Njësia administrative Kozare

(Përcjellë nga Komuna Kozare)

Komuna Kozare është një komunëRrethin e KuçovësShqipëri.[1]

Njësia administrative Kozare

Komuna e Kozares ndodhet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Kuçovës. Qëndra e saj është fshati Havaleas rreth 3 km larg qytetit. Kjo komunë ka një popullsi rreth 8.000 banorë dhe përbëhet nga fshatrat: Kozare, Fier Mimarë, Salcë Kozare, Vlashuk, Zdravë, Gegë, Frashër, Demollarë, Ferras Kozare. Ka një pozicion gjeografik shumë të përshtatshëm dhe me një terren gati fushor. Pothuajse të gjitha fshatrat përfshihen nga lumi Devoll, ku, në fshatin Vlashuk, nga 1963 është ndërtuar një digë që shërben për ruajtjen e nivelit të ujit në Liqenin e Thanës, për vaditjen e tokave dhe për evitimin e përmbytjeve. Në hapësirën gjeografike të komunës së Kozares gjendet edhe rezervuari i Fier Mimarit që mban nën ujë rreth 400 ha tokë. Përveç kultivimit të produkteve bujqësore, Kozara dallohet edhe për terrenin naftëmbajtës. Në territorin e saj, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës ka pothuajse fondin më të madh të puseve për rajonin e Kuçovës. Mendohet që fshati i Kozarës të jetë mjaft i hershëm gjë që e dëshmon kisha e fshatit Salcë-Kozare. Sot Kozarja ka shkollë të mesme të përgjithshme dhe shumë objekte të tjera që lidhen me biznesin dhe agro-industrinë e kësaj komune.

Politika

Redakto

Zgjedhjet e vitit 2007

Redakto

Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 për Komunën Kozare fitoi kandidati i së majtës z. Fatmir Doksani me 52.87% të votave, ndërsa kandidati i të djathtës z. Myslim Haxhi ka marrë 47.13% të votave.

Për Këshillin Komunal PS-ja ka fituar 4 vënde nga 15, PD-ja 2 vënde, LSI-ja 1, PDR-ja 2, ndërsa PAD, PAA, PSD, PDS, PBDNJ, PDK nga 1 vend.

Zgjedhjet e vitit 2011

Redakto

Në zgjedhjet lokale të vitit 2011 për Komunën Kozare fitoi kandidati i së djathtës z. Myslim Haxhi.

Për Këshillin Komunal nga 15 vende PS-ja ka fituar 4 vënde, PD-ja 3 vënde, ndërsa LSI, AD, LDK, PLL, PR, PDS, PSD dhe PUK nga 1 vend.


Referime

Redakto
  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)