Lalitgiri (në gjuhën origjinale ଲଳିତଗିରି) (i njohur gjithashtu si Naltigiri) është një kompleks i rëndësishmë budist në shtetin indian të Odishas duke përfshirë stupa të rëndësishme, imazhe 'ezoterike' të Budës dhe manastire (vihara), një nga sitet më të vjetër në rajon. Bashkë me sitet e Ratnagirit dhe Udayagirit, Lalitgiri është pjesë e kompleksit të Pushpagirit të vendosur në krye të kodrës me të njëjtin emër.[1][2][3] Tre komplekset janë të njohur si "trekëndëshi diamantin".[4] Gjetjet domethënëse përfshijnë edhe reliket e Budës.[3] Në sit praktikohej budizmi tantrik.[5]

një Buda skeletik

Vendndodhja

Redakto
 
Pamje e kompleksit të Lalitgirit

Lalitgiri është një qendër e rëndësishme e budizmit i vendosur midis kodrave prej shkëmbi ranor të Parabhadi-t dhe Landa-s në vargun e veçuar kodrinor Assian. Gjendet në Mahanga Tahsil në distriktin Cuttack. Bhubaneswari, kryeqytei i shtetit indian të Odisha-s, është 90 km nga siti,[2][4] ndërsa Cuttack-u është 60 km larg; Udaigiri është 8 km nga Lalitgiri dhe Ratnagiri është 5 km më tej.[3] Bhubaneswari është i lidhur mirë me rrugë, hekurudha dhe shërbim ajror me pjesën tjetër të vendit.

 
Rrënojat e Lalitgirit

Historia

Redakto

Identifikimi i parë i mbetjeve arkeologjike nga sitet e trekëndëshit diamantin u bë në vitin 1905 nga M.M. Chakravarty, athërë zyrtar i Jajpur-it. Më vonë, në vitin 1927 dhe 1928, R.P. Chanda i Muzeut Indian në Kolkata e dokumentoi sitin në kujtimet e Archaeological Survey of India (ASI). Në vitin 1937, siti u shpall zyrtarisht një monument i mbrojtur nga qeveria qendrore. Në vitin 1977, disa gërmime u bënë në sit nga Universiteti Utkal. Gërmimet e detajuara nga rrethi i Bhubaneswarit të ASI-t u kryen midis viteve 1985 dhe 1991. Nga këto gërmime, është sugjeruar se Lalitgiri, një nga sitet më të hershme budiste në Orissa, mbante një sekuencë të vazhdueshme kulturore duke nisur nga periudha post-mauryane (322–185 p.e.s.) deri në shekullin e XIII të e.s..[2] Është pohuar gjithashtu se ky sit kishte një prani të vazhdueshme të budizmit, të pandërprerë, nga shekulli III p.e.s. deri në shekullin e X të e.s..[6] Në vitin 1985, ASI nisi gërmimet në Lalitgiri për të zbuluar vendndodhjen e Pushpagirit, një sit i rëndësishëm budist i përmendur në shkrimet e udhëtarit kinez Xuanzang. Gërmimet çuan në zbulime mjaft të rëndësishme, por asnjë nga këto nuk konfirmoi identifikimin e Lalitgirit me Pushpagirin. Më vonë, gërmimet në kodrën Langudi sugjeruan se Pushpagiri gjendej aty.[7]

Gjetjet arkeologjike

Redakto
 
Mahastupa e Lalitgirit

Gërmimet e kryera nga ASI në Lalitgiri kanë zbuluar mbetjet e një stupe të madhe në kodër. Brenda stupës, u gjetën dy arkëmorte të rralla guri me reliket e Budës; ky ishte gjetja e parë e këtij lloji në Indinë lindore. Arkëmortet prej guri, si kutitë e enigmave kineze, ishin të bëra prej guri Khondalite, treguan tre kuti të tjera brenda tyre, të bëra prej steatiti, argjendi dhe ari përkatësisht; arka prej ari, e cila është e fundit, përmbante një relike ose dhatu formën e një pjese të vogël kocke.[2] Një tjetër gjetje interesante është ajo e një chaityagriha-je absidale e drejtuar nga lindja, ndërtuar me tulla, me përmasa 33 x 11 m me mure 3.3 m të trashë. Kjo ndërtesë, e para strukturë e tillë budiste e gjetur në Odisha, përmban një stupa rrethore në qendrën e saj. Në sit u gjet gjithashtu edhe një seri shkrimet Brahmi të periudhës Kushane të bëra në guacka të nxjerra nga gurët hënor në periferi të ndërtesës. Një tjetër gjetje është një pjesë e një qemeri kolonash me një dekorim në formë lenteje me temën e një medalioni gjysëm-zambaku. Nga këto gjetje është supozuar se struktura të tilla i përkasin periudhës nga shekulli i I i e.s. deri në shekujt e VI apo të VII të e.s..[2]

