Mëria

nëna e Jezusit
(Përcjellë nga Maria)

Mëria në jug, Maria ose Mria në veri[a] ishte një grua jehude nga Nazareti i shekullit të parë,[3] gruaja e Jozefit dhe nëna e Jezusit. Ajo është një figurë e rëndësishme e Krishterimit. Kishat Ortodokse Lindore dhe Orientale, Katolike, Anglikane dhe Luterane besojnë se Maria, si nëna e Jezusit, është Nëna e Zotit. Pikëpamjet e tjera protestante për Marinë ndryshojnë, me disa që mendojnë se ajo ka status më të ulët. Ajo ka pozitën më të lartë në Islam në mesin e të gjitha grave dhe përmendet shumë herë në Kuran, duke përfshirë në një kapitull me emrin e saj.[4][5][6]

Mary
Shën Meria nga Albreht Dyrer
Lindirr. 18 BC
VdiqPas rr. 33 e.r.
Bashkëshorti/jaJozefi
FëmijëJezusi
Prind/ërJoakimi dhe Ana (sipas disa shkrimeve apokrife)
Dante Gabriel Rossetti Shërbëtorja e Zotit.
Rafaeli: Zonja me fëmijë

Ungjijtë sinoptikë e emërojnë Marinë si nënën e Jezusit. Ungjijtë e Mateut dhe Lukës e përshkruajnë Marinë si një virgjëreshë që u zgjodh nga Perëndia për të ngjizur Jezusin nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Pasi lindi JezusinBetlehem, ajo e rriti atë në qytetin e NazaretitGalilesë dhe ishte në Jeruzalemkryqëzimin e tij dhe me apostujt pas ngritjes së tij në qiell. Edhe pse jeta e saj e mëvonshme nuk llogaritet në Bibël, Katolikët, Ortodokët Lindorë dhe disa tradita protestante besojnë se trupi i saj u ngrit në qiell në fund të jetës së saj tokësore, e cila njihet në Krishterimin Perëndimor si Supozimi i Marisë dhe në Krishterimin Lindor si Fjetja e Nënës së Zotit.

Fusha e teologjisë krishtere, që merret me figurën e saj quhet mariologji. Festa e lindjes së Shën Marisë është 8 shtatori, dhe kremtohet nga kishat ortodokse, katolike, dhe anglikane. Kishat katolike dhe ortodokse festojnë edhe shumë ditë të tjera festive të Zonjës së Bekuar.

Perspektiva fetare

Redakto

Virgjëresha Maria zë një vend të lartësuar në Islam dhe ajo konsiderohet nga Kurani si gruaja më e madhe në historinë e njerëzimit. Shkrimi i shenjtë islam tregon Premtimin Hyjnor dhënë Merjemes si: "O Merjem! Vërtet Allahu ju ka zgjedhur, ju ka pastruar dhe ju ka zgjedhur mbi të gjitha gratë e botës.” (3:42).

Për më tepër, Maria është e vetmja grua e përmendur në Kuran dhe ajo përmendet ose referohet në shkrimet e shenjta gjithsej 50 herë. Maria mban një pozitë të veçantë dhe të nderuar mes grave në Kuran. Një sura (kapitull) në Kuran titullohet "Merjem", e vetmja sure në Kuran me emrin e një gruaje, në të cilën historia e Marisë (Merjemes) dhe e Jezusit (Isait) tregohet sipas pikëpamjes Islame.[6]

Shënime historike

Redakto

Kulti i Mërisë në viset shqiptare

Redakto

Shënime

Redakto
  1. ^ hebraisht: מִרְיָם, romanizuar: Mīryām; arabisht: مريم, romanizuar: Maryam; greqishtja e lashtë: Μαρία, romanizuar: María

Referime

Redakto
  1. ^ "Catholic Enncyclopedia: Tomb of the Blessed Virgin Mary". New Advent (në anglisht). Marrë më 2 janar 2023.
  2. ^ "Tomb of Mary: Location and Significance: University of Dayton, Ohio". udayton.edu (në anglisht). Marrë më 2 janar 2023.
  3. ^ Raymond Edward Brown; Joseph A. Fitzmyer; Karl Paul Donfried (1978). Mary in the New Testament (në anglisht). NJ: Paulist Press. fq. 140. ISBN 978-0809121687. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2021. Marrë më 23 shkurt 2021. ...consonant with Mary's Jewish background
  4. ^ Quran 3:42; cited in Stowasser, Barbara Freyer, "Mary", in: Encyclopaedia of the Qurʾān, General Editor: Jane Dammen McAuliffe, Georgetown University, Washington DC.
  5. ^ J.D. McAuliffe, Chosen of all women
  6. ^ a b Jestice, Phyllis G. Holy people of the world: a cross-cultural encyclopedia, Volume 3. 2004 ISBN 1-57607-355-6 p. 558 Sayyidana Maryam Arkivuar 2020-07-27 tek Wayback Machine

Lidhje të jashtme

Redakto