Maqedonia e Madhe
Maqedonia e Bashkuar (maqedonisht: Обединета Македонија, Obedineta Makedonija), ose Maqedonia e Madhe (maqedonisht: Голема Македонија, Golema Makedonija), është një koncept irredentist i nacionalistëve maqedonë, i cili synon bashkimin e gjitha trojeve që i takojnë rajonit gjeografik të Maqedonisë në Europën juglindore (që ata pretendojnë se është atdheu i tyre, dhe që sipas tyre është copëtuar padrejtësisht në Traktatin e Bukureshtit në 1913) në një shtet të vetëm që do udhëhiqej nga maqedonët.[nevojitet citimi] Si kryeqytet i Maqedonisë së Madhe do bëhej qyteti Selanik (Solun në gjuhët sllave) i cili ndodhet në krahinën greke Maqedonia, dhe të cilin maqedonët dhe vetë Titoja kishte ëndërruar gjithmonë ta zotëronin.[1][2]
Historia e konceptit
RedaktoKoncepti i Maqedonisë së bashkuar u shfaq fillimisht në fund të shekullit të 19, në dokumentet e Organizatës së Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) si variant i quajtur Maqedonia autonome. Organizata u themelua më 1893 në Selanik të Perandorisë Osmane, nga një grup i vogël anti-osman i revolucionarëve maqedono-bullgarë,[3] të cilët e shihnin Maqedoninë si një territor të pandarë kurse të gjithë banorët e saj si "maqedonë", pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike. Ideja atëherë ishte kryekëput politike dhe nuk nënkuptonte shkëputje prej etnisë bullgare, por unitet të gjithë kombësive në atë rajon. [4] Pasi kaloi nëpër disa transformime të ndryshme, organizata origjinale u shtyp në vitet e 1930-ta, kur territori i Republikës së Maqedonisë ishte pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë. Partia politike VMRO–DPMNE pretendon të jetë pasardhësja ideologjike e VMRO-së së vjetër.
Sipas Svetozar Vukmanoviqit, përfaqësuesit personal të Titos në Maqedoninë jugosllave gjatë viteve të 40-ta, "sllogani mbi Maqedoninë e bashkuar u shfaq për herë të parë në manifestin e SHP të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Maqedonisë, në fillim të tetorit 1943. Më parë nuk ishte përmendur asnjëherë në ndonjë dokument, as në Jugosllavi, as në Maqedoni." [5]
Në epokën moderne, nacionalistët maqedonë kanë bërë thirrje për një "Maqedoni të Bashkuar" që nga viti 1989 e tutje, me parulla si "Soluni (Selaniku) është i joni" dhe "Ne luftojmë për Maqedoni të Bashkuar".[6][7] Nacionalistët maqedonas, e zbërthejnë rajonin e Maqedonisë si më poshtë: [8]
- Maqedonia e Vardarit (Вардарска Македонија), e cila përfshin:
- territorin e Republikës së Maqedonisë;
- Gorën (Гора), në jug të Kosovës dhe në lindje të Shqipërisë
- Prohor Pçinski (Прохор Пчински), në jug të Serbisë, dhe
- Maqedonia Greke (ose "Maqedoninë e Egjeut", "Егејска Македонија"), në veri të Greqisë;
- Provinca Blagoevgrad (ose "Maqedonia e Pirinit", "Пиринска Македонија"), Bullgaria jugperëndimore; dhe
- Prespë e Vogël (Мала Преспа) dhe Gollobordë (Голо Брдо), Shqipëri.
Nacionalistët maqedonë u referohen territoreve të lartpërmendura si pjesë të paçliruara të Maqedonisë dhe pretendojnë se shumica e popullsisë në ato vende është maqedone. Në rastin e Bullgarisë dhe të Shqipërisë thonë që numri i tyre është falsifikuar gjatë regjistrimeve të popullsisë. Në Shqipëri, zyrtarisht ka vetëm 5000 maqedonë, kurse nacionalistët maqedonë pretendojnë shifra prej 120,000 deri në 350,000. Në Bullgari, zyrtarisht ka 1400 maqedonë, kurse nacionalistët maqedonë pretendojnë 200,000. Në Greqi, ka një minoritet sllavofon me vetë-identifikime të ndryshme (maqedon, grek, bullgar), dhe i cili përllogaritet të jetë diku 100,000-200,000 (sipas Greek Helsinki Monitor vetëm 10,000 - 30,000 kanë identitet kombëtar maqedon[9]). Qeveria e Maqedonisë, e udhëhequr nga partia nacionaliste VMRO–DPMNE, pretendon një minoritet maqedon që arrin në 750,000.[10]
VMRO–DPMNE, partia qeverisëse nacionaliste[11][12][13][14][15][16][17] e Republikës së Maqedonisë, në rezolutën e saj të parë, miratoi platformën e "Maqedonisë së Bashkuar",[18] një akt që i zemëroi politikanët e moderuar maqedonë, dhe i cili është parë nga Greqia si një pretendim i papranueshëm irredentist ndaj provincës veriore greke të Maqedonisë.[19]
Para dhe menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Republika e Maqedonisë, në Greqi mendohej se ideja e Maqedonisë së Bashkuar kishte akoma përkrahjen e shtetit. Në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë pas pavarësisë, të miratuar më 17 nëntor 1991, Neni 49 thoshte:[20]
- (1) Republika kujdeset për statusin dhe të drejtat e atyre personave që i përkasin popullit maqedon në shtetet fqinje, si dhe emigrantëve maqedonë, ndihmon zhvillimin e tyre kulturor dhe promovon lidhjet me ta.
- (2) Republika kujdeset për të drejtat kulturore, ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Republikës jashtë vendit.
Më 13 shtator të vitit 1995, Republika e Maqedonisë, nënshkroi një Marrëveshje të Përkohsme me Greqinë [21] në mënyrë që t'i jepte fund embargos ekonomike që i kishte vendosur Greqia, mes tjerash edhe për pretendimet territoriale. Ndër dispozitat e saj, Marrëveshja specifikonte se Maqedonia hiqte dorë nga gjithë pretendimet territoriale ndaj shteteve fqinje.
Koncepti i Maqedonisë së Bashkuar mund të gjendet ende në burime zyrtare të republikës,[22][23] dhe mësohet në shkolla përmes teksteve shkollore dhe botimeve tjera qeveritare.[24][25]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Greek Macedonia "not a problem", The Times (London), August 5, 1957
- ^ A large assembly of people during the inauguration of the Statue of Alexander the Great in Skopje, the players of the national basketball team of the Republic of Macedonia during the European Basketball Championship in Lithuania, and a little girl, singing a nationalistic tune called Izlezi Momče (Излези момче, "Get out boy"). Translation from Macedonian:
"Get out, boy, straight on the terrace
And salute Goce's race
Raise your hands up high
Ours will be Thessaloniki's area." - ^ The Balkans. From Constantinople to Communism. Dennis P Hupchik, page 299
- ^ The Macedoine, "The National Question in Yugoslavia. Origins, History, Politics", by Ivo Banac, Cornell University Press, 1984.
- ^ Svetozar Vukmanovic, Struggle for the Balkans. London, Merlin Press 1980, 1990. Page 213
- ^ John Phillips, Macedonia: warlords and rebels in the Balkans, I B Tauris Academic, 2002, p.53
- ^ Robert Bideleux, Ian Jeffries, The Balkans: a post-communist history, Routledge, 2006, p. 410
- ^ Janusz Bugajski, Ethnic Politics in Eastern Europe: A Guide to Nationality Policies, Organizations and Parties, Sharpe, M. E. Inc., 1994, p. 114
- ^ "Report about Compliance with the Principles of the Framework Convention for the Protection of National Minorities (along guidelines for state reports according to Article 25.1 of the Convention)". Greek Helsinki Monitor. 18 shtator 1999. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 16 janar 2018.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Macedonia erases 'irredentist' claims as Commission tables report". euroactiv. 17 prill 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Alan John Day, Political parties of the world, 2002
- ^ Hugh Poulton, Who are the Macedonians?, Hurst & Company, 2000
- ^ Loring M. Danforth, The Macedonian conflict: ethnic nationalism in a transnational world, Princeton University Press, 1997
- ^ Christopher K. Lamont, International Criminal Justice and the Politics of Compliance, Ashgate, 2010
- ^ Human Rights Watch World Report, 1999
- ^ Imogen Bell, Central and South-Eastern Europe 2004, Routledge
- ^ Keith Brown, The past in question: modern Macedonia and the uncertainties of nation, Princeton University Press, 2003
- ^ Michael E. Brown, Richard N. Rosecrance, The costs of conflict: prevention and cure in the global arena, Rowman & Littlefield Publishers, 1999, p.133
- ^ Alice Ackermann, Making peace prevail: preventing violent conflict in Macedonia, Syracuse University Press, 2000, p.96
- ^ Constitution of the Republic of Macedonia Arkivuar 22 korrik 2006 tek Wayback Machine, adopted 17 November 1991, amended on 6 January 1992.
- ^ "Interim Accord between the Hellenic Republic and the former Yugoslav Republic of Macedonia", United Nations, 13 September 1995.
- ^ Lenkova, M. (1999). Dimitras, P. (red.). "Greek Helsinki Monitor: Macedonians of Bulgaria" (PDF). Minorities in Southeast Europe. Greek Helsinki Monitor, Center for Documentation and Information on Minorities in Europe — Southeast Europe. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 23 korrik 2006. Marrë më 24 korrik 2006.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Danforth, Loring M. How can a woman give birth to one Greek and one Macedonian?. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2007. Marrë më 2006-12-26.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ Facts About the Republic of Macedonia - annual booklets since 1992, Skopje, Republic of Macedonia Secretariat of Information, Second edition, 1997, ISBN 9989-42-044-0. p.14. 2 August 1944.
- ^ Macedonianism: Macedonia's expansionist designs against Greece after the Interim Accord (1995), Society for Macedonian Studies, Ephesus Publishing, 2007