 
Hyrja në një nga manastiret e Lalitgirit
 
Struktura qendrore në Lalitgiri

Në sit u gjetën edhe mbetjet e katër manastireve. I pari dhe më i madhi prej tyre i drejtuar nga lindja, një strukturë me dy kate 36 m2, ka në qendër të tij një hapësirë të hapur 12.9 m2; është datuar midis shekujve X–XI të e.s.. Pranë manastirit në skajin e mbrapëm është një çisternë për ujin e shiut e ndërtuar me tulla. Manastiri i dytë, në skajin verior të kodrës, besohet se është ndërtuar në kohën kur budizmi po e humbiste rëndësinë e tij në Lalitgiri. Manastiri i tretë është i drejtuar nga jug-lindja dhe është 28 x 27 m me një hapësirë të hapur qendrore prej 8 m2 që përfaqëson fazat fundore të chaityas absidale. Manastiri i katërt, 30 m2, ka shumë koka me përmasa të mëdha të Budës të vendosura në sanctum sanctorum. Në vulë murgjërore prej terrakote me mbishkrimin "Sri Chandraditya Vihara Samagra Arya Vikshu Sanghasa" është datuar rreth shekullit të IX–X të e.s..[2] Antikat e zbuluara përfshijnë një shumësi imazhesh të Budës në forma të ndryshme meditative nga periudha Mahayana e budizmit. Gjetjet përfshijnë gjithashtu një varëse ari, stoli argjendi, tabela guri me gjurmë të Ganeshas dhe Mahisasurmardini-t, një varëse me kallëp vulor dhe një imazh i vogël i Avalokiteśvara-s. Imazhet e Tara-s në formën e Tara Kurukulla-s ose Kurukulla Tara-s janë raportuar nga Lalitgiri dhe gjithashtu nga Udayagiri and Ratnagiri, duke përfshirë një formë e zanafillëse e Amitabha-s të ulur në një posturë Lalitasana.[8] Gjithashtu, në Lalitgiri ashtu si dhe në Udayagiri dhe Ratnagiri janë gjetur imazhe të Hariti-t. Këto imazhe e portretizojnë hyjneshën në një pozicion të ulur, duke i dhënë gji një fëmije ose me fëmijën të ulur në prehrin e saj. Hariti dikur kishte qenë një rrëmbyese fëmijësh por Buda e bindi atë të bëhej mbrojtëse e fëmijëve.[9] Janë gjetur gjithashtu fragmente vazosh me mbishkrime të datuara nga periudha post-mauryane rreth shekullit VIII–IX të e.s., që tregojnë se budistët i përkisnin sekteve Hinayana dhe Mahayana që jetonin aty. Periudha e fundit e banimit është identifikuar me periudhën Vajrayana, periudha tantrike e budizmit gjatë mbretërimit të Bhaumakaras (shekulli IX–X i e.s.).[2]

Fillimisht, një rrethim i improvizuar bujtëte skulpturat e zbuluara nga siti për tu shfaqur.[2] Tashmë muzeu i përhershëm i vendosur bujt skulpturat e Budës nga periudha Mahayana. Statujat e stërmëdha prej guri, me mbishkrime në disa prej tyre, janë të Budës, Boddhisattva-s, Tara-s, Jambhala-s dhe shumë të tjerëve. Statujat e Budës, e portretizojnë në një pozicion në këmbë dhe të veshur me mantel nga niveli i supit deri te gjuri, pasqyrim i shkollave të skulpturës së Gandhara-s dhe Mathura-s. Është shfaqur gjithashtu edhe arka e relikeve e rekuperuar nga stupa prej guri në kodër.[4]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Dale Hoiberg & Indu Ramchandani: Students' Britannica India; 2000, Popular Prakashan, isbn 978-0-85229-760-5, fq. 175-6
  2. ^ a b c d e f g h "Excavated Buddhist site, Laitagiri". Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2014. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Kory Goldberg & Michelle Decary: Along the Path: The Meditator's Companion to the Buddha's Land; 26 qershor 2012, Pariyatti, isbn 978-1-928706-56-4, fq. 387
  4. ^ a b c "Lalitgiri". Government of Odisha: Department of Tourism. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  5. ^ Subhash C. Biswas: India the Land of Gods; 29 shtator 2014, PartridgeIndia, isbn 978-1-4828-3655-4, fq. 58
  6. ^ Chitta Ranjan Prasad Sinha & Harish Chandra Das: Proceedings of the Indian Art History Congress, 4th Session, Patna – 1996; 1996, Indian Art History Congress, fq. 74
  7. ^ "ASI hope for hill heritage – Conservation set to start at Orissa site". The Telegraph. 29 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Indian Art History Congress Session: Proceedings of Indian Art History Congress; 2000, Indian Art History Congress, fq. 74
  9. ^ Indian Art History Congress Session: Proceedings of Indian Art History Congress; 2000, Indian Art History Congress, fq. 76

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto