Kopshti botanik [1] është një kopsht i dedikuar për mbledhjen, kultivimin, ruajtjen dhe shfaqjen e një game të gjerë të bimëve të etiketuara me emrat e tyre botanikë. Mund të përmbajë koleksione të specializuara të bimëve, si kaktusë dhe bimë të tjera ndihmëse, kopshte barishtore, bimë nga pjesë të veçanta të botës, etj. mund të ketë edhe sera me koleksione të veçanta të tilla si bimë tropikale, bimë alpine, ose bimë të tjera ekzotike . Shërbimet e vizitorëve në një kopshtin botanik mund të përfshijnë turne, shfaqje edukative dhe arsimore, ekspozita arti, dhoma librash, shfaqje teatrale dhe muzikore në ambiente të hapura dhe argëtime të tjera.

Kopshti Botanik i Tiranës
Kopshti Botanik i Pisës - Universiteti i Pizës : Kopshti i parë botanik universitar në Evropë, i themeluar në vitin 1544 nga botanisti Luca Ghini

Përmbledhje

Redakto

Kopshtet botanike shpesh drejtohen nga universitete ose organizata apo institucione të tjera kërkimore shkencore apo arsimore, dhe shpesh janë të shoqëruara edhe me herbariume dhe programet kërkimore në taksonominë e bimëve ose ndonjë aspekt tjetër të shkencës botanike. Në parim, roli i tyre është të mirëmbajnë koleksione të dokumentuara të bimëve të gjalla për qëllime të kërkimit shkencor, konservimit, shfaqjes dhe arsimore edukative, megjithëse kjo do të varet nga burimet në dispozicion dhe interesat e ndjekura në secilin kopsht të veçantë.

Origjina e kopshteve moderne botanike zë fill në përgjithësi në emërimin e profesorëve të botanikës në fakultetet mjekësore të universiteteve në Rilindjen e shekullit XVI në Itali, gjë që nënkupton edhe kurimin e një kopshti medicinal. Sidoqoftë, objektivat, përmbajtja dhe audienca e kopshteve të sotme botanike i ngjajnë më shumë atyre të kopshteve madhështore të antikitetit si dhe kopshtit edukativ e arsimor të Teofrastit në Liceun e Athinës antike. [2]

Shqetësimi i hershëm për bimët medicinale ndryshoi në shekullin XVII në një interes për importet e bimëve të reja nga eksplorimet jashtë Evropës pasi botanika arriti gradualisht pavarësinë e saj nga mjekësia. Në shekullin XVIII, sistemet e nomenklaturës dhe klasifikimit u krijuan nga botanistët që punonin në herbariume dhe universitetet e lidhura me kopshtet, këto sisteme shpesh shfaqen në kopshtet arsimore. Me ngritjen e shpejtë të imperializmit evropian në fund të shekullit XVIII, kopshtet botanike u krijuan në zonat tropikale dhe botanika ekonomike u fokusua në Kopshtet Botanike Mbretërore, Kew, afër Londrës.

Me kalimin e viteve, kopshtet botanike, si organizata kulturore dhe shkencore, u janë përgjigjur interesave të botanikës dhe kopshtarisë. Në ditët e sotme, shumica e kopshteve botanikë shfaqin një ndërthurje të temave të përmendura dhe më shumë; duke pasur një lidhje të fortë me publikun e gjerë, ekziston mundësia që vizitorëve t'u sigurojmë informacione në lidhje me çështjet mjedisore me të cilat përballen në fillim të shekullit XXI, veçanërisht ato që lidhen me ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e bimëve.[3] [4] [5]

 
Kopshti Botanik Braunschweig, Braunschweig, Gjermani; Victoria amazonica, zambak uji gjigant Amazon
 
Kopshtet botanike në Singapor

Galeria

Redakto

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ The terms botanic and botanical and garden or gardens are used more-or-less interchangeably, although the word botanic is generally reserved for the earlier, more traditional gardens.
  2. ^ Spencer & Cross 2017, p. 56
  3. ^ "东亚植物园" (në anglisht). East Asia Botanic Gardens Network. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2012. Marrë më 8 qershor 2020.
  4. ^ Williams, Sophie J.; Jones, Julia P. G.; Gibbons, James M.; Clubbe, Colin (20 shkurt 2015). "Botanic gardens can positively influence visitors' environmental attitudes" (PDF). Biodiversity and Conservation (në anglisht). 24.
  5. ^ "International Association of Botanic Gardens (IABG)". BGCI.org (në anglisht). Botanic Gardens Conservation International. Marrë më 8 nëntor 2011.

Bibliografia

Redakto