Kuzhina është një dhomë ose pjesë e një dhome që përdoret për gatim dhe përgatitje të ushqimit në një shtëpi, banesë ose në një ndërtesë tregtare. Një kuzhinë moderne e banimit e klasës së mesme është e pajisur zakonisht me një sobë, një lavaman me ujë të rrjedhshëm të nxehtë dhe të ftohtë, një frigorifer një tavolinë dhe dollapë kuzhine të rregulluar sipas një dizajnit të modeluar .Shumë familje kanë edhe nga një furrë me mikrovalë, një pjatalarëse dhe pajisje të tjera elektrike. Funksionet kryesore të një kuzhine janë ruajtja, përgatitja dhe gatimi i ushqimit si dhe kryerja e detyrave të ndërlidhura siç është larja e enëve. Dhoma ose zona të caktuara në afërsi mund të përdoren gjithashtu për ngrënie ose vakte të vogla si mëngjesi, argëtim dhe lavanderi. Projektimi dhe ndërtimi i kuzhinave është një treg i madh në të gjithë botën.

Kuzhinë antike romake - Konaku romak (Villa Rustica - Statio Mansio ) në Bad Neuenahr-Ahrweiler (Gjermani)
Një kuzhinë mesjetare
Një kuzhinë e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX
Kuzhina shkollore e Teknologjisë Ushqimore në Shkollën Marling në Stroud (Gloucestershire, MB)

Kuzhinat komerciale gjenden në restorante, kafene, hotele, spitale, institucione arsimore-edukative dhe punëtori të ndryshme, kazermat e ushtrisë dhe institucione të ngjashme. Këto kuzhina janë përgjithësisht më të mëdha dhe të kompletuara me pajisje të nevojshme më shumë se sa një kuzhinë banimi. Për shembull, një restorant i madh mund të ketë një frigorifer të madh dhe një makinë larëse enësh komerciale. Në disa raste pajisjet komerciale të kuzhinës siç janë lavamanët komercialë përdoren në ambientet shtëpiake pasi ofron lehtësi në përdorimin për përgatitjen e ushqimit dhe qëndrueshmëri të lartë. [1] [2]

Në vendet e zhvilluara, kuzhinat tregtare zakonisht u nënshtrohen ligjeve të shëndetit publik. Ato inspektohen periodikisht nga zyrtarë të shëndetit publik dhe detyrohen të mbyllen nëse nuk plotësojnë kërkesat higjienike të mandatuara nga ligji. [3] [4]

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Kuzhina.
  • Beecher, C. E. and Beecher Stowe, H.: The American Woman's Home, 1869. The American Woman's Home
  • Cahill, Nicolas. Household and City Organization at Olynthus  
  • Cromley, Elizabeth Collins. The Food Axis: Cooking, Eating, and the Architecture of American Houses (University of Virginia Press; 2011); 288 pages; Explores the history of American houses through a focus on spaces for food preparation, cooking, consumption, and disposal.
  • Harrison, M.: The Kitchen in History, Osprey; 1972;  
  • Kinchin, Juliet and Aidan O'Connor, Counter Space: Design and the Modern Kitchen (MoMA: New York, 2011)
  • Lupton, E. and Miller, J. A.: The Bathroom, the Kitchen, and the Aesthetics of Waste, Princeton Architectural Press; 1996;  . The Bathroom, the Kitchen and the Aesthetics of Waste
  • Snodgrass, M. E.: Encyclopedia of Kitchen History; Fitzroy Dearborn Publishers; (November 2004);  

Referime

Redakto
  1. ^ "The Pros and Cons of Using A Commercial Sink at Home – Home Decor Expert and". Home Decor Expert. 2018-06-14. Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2019. Marrë më 2018-07-22. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vogel, Carol (1982-12-09). "The commercial litchen at home: pros and cons". New York Times. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Blank, Christine (9 janar 2014). "C-Stores Eating Your Lunch". QSR Magazine. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "World's Largest 38500-meal Solar Kitchen in India". Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2019. Marrë më 2017-03-17. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)