Labinot Islam Tahiri, i njohur me nofkën artistike Labi (Ferizaj, 18 dhjetor 1979) është këngëtar kosovar i zhanrit pop dhe ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Labinot Tahiri
U lind në
Labinot Islam Tahiri

(1979-12-18) 18 dhjetor 1979 (44 vjeç)
KombësiaKosovar
Emrat e tjerëLabi
ProfesioniKëngëtar
Ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Vite aktiviteti2002-vijon[nevojitet citimi]
Partia politikeKoalicioni AAK-PSD

Jeta e hershme Redakto

Tahiri ka të mbaruar shkollën e mesme, në pamundësi që të vazhdoië tutje, duke patur parasysh kushtet e shkollimit kur gjatë okupimit të Kosovës s'kishte shkolla, por shtëpi shkolla. Lidhur me muzikën Labi filloi të këndojë që në moshë të re duke i përcjellur hapat e babait të tij. Labi këndonte në koncerte që organizonte shkolla për ditëlindje të shkollës por edhe programe festive që mbaheshin në qytetin e Ferizajit për festat Kombëtare. Ishte vështirë të këndohej në kohën kur Labi këndonte sepse shtëpia e kulturës ishte e mbyllur për shqiptarët dhe koncertet mbaheshin në mënyrë "ilegale" për kohën e atëhershme. Gradualisht aktiviteti i tij prej këngëtari po rritej përditë e më shumë siq thotë edhe vetë Labi: me ndihmen e zotit arrita deri këtu dhe nuk do të ndalem sepse publikut do t'i ofrojë gjithnjë një risi dhe kënaqësi. Deri më tani është paraqitur kudo brenda dhe jashtë vendit. Dëshira e tij e flakët është të këndojë me këngëtar të mëdhenjë si yje të vjetër të folklorit shqiptarë siq është Ismet Peja, dëshirë e cila u realizua. Labi këndoi me Ismet dhe Visar Pejën së bashku në programin e vitit të ri 2007, një këngë të bukur të quajtur "SOFRA KOSOVARE" kënga ishte shumë e pëlqyer nga publiku i tyre ku edhe sot dëgjohet.

Jeta personale Redakto

Tahiri jeton në Ferizaj, eshtë i martuar dhe ka një djalë.

Karriera Redakto

Në Dhjetor 2005, Labi merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Mbretereshe E Bukurise".

Në Dhjetor 2006, Labi merr pjesë në Zhurma Show 2006 me këngën "Tradhtare".

Në Dhjetor 2008, Labi merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Era Tradhti".

Në Qershor 2009, Labi merr pjesë në Polifest 2009 me këngën "Dashuria Ime".

Më datë 12 Qershor 2009, Labi publikon videoklipin "Takim Si Ne Enderr". Me këtë këngë, Labi merr pjesë në Zhurma Show 2009 në vitin 2009.

Në Dhjetor 2010, Labi merr pjesë në Zhurma Show 2010 me këngën "Mesazh Ne Telefon".

Në Dhjetor 2010, Labi merr pjesë në Zhurma Show 2010 me këngën "Padrejtesi Ne Dashuri".

Më datë 26 Dhjetor 2011, Labi & Flori publikojnë videoklipin "S'te Mbaj Inat". Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Në Tetor 2012, Labi merr pjesë në Zhurma Show 2012 me këngën "Dashurin E Pare".

Më datë 10 Korrik 2013, Labi publikon videoklipin "Si Gjethet Ne Pranvere". Muzika e këngës u punua nga Shkumbin Nebihu, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Shkumbin Nebihu. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. Me këtë këngë, Labi merr pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013.

Më datë 1 Mars 2014, Labi publikon videoklipin "Tungjatjeta Jem Shqiptar".

Më datë 1 Maj 2015, Labi publikon videoklipin "Krejt Ti Fala", në bashkëpunim me 2Ton. Me këtë këngë, Labi merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 19 Janar 2016, Labi publikon videoklipin "Interesgjike". Muzika e këngës u punua nga Ilir Berani, teksti u shkrua nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Shkumbin Nebihu. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 10 Korrik 2016, Gold AG publikojnë videoklipin "Llokum", në bashkëpunim me Anxhela Peristeri & Labi.

Më datë 13 Korrik 2016, Labinot Tahiri publikon videoklipin "Sa Pa Fat Qëllova".

Më datë 3 Shkurt 2017, Labinot Tahiri publikon videoklipin "Ti E Din", në bashkëpunim me Dorandd.

Më datë 31 Korrik 2017, Labinot Tahiri publikon videoklipin "Paramendo".

Labi ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Në Syt E Juaj", në bashkëpunim me 2Ton.

Më datë 9 Qershor 2018, 2Ton publikon videoklipin "Zemra Jem", në bashkëpunim me Labi. Muzika e këngës u punua nga Darko Dimitrov, teksti u shkrua nga 2Ton, Ghulo. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 15 Shtator 2018, Dani & Labi publikojnë videoklipin "Falem". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo. Videoklipi u prodhua nga BUG Production.

Më datë 9 Dhjetor 2018, Labi & Fidani publikojnë videoklipin "Ja Le Zemres Pike". Muzika e këngës u punua nga Agon Neziri, teksti u shkrua nga Fadil Topalli, ndërsa për orkestrimin u kujdes Agon Neziri. Videoklipi u prodhua nga kompania RGB Entertainment. shqiptar nga Kosova dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Diskografia Redakto

  • Live 100% (2002)
  • Mbretëreshë e Bukurisë (2005)
  • Çikat Si Ti Kanë Nafakë (2006)
  • Me ndjenja mos luaj (2006)
  • Labi & Grupi Prishtina (2006)
  • Era Tradhëti (2008)
  • Lamtumirë Lamtumirë (2009)
  • Padrejtësi në Dashuri (2010)
  • Ti je më e mira (2010) - bashkëpunim me Afrim Muçiqin
  • Ti Ke Mbet në Zemrën Time (2011)
  • Fotografia (2012)
  • Live 2012 (2012)
  • Le Të Kallet Kjo Dynja (2013)
  • Edhe Një Puthje (2016)
  • Tash Je Pishmane (2016)
  • Jam Keq (2018)
  • Faleminderit për ditët e mira (2019)
  • Jam Keq (Live) (2020)
  • Amazona Ime (2020) - bashkëpunim me Bitonia

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto