepronte me të gjithë shkokët ,e sidomos me mësuesin Bedri Mahmutin dhe me Qemal Skenderin .Nê vitin 1947 u arrestua dhe u burgosë nga UDB-a,mirëpo falë shkathtësive luftarake të tij dhe disa shokëve të tij ,arritën të bëjnë të pamundshmen dhe ikën nga burgu.Pas ikjes nga burgu ,ai dhe disa shokë të tij ,me urdhër të Hysen Tërpezës së pari kalojnë në Greqi ,e më vonë nga aty në Gjermani .Edhe në Gjermani ,Faik Goga vazhdoi aktivitetet e tij kombëtare për çlirimin e tokave shqiptare dhe përmes afisheve ,demonstratave dhe ngjashëm ,në vazhdimsi ishte në rrjedha të aktiviteteve të diasporës shqiptare.Në Gjermani Faik Goga krijoi edhe familje dhe aktualisht jeton dhe vepron në këtë shtet ;larg atdheut ,larg vendlindjes së tij,vetëm fizikisht meqë tërë jetën si të gjithë bashkëluftëtarët e tij bashkëjetojnë me fatin e shqiptarëve në këto troje.
Bojana-Bojona
Bojona shtrihet në veriperendim të Dërvendit ,reth 17-18 km larg Shkupit .Në vitin 1994 kishte 1990 banorë shqiptarë (tash janë difishuar por nuk e kemi numërin e saktë ),Emri i saj vjen nga emri i një lumi ,që në mesjetë kalonte nëpër Maqedoninë e atëhershme e që shpiente në “Shën Nikollë” .Kë tu gjendet edhe Lagjja e këtij fshati Dufçe po si dhe malhalla Bukurovoj.Emri Bojona vjen nga fjala e vjetër Bunë ,e shënuar qysh në mesjetë ,përkatësisht në shekullin XV.Ky emër është i njohur edhe në malësinë e Tropojes –Dhima .Ruzhdi Ushaku në Seminarin XVIII Ndërkombëtarë për “Gjuhën,Letërsinë e Kulturën Shqiptare”të mbajtur më 19-21 gusht 1996 në Tiranë ,duke bërë fjalë për etimologjinë e fjalës Bunë ,në referatin e tij mes tjerash thotë se është e afrueshme si në nivelin morfo-fo-nik,ashtu edhe në atë semantik ,me trajtën e hershme Bunë të shqipes nga shekulli Xvsi dhe meë vonë te Fishta dhe Mjeda .Edhe në krijimet folklorike e hasim trajtën Buenë.Për emrin Buenë e Buna si termë hidronomike mendime të ndryshme kanë dhënë gjuhëtarë të ndryshëm.Mendojmë se emri Bojanë vjen nga rrënja Bunë e shqipes ,Bunjë .Fjala Bunjë e ka kuptimin:mur i ndërtuar vetëm me gurë pa baltë e pa çimento.Vlen për të theksuar se mure të tilla janë ndërtuar sidomos në shekullin VI .Fjalët Bunë e Bueno lidhen me fjalën Bojanë .Fjala Ban emërton një kasolle stanarësh në bjeshkë e mbuluar me dërasa e djethe thanash.Ndërsa Haxhi Hasani toponimin Bujan-“pellg”me shumë ujë përbrenda e kam hasur në vendin Kurvelesh.Për etimologjinë e kësaj fjale janë shprehur edhe disa gjuhëtarë të huaj .Bie fjala ,Mazhuraniqi thotë se fjala Bunë vjen nga sërbokroatishtja Buna –“lart”,ose nga topiku Bunac ,që ka në Zagreb .Kurse Mlladenovi fjalën Bojanë e njer emër të lashtë me burrim nga trakishtja ,si “Jana”Kinse lumi Bu kishtare- në sllavishten e vjetër si biu –i egri ,ngjashëm si në bullgarishte,që nuk përkon me të dhënat gjuhësore e as me përndarjen gjeografike .Ndërsa për fjalën Barbana ,ai thotë Barbana-ka topikë në Istri të Dallmacisë ,konkretisht në Dubrovnik dhe është me prejardhje Ilire .Prof Çabej regjistron edhe një emër vetjak Ebua-prijës i stradiotëve,shqiptar prej Moreje ,kurse fjalën Bun-im e shpjegon si kasollë e vogël e mbuluar me gjethe barishte në stanet ku bjeshkohet.Pë r kuptimin e kkëtij emri kanë shkruar edhe disa gjuhëtarë të huaj si N.Jokli ,PuscariuBreneceri e tjer.Pêr sa i përket Joklit ai dha disa opcione kuptimesh:këtë fjalë e krahason me fushën ilire dhe e nxjer prej fisit ilir Buni.Ose sipas Skokut:Buni,shqip buj (fle).Me “Bunë”ky i fundit kupton kasollë stanarësh në bjeshkë e mbuluar me drasa e djethe.Çabej shkruan se trajtat:Boenë ,Bujenë e Boenë hasen edhe në të folmen e Dugagjinit.Gjithashtu ,Jokli shton se fjala Buj,Bun eshte fjalë shqipe ,haset në dialektet shqiptare veriore të përziera me dialektet sllave ,por kjo fjalë mund të haset edhe në dialektet e jugut.Në fund te paraqesim edhe mendimin e Joklit se fjala Bunjë shënon një kasollë primitive ,shtëpizë e ndërtuar me gurë si bhe Bunjac-kotes e thark . Hulumtimet onomastike në Dërvendin e Shkupit Vebi Rustemi
Arben Bajrami (05.07.1977-07.08.2001) U lind në Shkup ku edhe e kreu shkollën fillore, ishte i vetmi djal i familjes Bajrami. Merr pjesë në luftën e Kosovës nëpër zona të ndryshme operative në 1998-99. Ndërsa në ushtrinë clirimtare kombëtare inkuadrohet me zgjerimin e luftës në zonën e Likovës përkatësisht në Sllupçan ku veproi në njësinë e udhëhequr nga komandant Teli si shok dhe bashkluftëtarë i ngusht. Mori pjesë në betejat më të njohura të kesaj zone si dhe në Haraçinë ku edhe qe i plagosur. Edhe ky e pat fatin e njejtë si dhe komandanti i tij me 7 gusht 2001. I varrosur në f. Bojanë Shkup.
Më 7.08.2003 në organizimin e Kêshillit Organizativ te fshatit Bojanë me konkluzionin e aprovuar nga Kêshilli i Komunës ngritet përmendorja për heroin e rënë Arben Bajrami (Bojanë)1977-2001,me shokët e tij ,Lefter Biçaj Komandant Teli (Shqipëri)1969-2001,Abaz Beqiri (Haraçinë)1959-2001,Ndriçim Koxha (Shqipëri)1971-2001,Pajtim Rroçi (Shqipëri)1980-2001 të cilët me tradhti u vranë ne gjum në një shtëpi ne Gazi Babë me 7.08.2001.Në këtë manifestim ishin të pranishëm pjestarë te ish -Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga të gjitha trojet e Maqedonisë ,familjarët e dëshmorëve dhe struktura të ndryshme politike.
DAUT SULEJMAN DAUTI
(1913-1944)
Atdhetari, luftëtari,dëshmori dhe heroi kombëtar i Dërvendit të Shkupit,Daut Sulejman Dauti ,lindi me 28 nëntor 1913 ne fshatin Bojanë te Shkupit nga një familje e njohur patriotike shqiptare nga Shkupi .Gjyshërit e tij ,Rexhepi dhe Feleki,ishin bylikbashllarë(bab e bir) ,kishin këtë titull te lartë ushtarakë dhe mbanin edhe dhomën e tyre të njohur ne Bojanë “Oda e bylikbashllarëve”.Në këtë dhomë bëheshin konsulltime,analiza dhe organizimin e popullit shqiptarë për çlirimin e tyre nga robëria shekullore nga turqit: po edhe bënin intervenime të shpejta kur egërsoheshin xhandarmeria turkene Dërvend.Feleku dhe Rexhepi, babë e bir,organizuan luftën në Dërvend kundër turqëve ,duke iu bashkuar drejtuesit të kryengritësit te madh Dervish Carës .Bylikbashllarët shqiptarë u hodhën në ketë lufte mbarë kombëtare me një zemër luani dhe ne lufte e sipër kunder turqëve ranë dëshmorë babë e bir Rexhepi dhe Feleku .Feleku e la pas birin i tij fare foshnjë me emrin Daut .Dauti u rrit nën mbykeqyrjen e dajës dhe kur i mbushi 17 vjet,paria e fshatit Bojanë e emerojnë “Kryeplak Katundi”,që e shtyu ta ndihmojë organizimin e popullit shqiptarë kundër sundimit osman,Një hap të këtillë ,ai e bëri në bashkëpunil me shumë ithtarë te LIRISË KOMBËTARE SHQIPTARE ,po edhe duke kontaktuar me LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT,nëpërmjet Ibrahim Qehës nga fshati Matkë të Shkupit .Dauti ,ashtu si dhe babai i tij dhe gjyshi Rexhepi dhe Feleku ,organizoi Dërvenasit për të marë pjesë ne luftë për çlirimin e tyre nga robëria.Dauti,për dallim nga të parët e tij , mbeti dhe rriti 9 vajza dhe djalin e vetem Sulejman.Sulejmani i cili trashëgoi patriotizmin kombëtar shqiptarë nga të parët e tijn,u bë një nder nacionalistet më të rryer nga kjo anë.Bajram Curri ,Sulejmanin e kishte krah të djathtë për Dërvendin dhe rethinë .Nëpermjet Sulajmanit Bajram Curri shpërndante armë në Dërvend ,e cila ishte detyra kriesore e Plakut të Maleve.Në të njejtin nivel Sulejmani pat kontaktuar edhe me Isa Boletinin dhe së bashku me shumë Dervenas morën pjesë në luftën kundër pushtetit osman,mrëpo fatkeqësisht Dërvendi i tij mbeti ne një robëri te re të quajtur Sërbi.Kështu që ,Sulejmani si edhe babai i tij ,iu përkushtua familjes së vet,dy vajzave Adiles dhe Zymbiles dhe katër djemve:Ramizit,Ilazit,Naipit dhe Dautit(i cili mban emrin e te jatit të tij).Si djemtë ,poashtu edhe vajzat e tij mbanin në gjak atdhedashurinë .Të katër vëllezërit gjithmonë ushqeheshin me atdhedashurinë.Nga kjo dashuri për popullin e vet,ra sakrifica e vëllai(djali i dyte i Sulejmanit)Ilazi,i cili punonte në shkollën e fshatit Bojanë.Meqe,në këtë shkollë jepte mësim mësuesi Boro Alaksiq(më vonë Aleksievski),i cili ishte një komunist i përbetuar,po ky Boroja me bashkëpunëtoret e tij ia kurdisën edhe vrasjen e tij ne gjumë me ndihmen e spiunëve shqiptarë.Të tre vëllezërit tjerë u egërsuan eshe më shumë ndaj komunistëve.Ky ishte edhe një shkak më tepër që të organizojnë kryengritje të armatosur kundër komunistëve maqedonaso-jugoslavë dhe sahanlëpirësve shqiptarë,kështu që Së bashku me patriotët Dervenas ata i pushtuan të gjitha malet e Shkupit deri te Ura e Sarait.Kjo luftë gjithpërfshirëse,betejen e saj më të njohur e ka ne lumin Treska ,mu te fshati Gllumovë të shkupit .Në këte vend u përqëndruan edhe forcat e Xhemë Hasë Gostivari,që komandonin edhe shumë kapedanë të tjerë me brupet e tyre,një ndër ta ishte edhe Kapedan Memish Bukoviqi nga Shkupi.Daut Sulejman Dauti,gjithmonë gjindej ne vijën e parë të frontit.Gjatë këtyre luftimeve gjithmonë vullnetarët shqiptarë (siç quheshin forcat e armatosura shqiptare),dilnin si fitimtarë,ashtu që shpesh ndodhte që focat komuniste te dëboheshin përtej Kodrës së Lisit(Vodnës)dhe përsëri ktheheshin ne qendër ,pra ne Gllumovë ku e kishin vendtubimin dhe merrnin urdhëra te reja .Këtu ,takoheshin me vullnetarët e tjerë ,që luftonin në Karadak të Shkupit.Aksionet e luftës vazhdonin.Dhe kjo luftë e organizuar mirë kundër komunistëve te cilët i shkatëruan keq sa që dolën ne maje te Lisit të Madh dhe rane ne fshatrat tjera shqiptare të Karshiakës duke i çliruar një nga një .Kur e panë partizanët këtë force të vullnetarëve shqiptarë,komandanti i brigadës 12 partizanekomuniste,kërkoj marëveshje.Në këte Marëveshje që u bë në fushë të gjërë në Karshiakë ,në të cilën vend arritën 5 veta nga radhët e partizanëve dhe pesë nga vullnetarët shqiptarë ,e që ndër këta 5 veta ishin edhe kapedan Memishi dhe Daut Sulejman Dauti.Në këtë takim,nuk arrit asnjë marrëveshje,përkundrazi bandat partizane tentuan që ti vritnin grupin 5 anëtarësh të vullnetarëve shqiptarë.Në këtë moment,Daut Sulejman Dauti ,duke e kuptuar tradhtinë e banditave partizanë ,të parin i cili tentoj te gjuaj me automatik ndaj grupit shqiptarë e vret ne vend,sepse deshi që ti pres ne besë.Për ta ndal gjakderdhjen e mëtutjeshme komandanti i baditëve partizan që e udhëhiqte këte grup anëtarësh të tyre ,ngriti dorën për paqë ,duke e pranuar fajësinë e partizanit që tentoj ti vriste vullnetarët shqiptarë,vendosi që të ndahen,mirëpo kerkuan që të takohen përsëri.Këtyre fjalëve ,Daut Sulejman Dauti që në fakt udhëhiqte me grupin,komandantit të bandave partizane iu drejtua:Ju nuk keni besë...të gjithë Ju komunistët e keni zakon prerjen në besë siç ishte edhe ky(duke shikuar partizanin e vrar),pra marëveshja Juaj u pa në këtë takim që tentuat të na vritni në besë .Më pasta Daut Sulejman Dauti me shokët e tij kthehen ne çetat e tyre ne Qendër,duke mos u dakorduar në asgjë me forcat armike .Në mbrëmje të asaj dite Dauti kthehet në shtë pi,e me të e marrë vesh që ka ardhur Dauti atë natë në Bojanë ,të afërmit e tij dhe miqtë e tij e mbushën odën e madhe të familjesh Dauti (asajkohe Sulejmani).Daut Sulejman Dauti,u tregonte për ngjarjet më të reja ,për tentimin e mareveshjes,por edhe për tentimin e tyre për ti vrarë që të gjithë antarët e grupit negocues të vulnetarëve shqiptarë nga Dërvendi.Në më ngjesin e e asaj vjeshte te vonshme ,të vitit 1944,po sa u zgjuan vëllezërit,ku nëna Metllahe,e kishte përgaditur mëngjezin,e shtroj sofrëndhe filluan te hanë buke.Edhe duke ngrëne bukë ,nuk kaloi kot ,pa mos përseritur luftën ne Gllumove ,kundër komunistëve apo shkijeve të pa fe Mirëpo,sa u ngritën nga sofra ,krisi belaja ndërmjet vëllezërve ,se kush prej tyre do të shkoje ne betejat e reja .Kur dëgjoj nëna Metllahe se pse po hahen te tre vëllezerit(Naipi,Ramizidhe Dauti°u tha:Oh,Lum nana që ju ka ,shkoni të gjithë ,e luftoni ata te pa fe.Të tre djemtë u shtangën nga guximi i nanës se tyre ,dhe ashtu të befasuar,Naipi iu kthye nënës :Po,mos nënë,ne po shkojmë të gjithë ,por tash kemi vetëm një pushkë ,e kur të bëjme me shum pushkë ,shkojmë të gjithë .Na rrofsh sa malet moj nënë që edhe ti na jep krah për ta mbrojtur secillin pëllembe te tokave shqiptare.Mirëpo ,sot do të shhkoj une në luftë ,sepse Dauti është i lodhur që sa ditë vetëm ai po lufton prej nesh.Dauti,duke e shfritëzuar këtë qetësi të cilën e kishte krijuar nënä e tij,pa një pa dy ,meqe e kishte pushkën ne krah,u përqafua me nënën ,i përshëndeti vëllezërit Naipin dhe Ramizin,me gruan e tij dhe me fëmijët e vegjël të Ramizit( Nexhbiun,Rizahin,Arifin dhe Shafiun)dhe fëmijët të tjerë që rrinin para derës së shtëpisë ,dhe rrugës i mblodhi edhe shokët e tjerë nga Bojana që të gjithë shkuan nëpër çetat e veta ,edhe Dauti me shokët e tjerë pritnin momentin kur do te duhej të sulmonin përsëri fircat e armikut.Atë ditë bandat partizane kishin kaluar Lisin e Madh dhe ishin afruar urës se Shishovës me tendence që te kalonin në anën e tyre.Daut Sulejman Dauti me çetën e tij,ishte i pari që u vërsulen në sulm kundër forcave partizane .Kështuqë duke i çliruar fshatrat një pas një arritën te hyjnë thellë në Karshiakë .Kështu i çliruan fshatrat Barovë ,Satapetkë dhe Çiflik .Kur e kaluan fshatin Çiflik sipas luftëtarit Faik Hasan Kovaçit ,kështu që luftëtarët shqiptarë filluan te terhiqen.Me këtë rast Daut Sulejman Dauti ,mbeti me shkoët e tij në vijën e frontit dhe ra heroikisht ne mbrojtje të shokëve te vet.Shokët nga çeta e Daut Sulejman Dautit,kur e panë që i pari i tyre rra heroikisht në këtë betejë ,me një furtunë plumbash i zbrapsën forcat armiqësore dhe e tërhoqën trupin e Dautit.Meqe,Dauti e kishte dhënë amanetin e vet,në atë rrëmujë plumbash përmes ritualit islam dhe flamurit kombëtar shqiptarë e kishin me veti e varrosën diku neë malet e Dobri Dollit afër fshatit Çiflik të Karshiakës.Me humbjen e Daut Sulejman Dauti nuk humbi vetëm çeta e tij të cilën e drejtonte ai ,por humbi në peshë edhe lëvizja e vullnetarëve të Dërvendit ,të ciletme aq entuziazëm dhe sinqeritet kishin rrokur armët që të mbronin tokat shqiptare të Shkupit nga bandat partizane që i udhëheqnin shkijet.Kur vullnetarët u kthyen në Qendrën kryesore të Dervendit në Gllumovë ,kapedani i tyre (për te cilin nuk edim cilli ka qen Memish Kapedani apo ndonjë tjetër)mbajti një fjalim të shkurtër duke i njoftuar te gjitha çetat ai potencoi;Sot,ne humbem patriotin ,luftëtarin dhe dëshmorin e kombit Daut Sulejman Dautin ,megjithatë ai nuk ka vdekur ,sepse ai gjithmon do të jetë me përpjekjet tona për lirinë të tokave shqiptare.Ne,na mbetet që të vazhdojmë amanetin e kryeheroit tonë kombëtar nga Dërvendi,Daut Sulejman Dauti.Lavdi.Familja ,Dauti (atëherë Sulejmani),vazhdoi patriotizmin e vet edhe më vonë ,kur në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare Ramizi dhe Naipi së bashku me kushëririn e tyre Sefë Ajdinin vepruan në formën e “treshit”Edhe pse ,përafërsisht ,dihet varri i Daut Sulejman Dautit,me saktësi nuk ështe shënuar për shkak të luftës dhe kohës së gjatë të kaluarfamilja Dauti perkundër perpjekjeve ta gjej varrin me saktësi ,nuk ka arritur ta gjej ,edhe për shkak të thashethënieve që dallojnë në vërtësine e varrit.Si varianti më i sakte mendohet që të jetë territori i quajtur Dobr Doll në Karshiakën e Shkupit.
P.S. Tash,kur më duhet të ndërtojmë historinë kombëtare në bazë të të vërtetave historike,propozoj që shkolla e fshatit Bojanë të mbaj emrin “DAUT SULEJMAN DAUTI”ne shenjë respekti atdhetare që e flijoi jetën e tij po për këtë fshat dhe për Shkupin e lirë.
Bukoviqi-BUKOVIÇI
Bukoviçi gjendet në veriperendim të Dërvendit ,afro 14-15 km larg Shkupit .Nê vitin 1994 ky fshat numëronte 1554 banorë ,kryesisht shqiptarë.
Thuhet se ki katund emrin e ka marrë nga sllavishtja bukov-i ahut dhe prapashtesës –iq .Sipas të gjitha gjasave etnogjeza e tij duhet të kërkohet te fjala Bukorovoj emër i një lagje në Bojanë .Emërtimi Bukoviç është i afërt me fjalën Bukricë(Bukrica),emërvend i harruar në lagjen e Shkupit.Të parët e tyre kanë qenë banorë fushorë që në të folmen e tyre e përdornin trajtën Bukavajç(më vonë Bukovajç e Bukoviç).Ndërsa në trajtën e sllavizuar përdoret edhe si Bukovik(Skoku).
Dh.Shuteriqi thotë :trajta e Bukoviq vjen nga emri “Bukas” që është edhe emër i një ojkonimi të Shqipërisë.
Edhe në Dibër të Maqedonisë ka një katund me me këtë emër (Bukoviq).Gjuhëtari H.Bariç pohon :”fjala Bukoviç vjen nga rrënja e Bukur e Buklus”.Një gjuhëtar tjetër pohon:trajta të tilla si Bukuria ,e Bukura ,Bukla i hasim në Shalë e Kosovës si dhe në mbarë shqipen.Një gjuhëtarë gjerman pohon :(trajta Bukra vjen nga rumunishtja Bucra-“të gëzohesh ,të kënaqesh . Hulumtimet onomastike në Dërvendin e Shkupit Vebi Rustemi
Fari Beqir Bukoviqi (1926-1996)
Aktivisti ,patrioti dhe organizatori i Lëvizjes së organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare ,Fariu ,lindi më 30-XI-1926 në fshatin Bukoviq të Shkupit ,prej një familje atdhetare dhe bujare. Prindërit e tij :babai Beqiri dhe nëna Gjulshahe ,Fariun e ritën dhe e edukuan .Mësimet e para i mori te imami i katundit ,ndërsa medreseb "isabeu"në Shkup.N¨vitin shkollor 1944-45 hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe ne Fshatin Bukoviq.Gjatë verës të vitit 1945ndjeku kursin Pedagogjik në Shkup.Në këtë kohë u inkadrua ne Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare ,pasi që më parë kishte kontakte me Qemal Skenderin dhe Memetali Osman Çajlanën(i cili u dënua 18 si NDSH-ist).Patrioti,Fari Bukoviçi,formoj treshin e NDSH-se:Femi Ramadanin(hoxhë dhe mësues)prej fshatit Çajlanë,Bedri Mahmuti (Mësuse) prej fshatit Arnaqi dhe Selamn Sherifi (bujk) prej fshatit Çajlane (këtë te fundit e pushkatojnë pa gjugj ne mes të fshatit ne vitin 1945),mandej formon treshin Faik Jahi Qahili (Matkë) ,Qahil Jahi Qahili prej f.Matkë pushkatoht pa gjugj dhe Osman Llaskarca pushkatohet pa gjygj.Fariu arestohet si anëtarë dhe aktivist i NDSH-së në fund të korrikut 1946 dhe dënohet me 5 vjetë burg të rëndë.Në vitin 1951 shkon për të kryer obligimin ushtarak dhe pasi kthehet ,më nuk vazhdon profesionin e tij si mësues ,pos kalon në afarizëm ,dhe i kushton vëmendje të veçantë familjes ,gruas dhe tre djemve e tri vajzave .Të gjithë fëmijët i shkollon në profile të ndryshme ,arsimtarë e profesprë për të edukuar ne frymën kombëtare shqiptare ,ku djali më i vogel si arsimtarë ne Bukovç dënohet ne vitin 1981 si "nacionalist" separatist"iredentist" me largim nga puna si arsimtar.Fari Beqir Bukoviqi vdiq në vitin 1996 në Shkup ,ku u varros me nderime të mëdha nga familja miqtë dhe shokët.
Çajlana-ÇAJLANA
Ky ojkonim në harten e maqedonisë është shënuar me emrin Çajlane.Shtihet ne jug të Dërvendit ,një 14km larg Shkupit.Në vitin 1994 numëronte 531 banorë shqiptarë .Gjatë pushtimit Osman qe pjesë e qarkut të Dërvendit të Tetovës (Bogazit),bashkë me katundet Raoviç,Semenishte e Paniçar.Në TD 316 është shkruar fjala Çajles.Gjuhëtari Gjerman G.Meyeri shkruan se të parët e Çajlanës kanë qenë bujq të vyeshëm.Për rrënjën e fjalës “Çajlanë”-Meyeri totë se fjala Çaj(ë)e ka kuptimin hap,punoj tokën me parmendë .Gjuhëtari Mlladenov për te thotë:toponimin Çajle nuk e ka hasur në terren,por Çajlana-shkruan në hartën tonë ushtarake .Kurse sipas gjuhëtarit F.Rapaj fjala Çalan gjallon në të folmet e Vlorës. Hulumtimet Onomastike në Dërvend të Shkupit Vebi Rustemi
QEMAL SKËNDERI – BERBERI LUFTËTAR I SHQUAR I KAUZËS SHQIPTARE
Idealet e mëdha kanë jetuar kurdoherë në zemrat e njerëzve të mëdhenj.Këto ideale ngase kanë qenë të ngjizura me fatin e atdheut,kanë përcjellë nga decenia në decenie,përmes krismash të arme¨ve,përmes gulsheve të gjakut. Edhe atëherë kur atdhetarët shqiptarë janë shndruar në klithma zogjësh,në mërmërimë shqiponjash,të etura për qiell të lirë.Idealet e mëdha ndonëse kanë dalë prej shpirtit njerzor nuk e kanë tradhëtuar askurrë këtë shpirt,por kanë bërë që zemra të rrahë,së toku me fatet e kombit.Një lidhje e tillë emblematike midis idealit dhe njeriut,ka egzistuar në decenie me radhë,tek jeta dhe vepra e Qemal Skënderit. Lindi në shkurt të vitit 1922 në Shkup.Ishte fëmija i parë i prindërve Skënderit dhe Hanëmshasë dhe njëherazi gëzimi i parë i tyre.Do të rritej përmes lodrave fëmijërore,por edhe përmes asaj dhune të egër sllavomaqedonase, e cila çdo ditë e më tepër synonte jo vetëm skllavërimin e shqiptarëve etnikë në jugun e mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene por edhe largimin e tyre nga trojet amtare drejt viseve të Anadollit.I jati i Qemalit,Skënderi do të bënte pjesë në atë plejadë të shquar të burrave arbërorë në Shkup,të cilët jo vetëm nuk u friguan ndaj reprezaljeve serbomaqedonase,por edhe luftuan me çdo çmim e sakrificë për egzistencën fizike të tyre.Ai u kujdes që të blinte ndonjë dyqan të vogël në Shkup,me ç’rast do të mbante familjen,por do të ndihmonte edhe çështjen shqiptare,duke pritur e përcjellë në mënyrë të fshehtë kaçakët e Kumanovës,Shkupit,Gostivarit, Tetovës e Strugës si edhe duke ndihmuar në mësimin e gjuhës shqipe.Atdhetarët e atyre viteve të Maqedonisë shqiptare,asesi nuk mund të pajtoheshin me politikat shovene të Beogradit për pastrimin etnik të shqiptarëve dhe kolonizimin e trojeve arbërore me sllavomaqedonas.Këtë dashuri të pakufi për atdheun e të parëve,Skënderi do ta përcillte sidomos tek djali i parë i tij,Qemali. Ndonëse në shkollën qytetëse,Qemali do të mësonte në gjuhën turke,ai do të shkonte vazhdimisht në dyqanin e të jatit në Çarshi të vjetër të Shkupit,duke dëgjuar sidomos për trimëritë e luftëtarëve të Maqedonisë shqiptare në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Emrat e heronjve si ; Shaban Bajraktari,Dinë Bajraktari,Daut Logra,Ajrulla Kopanica,Sakip Gullmova etj, do të mbeteshin përjetësisht në kujtesën e Qemalit.Pas mbarimit të shkollës qytetëse,Qemali u kërkoi prindërve të vazhdonte studime të mëtejshme.I jati ia plotsoi dëshirën.Ai e futi Qemalin në shkollën unike, e cila zhvillohej në gjuhën bullgare,ndonëse si djalë të madh vazhdonte ta mbante kurdoherë pranë vehtes.Ende pa mbushur 17 vjet,në vitin 1939,duke ndjekur traditën e vjetër të shqiptarëve të Shkupit,Qemal Skënderin e martojnë,tanimë me krijimin e familjes,ai bleu edhe një dyqan të vetin në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe ia nis punës si berber,në gjurmë të profesionit të të jatit.Në fillim të viteve të 40-të të shekullit që lamë pas,falë koniukturave të veprimeve luftarake të RAIHUT TË TRETË dhe Romës në treva të Maqedonisë shqiptare,sikundër edhe në Kosovë,u krijuan disa parakushte për zhvillimin dhe fuqizimin e idesë kulmore të Shqipërisë Etnike.Pikërisht përpara këtyre zhvillimeve të reja,atdhearët shqiptarë,bashkuan mendimet dhe përpjekjet për të realizuar ëndrrën e tyre shekullore,bashkimin e trojeve etnike me ata të shtetit amë.Qemal Skënderi padyshim do të jetë në ballë të kësaj plejade burrash trima.“Ptriotët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria shpesh ia mësynin dhe Shkupit me rrethinë edhe pse këtu kishin hyrë fashistët bullgarë.Kështu një ditë nën udhëheqjen e Bedri Efendiut,organizuan mbi gjashtëqind demostrues,të gjithë me kësula të bardha dhe dolën në sheshin e Shkupit me moton ; „Duam Liri“, „Rroftë Shqipëria Etnike“,“Poshtë Bullgaria fashiste“ etj.Këto demonstrata,u shpërndanë nga xhandarmëria bullgare,duke mos zënë asnjë pjesmarrës të demonstruesve e as udhëheqësit e tyre, ndër të cilët ishte edhe Qemal Skënderi“.(I.Krosi „Qemal Skënderi dhe NDSH-ja në Derven të Shkupit „ Shkup 2002 , faqe 11 ). Në vitet 1943-1944 dendur do të shfaqeshin në dyqanin e vogël të Qemal Skënedrit,në Çarshi të Shkupit,veprimtarë të shquar të idesë së Shqipërisë Etnike.Arif Kapetani prej Glloboçice,i cili bashkërendonte veprimet e tij ushtarake me çetat e Xhem Gostivarit,Sylë Hotllës,Mefail Zjazit, Aqif Reçanit et,do të ishte miku krysor jo vetëm në dyqan,por sidomos në shtëpinë e Qemalit, tanimë 21-22 vjeçar,djalë fjalë pak e tejet guximtar.Por ndërkaq Qemali do të mbante lidhje dhe do të ndihmonte edhe çetat e luftëtarëve që udhëhiqeshin prej Afet Mazllumit,Kasam Gogës,Memish Kapetanit etj.Fjala e tij e ngrohtë e plot shpresë do të hynte vrullshëm në zemrat e këtyre atdhetarëve,duke kumtuar qëllimin e shenjtë për bashkimin e trojeve etnike shiqptare.Anipse burrat e Maqedonisë shqiptare,ashtu sinkundër burrat e Kosovës martire, e paguan jo rrallë këtë die të shenjtë me jetën e tyre,kjo nuk mund t’i frigonte askurrë ata,përkundrazi u ka mbajtur të gjalla shpresën dhe besimin deri në çastet e mbrame.Ndonëse në fillim majin e vitit 1945,u shpall me bujë fitorja e popujve mbi fashizmin,ende në horizontet shqiptare nuk dukej të lindëte shpresë për t’u bashkuar të gjithë,rreth një shteti,rreth flamurit kombëtar,rreth gjuhës dhe trojeve të tyre.Përkundrazi një dhunë e pashembullt po ushtrohej tanimë në krejt viset arbërore.Është disi e çuditshme por duhet të pranohet sot,se Tirana,Beogradi dhe Shkupi i vitit 1945,kanë vepruar në sinkron të plotë,duke mohuar edhe vetë dogmat e internacionalizmit proletar,në zbatim konkret të traktatit të Çubrilloviqit.Për të ushtruar dhunë sistematike ndaj shqiptarëve etnik si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë shqiptare,Tito ndërmori edhe një hap mjaft delikat.Ai pati hyrë në bisedime të fsheta me Mbretin e Jugosllavisë në mërgim,Pjetrin e Dytë Karagjorgjeviç dhe kur ky e njohu Titon si udhëheqës të vetëm të Ushtrisë Komuniste Jugosllave,atëherë me mijëra çetnikë,përkrahës të Mbretit Pjetër,u rreshtuan në formacionet e kësaj ushtrie me detyrë të posaçme për të mbrojtur me çdo kusht kufijtë e mbretërisë së vjetër jugosllave.Është tejet qesharake,por në ato momente,klika komuniste eTiranës,ose më saktë,kryebanditi E.Hoxha,në mënyrë të paturpshem pos të tjerave ka deklaruar : „Qëndrimi i udhëheqjes së Partisë Komuniste Shqiptare ndaj problemit kombëtar të minoriteteve udhëhiqej nga koncepti se në atë kohë nuk luftohej për kufijtë etnikë të shteteve,por për kufijtë e tyre politikë“.(Arkivi Qendror i shtetit –Tiranë.Fondi 14,dosja Plenumi i Beratit,fl.42). Pra ndërkohë që Tirana zyrtare nuk parashihte asnjë veprimtari për Shqipëri Etnike,Beogradi dhe Shkupi po vendosnin pushtetin ushtarako-policor në Kosovë e Maqedoni shqiptare,duke përshkallëzuar çdo ditë e më shumë reprezaljet dhe dhunën fizike.Shaban Polluzha pat dhënë një shembull tejet domethënës për rrezikun e madh që kërcënonte trojet shqiptare.Por kryengritja e tij në pranverën e vitit 1945 u shtyp me zjarr e hekur prej ushtrive nacionalçlirimtare të beogradit e Tiranës.Edhe në trevat e Maqedonisë shqiptare,mbaheshin ende në këmbë disa çeta lutëtarësh të udhëhequr prej Xhem Hasës,Aqif Reçanit,Lok Llakavicës,Bajram Dobërdollit,Syl Hotllës etj.Por edhe këto çeta u rrethuan e u asgjësuan me një terror shtetërorë të paparë askund në histori.Edhe pse viset shqiptare përbënin një kontinuitet gjeografik dhe historik,ato në kundërshtim të plotë me Kartën e Atllantikut si dhe Deklaratën e Teheranit,u ndanë midis njësive federale të Serbisë,Maqedonisë dhe Malit të Zi,në këtë mënyrë,zemërimit mbarëkombëtar të shqiptarëve të këtyre trevave i duhej dhënë me shpejtësi një kahje veprimi për organizimin e qëndresës popullore. Tek e mbramja më mirë se çdokush,interesat e shqiptarëve mund t’i mbronte Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare.Organizatat që lindën dhe u ritën nëpër etapat e kësaj lëvizjeje,pamvarsisht prej programit që udhëhiqeshin,në thelb synonin lirimin e zokave shqiptare nga Jugosllavie Titos dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri Etnike.Organizimi i kësaj lëvizjeje në Shkup e rrethina,i ka fillimet e veta në nëntorin e vitit 1944,atëhere kur nacionalistët e Maqedonisë shqiptare e parashihnin tejet të vështirë lirimin e trojeve arbërore.Por ky organizim do të merrte formë më të plotë në janarin e vitit 1945.Në dyqanin e vogël të Qemal Skënderit në ato ditë plot terror sllavomaqedonas,shiheshin ende disa prej burrave të shquar të atyre anëve si ; Azem Morana,Mulla Idrizi,Halim Orana,Mehmet Bushi etj.Dokumente të publikuara edhe më parë flasin për atë se grupi i parë ilegal i kësaj lëvizjeje në qytetin e Shkupit,ishin pikërisht Hasan Bilali,Azem Morana dhe Qemal Skënderi.Ceremoniali i fshehtë është kryer pikërisht në mbrëmjen e 28 janarit 1945,në shtëpinë e Qemalit.Betimin solem e lexonte Hasan Bilali,ndërsa Qemal Skënderi dhe Azem Morana përsërisnin ; „Betohem në Kuran,në flamurin kombëtar dhe në armë se do të punoj me besnikëri e sakrificë me çmim të jetës për kombin shqiptar dhe për bashkimin e tokave shqiptare në Shqipninë Etnike“.Dhe prej atij momenti e deri në fund,zemra e Qemal Skënderit do të rrihte së toku me betimin e madh për çështjen kombëtare.Në takimin e fshehtë të 28 janarit 1945,Qemalit do t’i ngarkohej pos të tjerave,detyra për krijimin e grupeve ilegale,për t’i dhënë lëvizjes në fjalë dimensione të reja.“Qemal Skënderi... një ditë të fundit të janarit 1945 arriti në Rashçe dhe atë natë bujti në shtëpinë e mësuesit Xhemshit Krosi,me të cilin kishte lidhje të mira nga më herët.Atë natë kanë biseduar gjërë e gjatë në lidhje me formimin e nënkomiteteve të NDSH-së,në Derven po edhe në Rashçe.Takimi i dytë u bë pas një muaji pikërisht më 28 shkurt 1945,u mabjtë në shkollë në prezencë përsëri të Qemal Skënderit.Këtu u bashkohen edhe Rsim Dauti dhe vëllai i tij,Murati fshatarë por patriotë të mëdhenj që kishin marrë pjesë në rezistencën antifashiste dhe çlirimin e Dervenit kundër bullgarëve në Rashçe,më 1944.Po atë natë u mor vendim që këta të vazhdojnë me formimin e nënkomiteteve sipas sistemit të „treshit“ nëpër fshatra të tjera të Dervenit“( I.Krosi „Qemal Skënderi dhe NDSH-ja në Derven të Shkupit“- Shkup 2002 , faqe 24-25 ). Ngase preardhja e familjes së Qemal Skënderit ishte prej fshatit Çajlanë në afërsi të Shkupit,ky do të ngarendëte në pranverën e vitit 1945,në vendlindjen e vet duke formuar disa grupe „tresh“ të lëvizjes ilegale shqiptare.Madje,po me porosi të Azem Moranës,Qemali do të ngrinte grupe të tilla edhe në fshatrat Matkë,Pamiçar dhe Semenisht.Por biri i nacionlaizmës shqiptare askurrë nuk do t’i parashihte këto grupe si qëllim në vetvehte.Që në momentet e para të krijimit ai do t’u bënte të qartë krejt antarëve të kësaj lëvizjeje se Organizata Nacional Demokrate Shqiptare,ka si qëllim të parë zhdukjen e robërisë sllave.Kjo organizatë pranon në gjirin e saj vetëm shqiptarë të pastër etnik dhe ka si piksynim mbrojtjen me çdo mjet e mënyrë të të drejtave natyrore të kombit shqiptar.Në këtë lëvizje nuk duhet të mungonin edhe shqiptarë të tjerë,jashtë trojeve (bile edhe në shtetin amë) të cilët me mundësitë e tyre,do të bënin të mundur krijimin e një qeverie të Shqipërisë Etnike.Për më tutje, ngase ONDSH,luftonte për të drejtat e çdo shqiptari ishte krejt e natyrshme që kjo lëvizje të shtrihej në çdo vis arbëror.Së fundi,ajo çka Qemal Skënderi nuk rreshti së propaganduari dhe vepruari ishte fakti që mjaft vullnetarë shqiptarë kishin dalë nëpër male duke kundërshtuar me armë në dorë regjimin sllavomaqedonas.Ishte detyrë parësore e ONDSH-së të ndihmonte me armë,veshmbathje,ushqime e moral të lartë,pikërisht këta luftëtarë të pafriguar të Shqipërisë Etnike.Anipse ngjarjet e vitit 1945 sa vinin dhe errësonin horizontet e Maqedonisë shqiptare, Qemal Skënderi me fjalën e vet plot shpresë me mendimin e thellë dhe qetësinë e brendshme përpiqej që të mbante zgjuar në çdo vatër,vetëdijen kombëtare. Në fillim të vitit 1946,Qemal Skënderi ka nisur të bashkëpunojë edhe me Gjon Sereqin,Hysni Rudin,Halim Oranën,Mehmet Bushin etj.Janë me qindra luftëtarë të lirisë që enden maleve të Maqedonisë shqiptare,të cilët mbahen me armë pikërisht prej ONDSH-së.Qemal Skënderi do të kthente dyqanin e tij në vendtakimesh të ilegalëve dhe këtyre luftëtarëve.Ai vetë do të kujdesej që këto 4eta jo