Ratnagiri (në gjuhën odia: ରତ୍ନଗିରି) [রত্নগিরি (në gjuhën bengale)] ishte dikur siti i një mahavihare, ose manastiri të madh budist, në luginën e lumenjve Brahmani dhe Birupa në distriktin Jajpur të shtetit indian të Odishas. Është pranë siteve të tjera budiste në zonë, që përfshijnë Pushpagirin, Lalitgirin dhe Udayagirin.

Statujë në Ratnagiri

Siti i gërmuar i Ratnagirit

Redakto
 
Rrënojat në Ratnagiri

Manastiri Ratnagiri në distriktin Jajpur të Odishas që kurorëzon majën e sheshtë të kodrës ka një pamje panoramike të zonës duhet të ketë qenë zgjedhur për banim nga atmosfera e qetë në prehje e nevojshme për jetën e murgjërve dhe studimin e meditimit. Gërmime të drejtuara nga Archaeological Survey of India (ASI) gjatë viteve 1960 zbuluan mbetjet e një stupe mbresëlënëse (Stupa 1) e rrethuar nga një numër i madh stupash përkushtimore me përmasa të ndryshme, dy manastire katërkëndorë (manastiret 1 dhe 2), një manastir i stërmadh me një krahë të vetëm me anë dyersh dhe arkitrarë të skalitur në mënyrë të mrekullueshme, oborr të hapur të madh, qela dhe verandë të drejtuar nga oborri me shenjtore të bollshme që ka një statujë kolosale të Budës. Ekzistenca e tempullit me kullë me konture lakore është e vetmja në llojin e saj e zbuluar në Odisha. Nga mbetjet mbresëlënëse dhe numri i madh i statujave, të zbuluara gjatë gërmimeve, është e qartë se stabilimenti budist i Ratnagirit, që daton nga rreth shekulli V i e.s. dëshmon një rritje fenomenale të besimit budist dhe arkitekturës së tij deri në shekullin e XIII të e.s.. Një numër i madh skulpturash guri, pak bronxi dhe tunxhi të imazhit të Budës dhe panteonit budist të zbuluara gjatë gërmimeve priren të provojnë se Ratnagiri ishte një qendër e madhe tantrike e budizmit e krahasueshme me atë të Nalanda-s në Bihar. Një numër i madh vulash balte, të gjetura gjatë gërmimeve, që përmbajnë legjendën Shri Ratnagiri Mahavihariya Arya Bhikshu Samghasya kanë ndihmuar në identifikimin e emrit të manastirit Ratnagiri. Nga fundi i shekullit të XIII, ishte në rënie, që është e dukshme në arkitekturë dhe artin skulpturor të Ratnagirit. Përmes kushteve jo të shumë të populluara stabilimenti budist në Ratnagiri vazhdoi deri rreth shekullit të XVI.

 
Statujë e kokës së Budës në Ratnagiri

Historia

Redakto

Ratnagiri u vendos jo më vonë se mbretërimi i mbretit Gupta, Narasimha Baladitya në gjysmën e parë të shekullit të VI të e.s. dhe lulëzoi deri në shekullin e XII. Pag Sam Jon Zang, një histori tibetiane, e identifikon Ratnagirin një qendër të rëndësishme në zhvillimin e Kalachakratantra-s në shekullin e X, një pohim i mbështetur nga zbulimi i një numri stupash votive, pllakatash dhe artifaktesh të tjera të ikonografisë Kalachakra.[1]

Veçoritë arkitekturore

Redakto
 
Strukturë brenda Ratnagirit
 
Buda brenda kompleksit kryesor
 
Stupa në Ratnagiri

Një gërmim në shkallë të gjerë u krye në sit midis viteve 1958 dhe 1961. Raporti i këtyre gërmimeve u publikua nga A.S.I. Mitra (1981 dhe 1983) duke zbuluar shumë nga çfarë është njohur deri më sot. Stupa kryesore daton nga shekulli i IX i e.s. dhe me gjasa u ndërtua mbi vendndodhjen e një stupe më të hershme të periudhës Gupta. U zbuluan vula që mbanin legjendën Sri Ratnagiri Mahavihariya Aryabikshu Sanghasya, që ndihmoi në identifikimin e saj. Në niket e një portiku gjenden statuja të shquara të bodhisattva-ve Vajrapani dhe Padmapani. Manastiri nr. 2 ka një oborr qendror të shtruar shoqëruar nga një verandë me kolona rreth të cilës janë tetëmbëdhjetë qela, një faltore qendrore me një imazh të Shakyamuni-t në Varada Mudra shoqëruar nga Brahma dhe Sakra si dhe portikë hyrës të zbukuruar në mënyrë të rafinuar. Sipas Amit Jha, një lektor në Departmentin e Historisë në Sri Aurobindo College, të Delhi University, thotë se "Ratnagiri përfshin dy manastire të mrekullueshme, gjithashtu të rindërtuar më shumë se një herë. Një nga ata ishte me dy kate dhe kishte një oborr të madh me dy anë që kishin një numër qelash për banimin e murgjërve. Pranë, gjenden mbetjet arkeologjike të gjashtë tempujve, mijëra stupa të vogla, 1386 vula, mijëra relike skulpturore dhe pjesë arkitekturore të përdorimit të përditshëm. Stupa më e madhe ishte 14 metra2 dhe 5.2 metra e lartë e rrethuar nga katër stupa më të vogla. Gjenden qindra stupa votive në miniaturë të dekoruara me petale zambaku dhe thekë me rruaza".[2] Tashmë në sit një muze shfaq statujat që paraqesin Tara-n, Avalokiteshvara-n, Aparajita-n dhe Hariti-n, të gjitha në prototipin e stilit Gupta.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Shiko gjithashtu http://asi.nic.in/asi_exca_imp_orissa.asp Arkivuar 11 tetor 2011 tek Wayback Machine.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2004. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto