Klementi i Aleksandrisë

(Përcjellë nga Klementi i Aleksandrise)
This is the stable version, checked on 16 shtator 2020. 1 pending change awaits review.

Klementi i Aleksandrisë (Titus Flavius Clemens), ishte anëtari i parë i KishësAleksandrisë, dhe një nga mësuesit dhe teologët e saj më të shquar. Ai lindi rreth gjysmës së qindvjeçarit (qv) të 2, dhe vdiq rreth viteve 211 dhe 216.

Klementi i Aleksandrisë
 
Opera omnia, 1715

Klementi lindi në Egjipt (Stromata' 1). Athina është emëruar si vendlindja e tij në qindvjeçarin e gjashtë nga Epifanius Skolastikus, dhe kjo është mbështetur nga cilësia e tij klasike e greqishtes. Prindërit e tij duket se kanë qenë paganë të pasur dhe me ndonjë qëndrim shoqëror. Kryerja e edukimit të tij është treguar vazhdimisht nga poete dhe filozofë helenë. Ai udhëtoi në Greqi, Itali, Palestinë, dhe më në fund në Egjipt. Ai u bë bashkëpunëtor i Pantaenusit, kreut të shkollës katekizmoreAleksandrisë, dhe më vonë arriti të bëhej drejtor i saj. Një nga nxënësit e tij më të njohur ishte Origeni. Gjatë përndjekjeve të Septimius Severus (202 ose 203) ai kërkoi strehim me Aleksandrin, asokohe peshkop (mbase i FlaviadësKapadokia, dhe më pas i Jerusalemit, nga ku solli një letër në Antiokia.

Veprat letrare

Redakto

Ndër veprat e Klementit dallojmë këto : Protreptik, Pedagog, Stromati –është një trilogji në të cilën paraqet tërësinë e teologjisë. Quis divus salvetur (Cili pasanik do të shëlbohet). Në trilogji u drejtohet helenëve, duke i ftuar të dëgjojnë Krishtin, Mësuesin e botës së re, i cili është më i fortë se Orfeu, të lëshojnë paganizmin dhe filozofinë e tij, sepse ajo është gënjeshtër që s`ka kuptim për një besim të tillë. Protreptiku është qortim moralo-asketik, në të cilin Klementi këshillon dhe flet mbi të pasurit, të cilët ende kanë shpirtin pagan. Pedagogu është Krishti dhe ne bëhemi nxënës të tij me pagëzim. Stromati bën fjalë mbi pyetje të shumta dhe përgjigje filozofike pa ndonjë renditje të mirëfilltë. Këtu në këtë vepër bëhet dallimi në mes fesë dhe dijes. Tri elemente hyjnë në natyrën e përsosmërisë : trimëria (apathia), dashuria (caritas) dhe dija (gnosis). Klementi argumenton se filozofia shumë gjëra ka marrë nga Besëlidhja e Vjetër. Në veprën Quis divus salvetur shtjellon tekstet e Ungjillit Mk 10, 17-31 dhe Mt 19, 21-24, duke përfunduar se edhe i pasuri mund të shëlbohet, në qoftë se di ta përdorë pasurinë që ka edhe në shërbim të nevojtarëve. Mësimi : Zoti është në të njëjtën kohë i drejtë dhe i mirë. Me këtë qëndrim i kundërshton gnostiket dhe marcionistet, të cilët dallonin Zotin e drejtë të Besëlidhjes së Vjetër dhe Zotin e mirë të Besëlidhjes së re. Klementi përmbahej në anën praktike të jetës së krishterë, në teori nuk thellohej shumë. Flet mbi Kishën, mbi pagëzimin, mbi mëkatin personal, i cili e ndan njeriun nga hiri i Zotit. Thotë se Zoti fal kur njeriu gabon, por vetëm një herë, sepse në qoftë se vazhdon me gabime, kjo do të thotë se atij i mungon feja.

Domethënia e tij për Kishën

Redakto

Klement (155-220) do të ketë emigruar nga Athina në Aleksandri, ku e zëvendësoi Pantaenin si drejtuesi i shkollës katekike më 190. I ballafaqur me një publik gnostik, Klementi deklaroi se krishterimi ishte gnoza e vërtetë, të cilit Jezusi ishte mësuesi i madh. Logosin, i cili ishte kryetema e teologjisë së tij, Klementi e konsideronte si me Atin nga përjetësia dhe si shkaktar i të gjithave. Megjithatë siç duket, nuk e interesonte shumë njerëzia e Jezusit. Sipas tij, rruga e shpëtimit përbëhet nga kjo : nëpërmjet soditjes së Logosit, njeriu hyjnizohet. Kështu, soterologjia e Klementit është një misticizëm që përqendrohet rreth Krishtit, dhe vuajtja Dhe vdekja e tij pajtuese nuk luajnë asnjë rol shpëtues. Klementi nuk pranoi idenë e ringjalljes fizike e as atë të mijëvjeçarit tokësor. Sipas tij, pas vdekjes, besimtari duhet pastruar më tej nëpërmjet zjarrit, kështu që mëkatet e tij të digjen krej siç digjet dru, sanë ose kashtë. Kështu, Klementi është një nga etërit kishtarë të parë që përkrahnin idenë e purgatorit.

Lidhje të jashtme

Redakto