Lufta e parë iliro-romake ishte një konflikt i armatosur i zhvilluar midis viteve 230 dhe 229 p.e.s. midis forcave të Republikës Romake dhe forcave ushtrakeMbretërisë Ilire Konsiderohet lufta e parë në serinë e Luftërave Iliro-romake, një grup luftërash që do të arrinin kulmin me aneksimin e IlirisëRepublikën Romake.

Konteksti

Redakto

As fitorja në Luftën e Parë Punike (241 p.e.s.) dhe pushtimi i Sardenjës dhe Korsikës (238–237 p.e.s.). nuk ishin të mjaftueshme për të qetësuar kufijtë romakë. Piratët me bazë në brigjet ilire ende vepronin të pandëshkueshëm në Adriatik dhe romakët u bindën për nevojën e ndërhyrjes ushtarake. Me hegjemoninë lokale të siguruar, Romës i duhej të garantonte sigurinë e të gjithë deteve që rrethonin gadishullin italian dhe nuk mund ta shpërfillte edhe më tutje kërcënimin ilirë, veçanërisht për kolonitë e reja të Ariminusit (themeluar në vitin 268 p.e.s.). C.) dhe Brundisium (244 p.e.s.), të cilët mund të revoltoheshin.

Në vitin 230 p.e.s. Senati Romak i dërgoi një ambasadë mbretëreshës së ilirëve, Teutës, por një nga ambasadorët, Lucius Coruncanius, përfundoi i vdekur, ndoshta me urdhër të saj, që u kuptua si një shpallje lufte. [1] [2]

Shkaqet e luftës

Redakto

Problemi i ndërhyrjes romake në Iliri ka qenë për historiografinë një tezë e parapëlqyer, rreth së cilës janë zhvilluar mjaft diskutime. Pikëpamja që ka qenë për një kohë të gjatë më e pranuar është se shkaku kryesor i kësaj ndërhyrjeje ka qenë pirateria ilire, që i sillte dëme të rënda tregtisë italike. Duke përsëritur Polibin, kjo ndërhyrje u paraqit si një konflikt që iu imponua senatit romak, në kundërshtim me vullnetin e tij, “për të frenuar veprimet e sundimtares mendjelehtë ilire”. Tezës që e shikonte ndërhyrjen romake si pjesë të një plani për një ekspansion më të gjerë në lindje iu kundërvu versioni se Roma as në këtë kohë e as më parë nuk ka pasur një politikë orientale. Më vonë kjo teori u përsërit dhe në ditët tona. Pasues të saj i atribuojnë monarkisë ardiane një “rol organizues” që i dha piraterisë ilire “pamjen e një imperializmi fillestar” dhe si pasojë bëri që “zgjerimi ilir të ndeshet me interesat romake”.

Është e rëndësishme të sqarohet në këtë rast nëse ishte pirateria ilire ajo që çoi në konfliktin iliro-romak dhe që bëri të pashmangshme luftën apo shkaqe të tjera më të thella.

Pirateria lindi dhe u zhvillua tek ilirët, ashtu sikurse dhe te popujt e tjerë të Mesdheut, në një stad të caktuar të zhvillimit të tyre historik. Kështu, burimet i përshkruajnë etruskët, në gjysmën e dytë të shek. IV, si një popull që terrorizonte lundrimin në Adriatik dhe në Egje; etolët në shek. III kishin gjithashtu një nam të keq si piratë. Edhe vetë romakët, pretenduesit e mbrojtjes së rendit, e kanë ushtruar piraterinë në prag të erës sonë. Tek ilirët ajo luajti një rol të dukshëm qysh nga fundi i shek. IV. Ky mendim pajtohet si me njoftimet e autorëve antikë, ashtu dhe me vetë zhvillimin shoqëror e politik të ilirëve në këtë kohë. Pirateria ishte një dukuri e pandarë e shoqërisë skllavopronare, që e shoqëroi atë në forma të ndryshme gjatë gjithë ekzistencës së saj.

