Lepa Mladjenovic
Lepa Mladjenovic është feministe, lezbike, aktiviste kundër luftës e cila njihet si një ndër pioneret e valës së dytë të feminizmit në Serbi.[1][2][3][4] Ajo është këshilltare për çështje që lidhen me feminizmin, për të gjitha gratë viktima të dhunës mashkullore ose lezbofobisë, gjithashtu është bashkë-organizuese e shumë punëtorive, shkrimtare, ligjëruese si dhe pjesëtare aktive e dhjetëra bordeve ndërkombëtare dhe rrjeteve që lidhen me të drejtat e lezbikeve dhe dhunës ndaj grave.[5] Lepa Mladjenovic konsiderohet si simbol i aktivizmit për gratë në Jugosllavinë e dikurshme. Ajo lindi në Beograd, e kaloi fëmijërinë në Sarajevë dhe detin Adriatik dhe akoma jeton në Beograd.[6]
Puna për të drejtat e njeriut
RedaktoPsikiatria
RedaktoLepa Mladjenovic u diplomua pranë Departamentit për studime të Psikologjisë në Universitetin e Beogradit, Fakulteti i Filozofisë në 1980. Gjatë studimeve të saja ajo reagoi kundër sistemit arsimor që për të ishte “i ngurtë”, duke shkruajtur letra në formë proteste ndaj profesorëve, duke kritikuar rregullat konservatore të cilat nuk i motivonin studentët. Lëvizja e parë shoqërore ku ajo ishte një anëtare aktive ishte Rrjeti i “Alternativat për Psikiatri”, që kishte si qëllim de-institucionalizimin e psikiatrisë si institucion i dhunës dhe përjashtimit. Ajo shkoi dhe mori pjesë në takime të shumta të organizuara në Treste, Romë, Bremen, Seville. Në 1983 Lepa Mladjenovic inicioi dhe bashkë-organizoi konferencën tre ditore “Psikiatria dhe Shoqëria”, e zhvilluar pranë qendrës kulturore për studentë në Beograd. Më pas ajo bëri vullnetaren në Qendrën e Shëndetit Mendor në Trieste dhe shkroi për Psikiatrinë Demokratike në Itali.[7]
Feminizmi dhe aktivizmi kundër luftës
RedaktoAktivizmi feminist i Lepa Mladjenovic nisi në 1978, ku ajo mori pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare për gratë “DRUG-ca Žena” / "Comrade Women, organizuar prej feministeve jugosllave në qendrën kulturore për studentë në Beograd. Kjo konferencë ishte një pikë kthese në historinë e shoqërisë civile dhe feminizmit në Jugosllavinë e dikurshme. Në 1982 Lepa Mladjenovic ishte një prej organizatoreve të grupit feminist “Gratë dhe shoqëria” në Beograd së bashku me Sonja Drljević, Sofija Trivunac, Lina Vuškovič, Vera Smiljanić, Nadežda Ćetković, Ljiljana Gaković, Rada Iveković, Borka Pavićević, Jasmina Tešanović dhe Žarana Papić. [8][9] Në 1986 Lepa Mladjenovic organizoi grupin e parë feminist si pjesë të grupimit “Gratë dhe Shoqëria” që bazohej në një model ndërgjegjësues.[10]
Lepa Mladjenovic mori pjesë në takimin e parë feminist të Jugosllavisë në Lubjanë në 1987 nga grupimi feminist LILIT si dhe nga grupimi i lezbikeve LILIT LL nga Sllovenia.[11][12] Ky takim inkurajoi shkëmbimin e ideve mes feministesh që vinin nga vende të ndryshme, diskutime mbi dhunën me bazë gjinore, shëndeti riprodhues i grave si dhe iniciativa e parë për organizimin e lezbikeve. Së bashku me feministe të tjera nga grupi “Gratë dhe Shoqëria” në 1990 Lepa Mladjenovic bashkë-themeloi linjën telefonike SOS për tiu ardhur në ndihmë Grave dhe Fëmijëve që kanë qenë viktimë e dhunës në Beograd. Ajo ishte aktive në këtë projekt nën rolin e koordinatores dhe këshillueses për gratë viktima të dhunës nga meshkujt, si dhe të punuarit me gratë viktima të dhunës gjatë luftës.[13]
Referime
Redakto- ^ Ivekovic, Rada; Mostov, Julie (2002). From Gender to Nation. Longo. fq. 122. ISBN 8880633414.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Giles, Wenona Mary; Women in Conflict Zones Network (2003). Feminists Under Fire: Exchanges Across War Zones. Toronto: Between The Lines. fq. 226. ISBN 9781896357782.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nestle, Joan (2000). "At home with Lepa Mladjenovic". Joan Nestle. Marrë më 27 tetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Petrović, Ivica (7 dhjetor 2012). "Živeti sa svojim izborima". Deutsche Welle (në serbisht). Marrë më 30 tetor 2017.
- ^ "About us: Lecturers". Women's Studies Center. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2013. Marrë më 27 tetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mladjenovic, Lepa (2000). "At-Home with Lepa Mladjenovic". Joan Nestle. Marrë më 30 tetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Zatvorimo bolnice koje ne lijece vec ponizavaju". Radio Kotor (në serbisht). 29 nëntor 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2019. Marrë më 8 dhjetor 2017.
- ^ Hughson (Blagojevic), Marina (nëntor 2016). "Unpacking Silence and Distortion: Mapping Misogyny in Serbia". Academia edu: 5 – nëpërmjet Academia edu.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Vušković, Lina; Trivunac, Sofija. "Feministička grupa Žena i društvo". Autonomni Ženski Centar Beograd. Marrë më 8 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ramet, Sabrina P. (1995). Social Currents in Eastern Europe: The Sources and Consequences of the Great Transformation. Duke University Press. fq. 225. ISBN 9780822315483.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Spasovska, Ljubica (18 pri 2017). The Last Yugoslav Generation: The Rethinking of Youth Politics and Cultures in Late Socialism. Oxford University Press. fq. 136. ISBN 9781526106315.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dobnikar, Mojca; Pamuković, Nela, red. (2009). Jaz, ti, one...Za nas: dokumenti jugoslavenskih feminističkih susreta 1987-1991 (në sllovenisht). Društvo Vita Activa, Ljubljana; Centar za žene žrtve rata / ROSA - Zagreb. fq. 14. ISBN 978-961-92800-0-3. Arkivuar nga origjinali (Print book) më 10 shkurt 2018. Marrë më 16 maj 2018.
- ^ Bunch, Charlotte; Reilly, Niamh; Douglass College. Center for Women's Global Leadership; United Nations Development Fund for Women (1994). Demanding accountability: the global campaign and Vienna Tribunal for women's human rights. Rutgers University, Center for Women's Global Leadership. fq. 37. ISBN 9780912917290.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)