Radushë, (maqedonisht: Радуша/Raduša) ёshtё fshat nё komunën e Sarajit, Maqedoni.

Radushë
Радуша
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej1.892

Gjeografia

Redakto

Radusha ndodhet ne pjesën veriperëndimore të Maqedonisë rreth 1 km afër kufirit të Republikës së Kosovës, në mes të ngushticës së Dervenit në luginën e Lumit Vardar. Ndodhet në afërsi prej 26 km nga qendra e qytetit Shkupi. Fshati ka rreth 600 shtëpi. Në të jeton popullsi të përkatësisë etnike shqiptare, edhe 100 % myslimane. Fshati afër ka fshatrat Dvorce nga perëndimi dhe Rashce nga lindja, poashtu afër ka qytete të mëdha të Maqedonisë së Veriut, Shkupin dhe Tetovën.

Demografia

Redakto

Ekonomia e fshatit deri në vitet e nëntëdhjeta varej nga xeherorja e fshatit, por gjatë viteve të fundit koncentrimi më i madh i fshatareve është në vendet perëndimore, konkretisht në Berlin të Gjermanisë ku rreth 90 % te ekonomisë se fshatit varet nga emigrimi.


Kultura

Redakto

Fshati Radushë me histori të lashtë dhe produktive i njohur mbar Evropës gjate viteve te 1900-1990, me xeheroren e prodhimit te kromit. Poasht me humanitet gjate viteve 1992-1999 duke pranuar një numër te madh te refugjateve gjatë luftës se Bosnje dhe Hercegovinës dhe gjate luftës se Kosovës.

Me trimëri gjate vitit 2001 si një nder fshatrat me te përmendur gjate konfliktit te vitit 2001 ku u njoh si beteja ma e suksesshme e brigadës 115 mbi fshatin Radushe gjate gjithë historisë UCk-se.

Arsimi

Redakto

Një nder fshatrat me te arsimuar te rrethine se Shkupi me shkolle fillore qe nga viti 1949 dhe suksese te mëdha ne shume lemij posaçërisht ne politike, diplomaci.