Por veprimet ilire që përshkruan Polibi dhe që kanë të bëjnë me ngjarjet në prag të konfliktit të armatosur me Romën, nuk kanë aspak karakter piratesk. Ato ishin pjesë e politikës së shtetit ilir lidhur me gjendjen e krijuar në Greqi. Prandaj përpjekja e studiuesve për t’i shpjeguar shkaqet e ndërhyrjes romake me anë të piraterisë ilire nuk është e përligjur. Nuk kanë munguar orvatjet për të kërkuar shkakun e luftës edhe te “frika e zakonshme e romakëve ndaj fqinjit të fortë”. Por edhe ky nuk është një shpjegim i plotë. Ndërhyrja e Romës lidhej në rastin konkret me rrezikun që paraqiste ky fqinjë i fortë, aleati i Maqedonisë për aspiratat e saj në kushtet e një Greqie të dobësuar nga lufta e brendshme. Sukseset në perëndim e kishin rritur oreksin e qarqeve sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bërë më të fuqishme tendencën për të mos e ndarë sundimin e Mesdheut me fuqi të tjera, kurse dalja e shtetit ilir në arenë u shkonte ndesh këtyre tendencave. Midis kontradiktave të thella që kishin përfshirë në këtë kohë botën mesdhetare, ato të shtetit ilir me Romën dolën në plan të parë dhe shkaktuan konfliktin e armatosur të vitit 229. Në të ardhmen këto kontradikta do të thellohen e do të shtrihen gjithnjë më në lindje, duke sjellë me vete konflikte të reja të armatosura.

Që nga sulmi kundër Foinikes deri tek ardhja e delegatëve kishte kaluar një vit. Megjithatë, kjo çështje ziente qysh prej 2 vjetësh, nga ngjarja e Medionit. Gjatë kësaj kohe Roma kishte arritur të bënte, siç e pamë, hapat e nevojshëm diplomatikë për përgatitjen e opinionit publik. Ishin grumbulluar gjithashtu forca të konsiderueshme ushtarake, të cilat në rastin e rënies së Korkyrës u vunë menjëherë në lëvizje. Një flotë prej 200 anijesh dhe një ushtri prej 20 000 këmbësorësh do të merrte pjesë në këtë operacion, të cilin do ta drejtonin dy konsujt që ishin në fuqi atë vit. Kjo tregon se sa i madh ishte preokupacioni i romakëve për fushatën ilire dhe sa të ndërgjegjshëm ishin ata për vlerën reale të kundërshtarit të tyre. Nuk ishte kjo, pra, një çështje kaq e lehtë dhe e thjeshtë, siç është bërë zakon të paraqitet.

Të tërbuar (dhe të vetëdijshëm për mbështetjen popullore), senatorët reaguan me shumë energji, duke dërguar kundër ilirëve dy konsujt e vitit 229 p.e.s., Lucius Postumius Albinus dhe Gnaeus Fulvius Centúmalus, i pari komandonte flotën dhe i dyti ushtrinë. Të dy kishin në dispozicion një ushtri të frikshme: dyqind anije, 20 000 ushtarë dhe 2 000 kalorës.

Në fazën e parë të luftës, ndodhi largimi i gjeneralit grek Demétrio de Faro, i cili fillimisht ishte në shërbim të Teutës. Ai pushtoi Korkyrën (Korfunë moderne) dhe, kur mbaroi konflikti, iu dha komanda e ishujve të Dalmacisë nga romakët. Në të dytën, konsujt avancuan me shpejtësi duke pushtuar Epidamnin ( Durrësin ), Isën dhe Apoloninë dhe iu afruan shumë Shkodrës, duke terrorizuar të gjithë territorin e Teutës e cila e frikësuar nga shpejtësia e sulmit të romakëve, mbretëresha u bind përfundimisht të kërkonte paqe. Në fund të konfliktit, shumë territore u bënë mbretëri ose fise klientësh të romakëve: Apollonia, Korkyra, Epidamnus, Issa, Orico, Dimale dhe territori i dhënë Dhemetër Farit. [3] [4]

Por zhvillimi i ngjarjeve tregon se mbretëresha nuk arriti t’i dalë rrezikut përpara. Qytetet e mëdha të bregdetit, Dyrrahu, Apolonia dhe Korkyra, të cilat do të përbënin pikëmbështetjet kryesore të mbrojtjes, kishin mbajtur një qëndrim negativ. Plani për pushtimin me forcë të tyre nuk pati sukses. Kur romakët iu drejtuan Korkyrës, flota dhe forcat ilire ishin të shpërndara dhe të angazhuara në bllokadën e Dyrrahut dhe të Isës. Garnizoni ilir i Korkyrës kishte mbetur i izoluar dhe kësaj iu shtua tradhtia e Demetër Farit. Romakët, që edhe kështu kishin ardhur me forca të mëdha (200 anije), i gjetën portat e hapura dhe e zunë qytetin pa vështirësi. Forca të tjera të nisura nga Brindisi dhe ato të Korkyrës, pasi u bashkuan, iu drejtuan Apolonisë e më pas Dyrrahut dhe i zunë po me kaq lehtësi. Shtresa sunduese e këtyre qyteteve, e cila e kishte përcaktuar pozitën e vet që më parë, i mirëpriti pushtuesit; ajo u tregua e gatshme të hyjë në ombrellën romake mjaft që të ruante pozitat e veta dhe të siguronte pasurinë e tregtinë. Këtë politikë ndoqi edhe aristokracia parthine e atintane, e cila ishte e lidhur ngushtë me interesa ekonomike me qytetet fqinje, Dyrrahun dhe Apoloninë, ajo shpejtoi gjithashtu, siç thotë Polibi, “t’u nënshtrohej me dashje” romakëve dhe të sigurojë “miqësinë e tyre”.

Të mbështetur në planin fillestar të mbrojtjes së vijës bregdetare, ilirët nuk qenë në gjendje dhe nuk patën kohë të organizonin një qëndresë serioze. Vetëm në krahinat në veri të Dyrrahut romakët ndeshën në kundërshtimin ilir. Këtu ardianët i pritën me armë në dorë. Polibi nuk jep hollësira për luftën e tyre, thotë vetëm se i “i nënshtruan”, por këtë radhë nuk përdor më shprehjen “me dashje” si në rastin e parthinëve dhe atintanëve. Ai nuk ka mundur, gjithashtu, të heshtë për qëndresën e fortë të qytetit Nutria, pushtimi i të cilit u kushtoi romakëve shumë ushtarë dhe oficerë të vrarë. Duke përparuar drejt veriut gjatë bregdetit, thuhet se romakët morën edhe qytete të tjera, por emrat e tyre nuk zihen në gojë. Dimë që Isën e bllokuan romakët dhe ilirët, që e mbanin të rrethuar, u strehuan në qytetin Arbone, kurse Teuta me forca të vogla u mbyll në qytetin e fortifikuar të Rizonit.

Paqja e vitit 228 dhe pasojat e luftës së parë

Redakto

Ndërkaq Mbretëria Ilire kishte filluar të shpërbëhej. Duke parë këtë gjendje, në pranverë të vitit 228, Teuta dërgoi në Romë përfaqësuesit e saj që përfundoi paqen me senatin. Kushtet e paqes qenë të rënda. Sipas Polibit, Teuta detyrohej: 1. t’u paguante romakëve një tribut, 2. të hiqte dorë nga pjesa më e madhe e Ilirisë duke mbajtur për vete vetëm pak vende dhe 3. të mos lundronte në jug të Lisit me më shumë se dy anije, por edhe këto të paarmatosura. Të formuluara me terma kaq të përgjithshëm këto kushte janë bërë objekti i diskutimeve të shumta. Përpjekjet që janë bërë për të shpjeguar ndryshimet territoriale që iu bënë Mbretërisë Ilire dhe për të përcaktuar gjendjen juridike të tokave të shkëputura prej saj kanë çuar në përfundime të ndryshme, të cilat në ndonjë rast ishin të tilla që nuk mund të cilësohen as si hipoteza.

Për një kohë ka zotëruar një mendim, sipas të cilit, romakët i ndanë pushtimet e tyre në dy pjesë. Në veri krijuan një shtet të vogël që përbëhej nga ishulli i Farit dhe disa toka të bregdetit përballë. Në krye të atij ata vunë tradhtarin Demetër Farin, me qëllim që të vëzhgonte dhe të njoftonte për çdo veprim të Mbretërisë Ilire. Me tokat e tjera të pushtuara në jug romakët krijuan një protektorat, që shtrihej prej Lisit e deri tek malet Akrokeraune dhe ato Kaone. Në këtë protektorat u përfshinë, përveç Dyrrahut, parthinëve dhe atintanëve, edhe qytetet Dimale, Aulona, Oriku, Bylisi, Amantia e deri Antigonea e largët. Këtyre u shtoheshin edhe ishujt Isa e Korkyra.

Ndryshe nga kjo pikëpamje, më realist është mendimi që nuk njeh ndonjë teprim lidhur me të ashtuquajturin protektorat romak në Iliri. Me të drejtë është vënë në dukje se ai nuk ka përbërë kurrë një rrip të pandërprerë toke, që nga Lisi e deri te bregu kontinental përballë Korkyrës, por ka qenë përbërë, ashtu si e nënkupton Polibi dhe e shpreh Apiani, nga Apolonia, Dyrrahu dhe territoret e tyre, nga ishujt Korkyra, Isa dhe nga parthinët e atintanët, pa asnjë territor më tepër nga ato që i ishin dorëzuar Romës. Lisi, i cili në bazë të traktatit përbënte një kufi detar, nuk pranohet edhe si kufi tokësor midis Mbretërisë Ilire dhe protektoratit romak. Duke u nisur nga kjo është shprehur mendimi se disa toka në jug të protektoratit mbetën përsëri nën vartësinë e Mbretërisë Ilire, me gjithë vështirësitë që paraqiste kjo vartësi për të qenë reale. Me këtë sistem, traktati i siguronte Romës lundrimin e qetë në ngushticën e Otrantos dhe mbikqyrjen me anë të protektoratit të Mbretërisë Ilire, duke i hequr kësaj çdo mundësi që të bëhej përsëri një fuqi e madhe.

Kohët e fundit janë bërë përpjekje që këto mendime të zëvendësohen me një tezë të re, sipas së cilës zotërimet romake kufizohen gjithashtu me tokat e Dyrrahut, të Apolonisë, të parthinëve dhe të atintanëve, por parthinët shtriheshin në luginën e mesme dhe të epërme të Shkumbinit, kurse atintanët në Çermenikë. Kështu protektorati ngushtohet, por shtrihet thellë në lindje. Rreth tij pastaj vendosen një sërë zonash të pavarura, që shërbejnë, sikurse thuhet, si amortizatorë për zotërimet romake. Në veri të Dyrrahut deri në afërsi të Skodrës vendoset zotërimi i Demetër Farit, që ndante protektoratin nga Mbretëria Ilire; në lindje zotërimet romake, duke depërtuar thellë deri në burimet e Drinit të Zi, ndanin mbretërinë ardiane nga aleatët e saj maqedonë dhe bllokonin rrugët nga Maqedonia për në brigjet e Adriatikut; më poshtë Dasaretia, që zinte territorin midis Devollit dhe Osumit, u bë gjithashtu një zonë e pavarur dhe formoi një amortizator tjetër ndaj Maqedonisë; më në fund, në jug zona që hyri në vartësinë e Romës përfundonte në territorin e Apolonisë, që takonte bregun e Vjosës, por nuk përfshinte Aulonin, Orikun, Bylisin dhe Amantien. Këto katër qytete formonin një grup të pavarur ose neutral, me fjalë të tjera një amortizator tjetër ndaj Lidhjes Epirote.

Është e pabesueshme që romakët të kenë projektuar dhe realizuar një sistem të tillë mbrojtës, të paktën në mënyrë të ndërgjegjshme, siç na paraqitet. Senati nuk mund të zbatonte një politikë jo realiste. Shtete të tilla të vogla nuk mund të kishin një vlerë reale, sepse fuqitë që qëndronin pas këtyre të ashtuquajturve amortizatorë nuk do t’i përfillnin ato, nuk do t’i konsideronin si pengesë. Në fakt të gjitha sulmet që shpërthyen më vonë prej Mbretërisë Ilire apo Maqedonisë kundër zotërimeve romake nuk kanë ndeshur në pengesën e këtyre lloj shteteve dhe nuk ka të dhëna që mbrojtja romake të jetë mbështetur në to. Përveç kësaj, disa fakte të veçanta që përfshihen në këtë tezë janë krejt arbitrare. Kështu, është e pabazuar vendosja e zotërimeve të Demetër Farit në veri të Dyrrahut deri në afërsi të Skodrës dhe, po kështu, nuk qëndron lokalizimi i atintanëve në Çermenikë.

Duke pranuar si të drejtë mendimin që zotërimet romake në tokën ilire formoheshin nga Dyrrahu, Apolonia dhe parthinët e atintanët, mbetet sidoqoftë e paqartë shtrirja territoriale e këtyre zotërimeve. Përpjekjet për lokalizimin e parthinëve dhe të atintanëve nuk kanë dhënë përfundime të kënaqshme. Në qoftë se për parthinët ka ardhur duke u saktësuar mendimi që ata, si banorë të tokave në shpinë të Dyrrahut, shtriheshin prej Ardaksanit e deri në Aps (Apsos), për atintanët mendimet e studiuesve ende nuk përkojnë. Megjithatë, po t’i çlirojmë këto pohime nga ndonjë interpretim jo i drejtë i burimeve dhe të lëmë mënjanë si të dyshimta, ato burime që i shtrijnë atintanët deri në Dodonën e largët apo në luginën e Drinos, atëherë do të vërejmë se burimet kryesore e më të besueshme e vendosin këtë popullsi në shpinë të Apolonisë, në Mallakastrën e sotme. Kështu, parthinët e atintanët së bashku zinin gjithë bregdetin prej Ardaksanit deri në Aps (Apsos) me një shtrirje në lindje që përfshinte edhe brezin kodrinor të ultësirës bregdetare. Në këtë territor bënin pjesë një varg qytetesh ilire, midis të cilave ka të ngjarë edhe Dimale, por jo Bylisi, që zinte skajin më jugor.

Me vënien nën sundimin e tyre të tokave më të rëndësishme të bregdetit, romakët likujduan kështu zotërimet e Mbretërisë Ilire në jug. Edhe në qoftë se në këto anë mbeti ndonjë zonë që nuk u përfshi në zotërimet romake, siç mund të ishte Bylisi me rrethin e afërt të tij, Dasaretia apo ndonjë zonë tjetër e brendshme malore, ato në fakt mbetën të shkëputura nga Mbretëria Ilire, me të cilën edhe më parë, për vetë natyrën e shteteve antike, jo gjithmonë kishin lidhje të forta. Koinoni i bylinëve, si një bashkim i popullsisë dhe i qendrave të vogla përreth, që na përmendet në burimet epigrafike i takon, me sa duket, kësaj kohe.

Nga analiza e pikave të traktatit arrihet në përfundimin se Roma e reduktoi shtetin ilir në një mbretëri të vogël në veri të Lisit. Në jug ajo krijoi një zotërim të vetin që formohej nga Dyrrahu, Apolonia, parthinët dhe atintanët. Këtë zotërim ajo do ta përdorte si një bazë për të garantuar respektimin e traktatit dhe për të shtypur çdo përpjekje për rimëkëmbjen e shtetit ilir. Zotërimet (dinasteia) e Demetër Farit përbënin gjithashtu një kundërpeshë ndaj Mbretërisë Ilire në veri, kurse krahinat apo qytetet e tjera të jugut, që mbetën të shkëputura nga kjo mbretëri, u lanë të papërfillura me besimin që, si njësi të vogla, favorizonin pozitën e Romës në këto anë. Ndalimi, sipas traktatit, i lundrimit në jug të Lisit kishte për qëllim të kufizonte nga ana tjetër fuqinë detare të Mbretërisë Ilire; për këtë do të shërbenin në mënyrë të veçantë zotërimi i Isës dhe i Korkyrës. Kështu me anë të këtij traktati Roma siguronte të gjitha masat e mundshme për ta dobësuar shtetin ilir dhe për ta mbajtur atë nën kontroll, por jo për ta asgjësuar plotësisht.

