Gllumova
Gllumovë, (maqedonisht: Глумово/Glumovo) ёshtё fshat nё komunën e Sarajit, Maqedoni.
Gllumovë
Глумово | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoGllumova gjendet në pjesën më jugore të Dërvendit, nja 10 km larg Shkupit. Në vitin 1994 ky fshat numëronte rreth 1.500 banorë, kryesisht shqiptarë. Në veri ka fushën Draçe në jug Shishovën në lindje Gërçecin e liqenin artificial “Matka”, kurse në perendim ka Kodrën e Kishës. Shtrihet mu afër ngushticës së Treskës (Iliridës), përballë Kepit të Shishovës. Sipas një udhëpërshkruesi osman thuhet se Gllumova u themelua në vitin 1270 nga Kost Gllumovski, me fe krishtere. Kurse sipas TD 200-1523 mësojmë se këtu perveç shqiptarëve në vitin 1523 jetonin : Xhemati i Kara Ogllanit, me 9 familje myslimane e me dy familje të tjera krishtere nga grupi etnik “jevg”Emri Gllumovë ka dalë nga onomatopeja e rënies së gurit apo ndonjë materie tjetër e ngurtë në ujë. Kështu, fjala Gllum(ë) në të folmen e Dërvendit e ka kuptimin –zhytje, fundosje në ujë. Si mëhallë më të vjetra janë ajo e Shkëkëve e Lokëve,Koloshëve që ka edhe në Zherovjan të Tetovës e në Kotrlinë (Kotlajnë) të Kaçanikut (Kosovë). Banorët e Gllumovës nuk kanë mugruar shumë përveç në periudhen prej 1948/58 kur migruan 10 familje në Turqi për shkak të sjelljes së ligjit që detyronte heqjen e perdes për femra si dhe për shkak të ruajtjes së lirisë personale. Çabej fjalën Gllumovë e shpjegon drejtë : ”fjalë Gllum (që është rrënjë e fjalës Gllumovë) Ndërlidhet me fjalën Shkrrapa-shkëmb që del mbi faqen e ujit. Skoku për llagapin Lume thotë se në Gllumovë ka Lumës edhe pse ata vetë kanë pohuar se kanë ardhur nga Grupçina (Grupçini) i Dërvendit të Epër. Skoku më tej vazhdon se me rëndësi është gjithashtu për prejardhjen e shqiptarëve të Shkupit të thuhet se shqiptarët e Gllumovës për nga e folmja dallohen nga ata të Gërçecit, Krushapekut e të Nerezit (duke i quajtur këta të fundit si torbeshë).
Selia: Saraji dhe vendbanimet: Arnaqia | Bojani | Bukoviqi | Çajlana | Dvorca | Gërçeci | Gllumova | Kondova | Kopanica | Krushapeku | Lubini | Llaskarca | Matka | Paniçari | Radusha | Rahoviqi | Rashçja | Rudniku | Semenishti | Sullara e Epërme | Sullara e Poshtme | Shishova
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |