Lumi i Drenit është një lumë në veri të Kosovës, degë e djathtë e lumit të Ibrit. Lumi i Drenit buron jo shumë larg minierës së xeheve të galvanizuara të plumbit në Bellobërdë të Albanikut. Ai buron nga dy lumenj më të vegjël - lumi i Belobërdës dhe lumi Marushiçka. Gjatësia totale e lumit të Drenit është rreth 15 km. Burimi i lumit është afërsisht 1.250 metra mbi nivelin e detit. Lumi i Drenit rrjedh në jugperëndim përmes një lugine midis fshatrave Miokoviqi, Cërnotava, Zemanica, Vitanoviqi dhe pasi kalon mes për mes fshatit Dreni i Albanikut derdhet në lumin e Ibrit.[1]

Lumi i Drenit

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Drenska Reka sa Geonames.org (cc-by); post updated 2012-01-19; database download sa 2015-05-23