vetëm të furnizoheshin rregullisht por të kishin edhe informacionin e duhur për t’i shpëtuar thonjëve të OZNËS, e cila ishte vënë në ndjekje me një arsenal të tërë njerzor dhe armësh.Në veçanti ai do të mbante lidhje të ngushta me çetën që drejtohej prej Memish Osmanit (Kapetanit) e cila vepronte luftarakisht në zonën e Dervenit deri në Kaçanik.Ndërkaq në marsin e vitit 1946,OZNA jugosllave ishte gjendur shumë pranë trurit dhe zemrës së ONDSH-së në Kosovë.Ajo filloi goditjen e menjëhershme ndaj kësaj lëvizjeje duke paraparë një rrezik serioz në rritjen e saj.Me dhjetra verpimtarë të kësaj lëvizjeje u burgosën dhe shumë prej tyre u vranë pa gjyq apo u zhdukën nëpër bazat e fshehta të sigurimit famkeq jugosllav.Në këto kushte të ONDSH-së në Kosovë menduan se do të ishte më mirë që kjo lëvizje të zhvendosej në Maqedoninë Shqiptare,me qëllim që të mbijetonte.Kanë qenë Gjon Serreqi dhe Ajet Gërguri të cilët vendosën të bënin Kongresin e dytë të ONDSH-së,ku jo vetëm të njiheshin me shtrirjen e kësaj lëvizjeje ilegale por edhe të vendosnin për fatet e mëtejshme të saj.Sidoqoftëpër shkak të ndejkjeve të OZNËS,as Gjon Sereqi dhe as Ajet Gërguri nuk muarën pjesë në këtë kuvend.Barra për organizimin e tij u ra verpimtarëve të Maqedonisë shqiptare.Në kushtet e ilegalitetit të plotë,kuvendi në fjalë u mbajtë në Shkup në shtpeinë e Qemal Skënderit,i cili pavarsisht se çfarë çmimi do të paguante,nuk u frigua.Kongresi i Dytë i ONDSH-së,analizoi me frymëparimore gjithshka ishte arritur deri në ato momente,njëherazi vuri piketat në rrugët e së ardhmes.“Nga ky kongres doli një udhëheqësi i ri i ONDSH-së,kryetar u zgjodh Halim Orana,Qemal Skënderi u zgjodh zv/krytar dhe Azem Morana sekretar i organizatës,ndërsa antarë të Komitetit Qëndror të NDSH-së u propaganduan dhe u zgjodhën Hamdi Berisha,Mehmet Bushi,Hysni Rudi,Jonuz Balla,Mehmet Dumani,Hasan Bilali,Haki Efendi Sermaxhaj,Osman cami dhe Mid’hat Tërshana“(Dr.S.Basha „Lëvizja Ilegale shqiptare në Kosovë 1945-1947“ faqe 74 ). Në funksionin e zv/krytarit të ONDSH-së,Qemal Skënderi do të punonte pa u lodhur,duke vënë në shërbim të kësaj lëvizjeje jo vetëm dyqanin e vogël në Çarshi të Shkupit,por edhe shtëpinë dhe ato pak të holla të grumbulluara.Ai do të ngarendë sidomos në zonën e Dervenit,duke u radhur në ndihmë shtëpive të luftëtarëve që luftonin maleve për Shqipërinë Etnike.Ai gjithshtu do të informonte mbi lëvizjet e policisë së fshehtë sllavomaqedonase, vullnetarët shqiptarë,npërmjet informatave që i siguronte prej një shqiptari trim nga radhët e kësaj policie.Për të ardhur kështu deri në mbrëmjen e fundjanarit të vitit 1947,atëherë kur i ndjkeur ç’prej muajsh prej OZNËS, komiteti drejtues i ONDSH në Shkup do të binte në duart mizore të sllavomaqedonasve.Në planin e fshehtë policia,serbe kishte paraparë arrestimin e njëkohshëm të gjithë grupit duke mos i lënë askujt për t’u larguar.Kështu,në 27 janarin e vitit 1947,në qelitë e ftohta të OZNËS,u ballafaquan të ligur prej torturave udhëheqësit kryesorë të ONDSH për Shkupin.Në aktakuzën për Qemajl Skënderin,trupi gjykues ushtarak i kryesuar nga Panta Marina,përpos të tjerave do të shkruhej se ky ka vënë në dispozicion të kësaj lëvizjeje gjithë pasurinë dhe shtëpinë.Ai ka mbajtur lidhje të ngushta jo vetëm me nënkomitetet në Derven,por edhe me udhëheqës të ONDSH-së në Kosovë,bile edhe me Mid’hat Frashërin,npërmjet nacionalistit Luan Gashi.Madje syri i tij nuk iu drodh edhe asaj kohe kur Panta Marina në emër të trupit gjykues ushtarak shpallte dënimin me vdekje për udhëheqësit legjendarë të ONDSH-së.Më 17 shkurt 1947,gazeta „Rilindja“ duke u fryrë borive të damkosura të pansllavizmit pos të tjerave do të shkruante ; „Gjqi popullorë i qarkut të Shkupit u dha dënimin e merituem udhëheqësve të së ashtuquajturës Partia Nacional Demokratike Shqiptare.Qemajl Skënderi,Azem Morana,Hysni Rudi dhe mehmet Bushi u dënuan me vdekje me pushkatim dhe me humbjen e të drejtave politike e qytetare përgjithmonë“. Falë moshës së re,pas letrës që ky grup i dërgoi prokurorisë së Beogradit,Qemal Skënderit iu fal jeta dhe u dënua me 25 vjet burgim.Ai do të kalonte tmerret e patreguara të burgjeve sllavomaqedonase ku pos të tjerave do ti thyenin me çekiç eshtrat,vetëm e vetëm pse nuk pati folur asgjë mbi veprimtarinë e ONDSH-së.Mënyrta djallëzore të OZNËS do të synonin ndërkaq edhe shkatërimin e familjes së Qemal Skënderit.Kështu,për vite me radhë ata nuk lejuan gruan q tij që të takohej me nacionalistin e shquar dhe për më tej,dikur hapën fjalë se Qemal Skënderi pati vdekur në burg.Pas këtij lajmi të hidhur dhe dy këmishave të vjetra që OZNA i dërgoi enkas në shtëpinë e Qemalit, e shoqja e tij,me vajzën,Kujtimen,detyrohet të largohet në Turqi.Me antë të këtij plani djallëzor administrata sllavomaqedonase kërkonte që edhe Qemal Skënderi kur të dilte nga burgu (nëse dilte i gjallë) të emigronte në Turqi.Pas 20 e ca vitesh burgimi Qemali del nga burgu i lodhur dhe trishtuar.Ai kishte pandehur se ideali për të cilin luftoi dikur tani ishte platitur në gjoks të bashkëkombasve të vet,por shpejt e kuptoi se lëvizja për të shporur tej zgjedhën sllavomaqedonase dhe bashkimin e kufijve tanë tenikë,jetonte egjallë plot shpresë.Udhëheqësi trim i kësaj lëvizjeje nuk u largua për në Turqi.Ai mundi të krijojë familje të re dhe deri në çastin e mbramë ,në 29 shtatorin e vitit 1995 mbajti të ndezur në gjak,flakën e shqiptarizmës.Kështu janë nacionalistët.
Gllumova-GLLUMOVA
Gllumova gjendetnë pjesën më jugore të Dërvendit ,nja 10 km larg Shkupit.Në vitin 1994 ky fshat numëronte rreth 1.500 banorë ,kryesisht shqiptarë .Në veri ka fushën Draçe në jug Shishovën në lindje Gërçecin e liqenin artificial “Matka”,kurse në perendim ka Kodrën e Kishës .Shtrihet mu afër ngushticës së Treskës(Iliridës),përballë Kepit të Shishovës.Sipas një udhëpërshkruesi osman thuhet se Gllumova u themelua në vitin 1270 nga Kost Gllumovski,me fe krishtere .Kurse sipas TD 200-1523 mësojmë se këtu perveç shqiptarëve në vitin 1523 jetonin :Xhemati i Kara Ogllanit,me 9 familje muslimane e me dy familje të tjera krishtere nga grupi etnik “jevg”Emri Gllumovë ka dalë nga onomatopeja e rënies së gurit apo ndonjë materie tjetër e ngurtë në ujë .Kështu ,fjala Gllum(ë) në të folmen e Dërvendit e ka kuptimin –zhytje ,fundosje në ujë .Si mëhallë më të vjetra janë ajo e Shkëkëve e Lokëve ,që ka edhe në Zherovjan të Tetovës e në Kotrlinë (Kotlajnë)të Kaçanikut (Kosovë).Banorët e Gllumovës nuk kanë mugruar shumë përveç në periudhen prej 1948/58 kur migruan 10 familje në Turqi për shkak të sjelljes së ligjit që detyronte heqjen e perdes për femra si dhe për shkak të ruajtjes së lirisë personale.Çabej fjalën Gllumovë e shpjegon drejtë :”fjalë Gllum(që është rrënjë e fjalës Gllumovë)Ndërlidhet me fjalën Shkrrapa-shkëmb që del mbi faqen e ujit.Skoku për llagapin Lume thotë se në Gllumovë ka Lumës edhe pse ata vetë kanë pohuar se kanë ardhur nga Grupçina(Grupçini) i Dërvendit të Epër.Skoku më tej vazhdon se me rëndësi është gjithashtu për prejardhjen e shqiptarëve të Shkupit të thuhet se shqiptarët e Gllumovës për nga e folmja dallohen nga ata të Gërçecit ,Krushapekut e të Nerezit( duke i quajtur këta të fundit si torbeshë).Hulumtimet Onomastike në Dërvendin e Shkupit Vebi Rustemi.
Semenishti-SEMENISHTI
Semenishta shtrihet rrëzë Malit të Thatë(Suva Gorës),në jug të Dërvendit,reth 17 km larg Shkupit.Më vitin 1994 numëronte vetëm 492 banorë ,kryesisht shqiptarë.Është fshat kodrinoro-malor me një lartësi mbidetare 500-510 metra bashkë me gjirin e saj lëndinore “Tamnishten”
Sipas një shënimi gazetaresk emri “Semenishtë” rrjedh nga fjala turke Sejmen-që do Të thotë pjesëtar i ushtrisë këmbësorike jeniçere (sejmen,turqisht-rojtar)persisht-seymen e seyban),ndërsa një gojëdhënë e gurrës popullore dervenase pohon se :tre prej vëllezërve “sejmen” kishin ndërtuar shtëpitë e tyre po në këtë vend ,andaj sipas kësaj ky vend e ka marrë emrin Sejmenishtë .Ndërkohë ,këtyre tri familjeve u bashkangjit familja “Nikishtan”,të ardhur nga Nikishtani(të fisit nikçi).Në shekullin XVII këtu vijnë edhe dy familje të tjera prej ku njihen edhe dy llagape “Can” dhe “Arnor”.Për Canët thuhet se kanë ardhur nga sejmenë ,ndërsa për nikishtanasit thuhet se kanë ardhur nga fshati Nikishtan i Shkupit ,ndërkaq për Arnorët thuhet se janë të ardhur nga fisi Berishë i rethit të Mirditës së Shqipërisë.Këta të fundit ishin të njohur me emrat Jashar,Bexhet ,Ibrahim e ndonjë tjetër ,Llagapë të tillë sot ka në Bllacën e Epërme Tê Kaçanikut (Kosovë) si dhe ne Kopanicë të Pollogut.
Përkthyesi Turk me origjinë shqiptare Fadil Reshat për fshatin thot se si emër ojkonimi haset në një dokument në arkivën e Stambollit(1896),ku thuhet :”shtëpitë e tyre të vjetra ,kryesisht ishin dykatëshe me mure guri;pranë tyre kanë ndërtuar ahura ,sepse përherë janë marë me blegtori”(karakteristik e fshatrave dërvenase)Objektet e tyre kanë qenë të locuara në kahjen veri –perendim.Në afërsi të Malit Gaberr ka ekzistuar pllaka gurore romake në formë kubi me një mbishkrim(sot pllaka e asgjësuar ).Ka qenë fshat migrues .Vetëm në Turqi janë shpërngulur 60 familje (1948-1958);30 familje të tjera në Saraj dhe Shkup; një familje në Trebinje të Bosnës e në vende të tjera.Të parët e tyre nuk bënin martesa përbranda fshatit përshkak se lidhjes fisnore ,tëgjakut të tyre .Në shekullin XVII këtu kishin jetuar 3 familje të mëdha me 60 shtëpi .Banorët e asaj kohe kishin punuar në timaret e Ali Beut në Taftalixhe (Nerezi sotëm),dhe në pashallëkun”Jenixhe Vardar të njëfar Kasum Qehajës.Madje për punë vreshtarije kishin shkuar gjer në Maqedonin e Egjeut.
Gjuhëtari i huaj ,Hahni për të thotë “toponimi Epasa (Asus)-Semeni është emër Gjeografik ,për të cilin dokumente të shkruara kemi qysh në shekullin XV.Sipas Çabejt topik të tillë (Semeni)hasim edhe në Shqipëri.
Faqet në kategorinë "Fshatra në komunën e Sarajit"
Kjo kategori ka 23 faqe nga 23 gjithësej.