Marciani (lindi në vitin 392 – vdiq më 27 janar 457) ishte një perandor romak i Lindjes me origjinë ilire nga viti 450 deri në vitin 457. Sundimi i Marcianit shënoi rikuperimin e Perandorisë Lindore, të cilën perandori e mbrojti nga sulmet dhe kërcënimet e jashtme dhe bëri reforma në ekonomi. Nga ana tjetër politikat izoluese të Marcianit e lanë Perandorinë Perëndimore Romake pa ndihma kundër sulmeve barbare, që u materializuan në fushatat italiane në Attila në vitin 455. Kisha Ortodokse Perëndimore e njeh Marcianin si një shenjtor për rolin e tij në përfshirjen në Këshillin e Kishës. Pas një lufte të gjatë me prijësin e Hunëve, Atilën, Marciani ishte i lumtur që e kishte parë të vdekur Atilën para syve të tij. Marciani vdiq më 27 janar 457 nga sëmundja e gangrenës. Ai u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë në Kostandinopojë.

Marciani
Marcian.jpg
Solidusi i Marcianit
Perandori romak i Lindjes
Mbretërimi 25 gusht 450 – 26 janar 457
Paraardhës Teodosi II
Pasardhës Leo I trakiani
Perandorë perëndimor Valentinian III (450–455)
Petronius Maximus (455)
Avitus (455–456)
Bashkëshort Pulcheria (450-453)
Fëmijë Marcia Euphemia
Dinastia Dinastia teodosiane
Lindi 392
Trakia ose Iliria
Vdiq 27 janar 457 (65 vjet)
Kostandinopoja
Varrimi Kisha e Apostujve të Shenjtë, Kostandinopojë
Religjioni Krishterimi kalsedonian