Në marrëdhëniet me Romën Mbretëria Ilire mbeti, pas përfundimit të traktatit, një shtet tributar. Është thënë se tributi ka qenë një dëmshpërblim që do të paguhej me këste, megjithëse masa dhe mënyra e shlyerjes së tij në traktat nuk përcaktohet. Gjendja juridike e qyteteve dhe e popullsive që u përfshinë në zotërimet direkte të Romës nuk është gjithashtu e qartë. Marrja e tyre nën të ashtuquajturën mbrojtje nga Roma lejon të nënkuptohet se ato qenë vënë nën një lloj varësie. Ka shumë të ngjarë që këto të jenë konsideruar nga ana formale si “aleatë” apo “miq” që u lejohej e drejta e një vetadministrimi të kufizuar. Por në fakt ato ishin të varurit e Romës dhe si të tillë nuk mund të hynin në marrëdhënie të lira me shtetet e tjera. Përveç kësaj, ata ishin të detyruar të pranonin në çdo kohë ushtritë romake dhe t’i furnizonin ato me ushqime apo t’i plotësonin me kontingjente ndihmëse tokësore e detare, siç ndodhi, qysh në vitin e parë të pushtimit, në dimrin e vitit 229/228 dhe më vonë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Demetër Farin, që u vu në shërbim të Romës, si dinast i varur i një zotërimi të vogël në ishullin e Farit dhe brigjet e Dalmatisë. Gjatë konfliktit Maqedonia, Lidhja Epirote dhe Akarnania kishin mbajtur një qëndrim që nuk pajtohej me detyrimet e tyre si aleatë të shtetit ilir dhe me interesat e tyre politike në përgjithësi. Ky qëndrim shpjegohet me një varg rrethanash. Sado me rezerva ta kenë parë këta aleatë rritjen e fuqisë ilire, dalja e Romës në brigjet lindore të Adriatikut nuk mund të ishte për ta më e mirë. Por, nga ana tjetër, nuk shohim, të paktën burimet nuk na e thonë, që krahas masave mbrojtëse me karakter ushtarak, shteti ilir të ketë marrë edhe masa për vënien në lëvizje të aleatëve të tij. Duket qartë se ilirët, ashtu edhe aleatët e tyre nuk arritën t’i përfundonin përgatitjet për t’i dalë përpara rrezikut që po i kërcënonte. Jo vetëm kaq, por vetë Maqedonia u gjend në këtë kohë e rrezikuar seriozisht nga një sulm dardan, i cili i kushtoi jetën sundimtarit të saj, Demetrit II. Ky fakt nuk ishte pa rëndësi në zgjedhjen e momentit të përshtatshëm për shpërthimin e konfliktit të armatosur kundër ilirëve. Edhe në qoftë se ky sulm ishte krejt i pavarur, nuk mund të mos merret parasysh fakti që ai përkon në kohë me ngjarjet e përshkruara më lart. Në këto rrethana romakëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse të ndanin dhe të paralizonin aleatët jugorë, Lidhjen Epirote dhe Akarnaninë prej mbretërive ilire. Këtë detyrë ata e zgjidhën duke drejtuar goditjen e tyre të parë kundër Korkyrës dhe Apolonisë.

Pasi rregulluan punët në Iliri, romakët përcaktuan edhe qëndrimin e tyre ndaj aleatëve dhe armiqve të shtetit ilir. Në gjendjen e re të krijuar senati deshi t’u jepte atyre një provë më të qartë të pozitës së Republikës. Menjëherë pas përfundimit të traktatit të paqes, konsulli që mbeti në Iliri u dërgoi një delegacion etolëve dhe ahejve për t’u shpjeguar arsyet e ndërhyrjes dhe të luftës në Iliri dhe për t’u bërë të ditur kushtet e paqes që u kishin imponuar ilirëve. Përfaqësuesit bënë çmos të justifikonin këtë iniciativë të Romës, duke nxjerrë në pah pasojat e “lumtura” që rridhnin prej saj për helenët. Kujdesit dhe mirësjelljes së tyre të shtirë, lidhjet e mëdha greke qenë detyruar t’u përgjigjeshin duke i pritur këto delegacione plot respekt dhe duke dhënë kështu, miratimin e tyre për këto veprime të Republikës. Më vonë delegatët vizituan edhe dy qytete të mëdha tregtare, Korinthin dhe Athinën, që përfaqësonin kundërshtarin më të vendosur të Maqedonisë dhe jo vetëm gjetën të njëjtën pritje, por si asnjëherë më parë, u lejuan të merrnin pjesë në lojërat istmike. Krenaria greke ishte thyer dhe Roma kishte bërë në këtë drejtim hapin e parë konkret. Nga ana tjetër, Maqedonia, Epiri dhe Akarnania, aleate të Mbretërisë Ilire, nuk u vizituan. Me këtë qëndrim mospërfillës Roma u dha të kuptojë atyre se në cilën anë ishin simpatitë e saj.

Fushata e asaj vere thuajse e kishte zgjidhur përfundimisht fatin e luftës. Viset e pushtuara në veri, konsujt i lanë nën mbikqyrjen e Demetër Farit dhe vetë u kthyen në Dyrrah me flotën dhe forcat e tyre tokësore. Njëri prej tyre u nis për në Romë duke marrë me vete pjesën më të madhe të forcave; tjetri mbeti në Iliri me 40 anije dhe si rekrutoi ushtarë në qytetet që ishin rreth e rrotull, vendosi ta kalojë aty dimrin për të vigjëluar ardianët dhe popullsitë e tjera që ishin vënë nën “mbrojtjen” e Romës.

Reagime të menjëhershme

Redakto

Ilirët u trajtuan shumë të ashpër pas disfatës së tyre. Teuta u detyrua të lironte qytetet greke dhe dalmate të çliruara nga romakët, t'i paguante një haraç vjetor Romës dhe të siguronte që të mos gjendeshin asnjë anije luftarake dhe maksimumi dy anije tregtare pas Lisus (Lezha moderne, midis Shkodrës dhe Epidamnit).

Ndikimi

Redakto

Në fund të këtij konflikti, Roma filloi të afirmohej përfundimisht si një fuqi në Adriatik, por nuk aneksoi territore të reja. Ajo ia dorëzoi qeverisjen e ishujve dhe bregdetit dalmat Demetër Farit, një vendim për të cilin do të pendohej, siç tregojnë ngjarjet që çuan në Luftën e Dytë Ilire, dhe të cilin e bëri një klient të një mbretërie që dikur konsiderohej fuqi vendase.

Pasojë indirekte e kësaj lufte ishte rikonfirmimi i miqësisë midis grekëve dhe romakëve. Roma fitoi simpati të madhe midis popullsive greke të rajonit, të cilët, për shkak të fuqisë romake në rritje, e konsideruan veten të mbrojtur nga romakët. Për shkak të kësaj, romakët u ftuan në Lojërat Isthmian të vitit 228 p.e.s. një propozim i mbrojtur nga qyteti i Korintos si një demonstrim mirënjohjeje për Romën që kishte çliruar Adriatikun nga piratët. Më në fund, athinasit i pranuan romakët në Misteret Eleusinian, duke e barazuar Romën jo me një qytet barbar, por me një qytet grek.

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Le Bohec, Yann (1995), Édition du Rocher (red.), Histoire militaire des guerres puniques, L'art de la guerre (në frëngjisht), Monaco, ISBN 978-2-268-02147-8{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Broughton, T. Robert S. (1951), The American Philological Association (red.), The Magistrates of the Roman Republic (në anglisht), vëll. I, Nova Iorque{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Piganiol, André (1974), Presse Universitaire de France (red.), La conquête romaine, Peuples et civilisations (në frëngjisht), Paris{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Políbio (1969), les Belles lettres (red.), Histoires: livre I, coleção des universités de France (në frëngjisht), Paris{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Will, Edouard (2003), Édition du Seuil (red.), Histoire politique du monde hellénistique: 323-30, Points. Histoire (në frëngjisht), Paris, ISBN 978-2-02-060387-4{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Yann Le Bohec (1995), Éditions du Rocher (red.), Histoire militaire des guerres puniques (në frëngjisht), Monaco, ISBN 978-2-268-02147-8{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Piganiol, André (1974), Presses universitaires de France (red.), La conquête romaine (në frëngjisht), Paris{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  • Will, Edouard (2003), Édition du Seuil (red.), Histoire politique du monde hellénistique (në frëngjisht), Paris, ISBN 978-2-02-060387-4{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)

Referime

Redakto
  1. ^ Broughton 1951, p. 227.
  2. ^ Políbio, Histórias II, 8, 3
  3. ^ A.Piganiol, Le conquiste dei Romani, Milano 1989, pp. 200-201.
  4. ^ Políbio Histórias II.8