Masakra e Burgut të Dubravës është një masakër që ka ndodhur në Burgun e Dubravës, në veriperëndim të Kosovës më datat 19-24 maj 1999, në kohën e Luftës së Kosovës, ku janë vrarë të paktën 99 të burgosur shqiptarë të Kosovës dhe kanë mbetur të plagosur rreth 200 të tjerë.

Masakra e Burgut të Dubravës
VendndodhjaBurgu i Dubravës, afër Istogut, Kosovë
Data19-23 maj 1999
Lloji i sulmitBombardim burgu
Vdekje99 [19-23 (bombarduar); 78-82 (ekzekutuar)]

Në fillim, NATO-ja ka pohuar se burgu ishte kazermë ushtarake. Duke synuar forcat jugosllave dhe serbe, NATO-ja bombardoi burgun më 19 maj dhe 21 maj 1999. Më 22 maj, forcat serbe të sigurisë rreshtuan afërsisht 1,000 të burgosur në oborr dhe qëlluan mbi ta me snajperë, mitralozë dhe granata nga muret e burgut dhe kullat për roje, duke vrarë të paktën shtatëdhjetë njerëz. Të paktën dymbëdhjetë të burgosur të tjerë u vranë gjatë njëzet e katër orëve të ardhshme pasi rojet e burgut, policia speciale dhe ndoshta paramilitarët sulmuan të burgosurit që fshiheshin në ndërtesat e shkatërruara të burgut, bodrumet dhe kanalizimet. Të plagosurit u morën me kamionë, ndërsa të burgosurit e mbetur u transportuan në burgun e Lipjanit, ku u rrahën. Më 10 qershor, ata u transferuan dhe u mbajtën në burgjet në Serbi me të mbaruar lufta.[1]

Përputhja e dëshmive të dëshmitarëve, me detaje specifike për kohët dhe vendndodhjet, nuk lë dyshim se forcat e qeverisë serbe dhe me gjasë edhe ato jugosllave kanë vrarë me qëllim dhe pa nevojë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh në burg.

Sfondi

Redakto

Burgu i Dubravës ishte burgu me objektin më të madh në Kosovë. I vendosur disa kilometra në lindje të Burimit (Istogut) në veri-perëndim të Kosovës (rrafshi i Dukagjinit), afër kufirit me Malin e Zi, burgu kishte tri pavijone me një kapacitet prej më shumë se 1.000 të burgosur. Të burgosurit dyshohej se ishin pjesë e UÇK-së dhe kriminelë të zakonshëm.[2] Ashtu si me të gjitha institucionet e paraburgimit në Kosovë, raporte të besueshme për tortura dhe abuzime erdhën nga burgu i Dubravës përgjatë vitit 1998 dhe në fillim të vitit 1999.[3]

Avokatët mbrojtës mbanin kontakt fshehurazi me klientët e tyre në Dubravë dhe Misioni për Verifikim në Kosovë nuk u lejua asnjëherë të hynte në burg. Shumë njerëz që mbaheshin në këtë burg kishin bërë ankesa për tortura dhe rrahje. Lëndimet përfshinin kockat e thyera e deri në dështimin e përhershëm të veshkave. Besohet se të paktën katër ose pesë burra vdiqën si rezultat i rrahjeve të marra ndërsa ata u mbajtën në burg midis tetorit 1998 dhe marsit 1999.[4] Një dëshmitar tha për HRW-në se rojet e burgut i rrihnin të burgosurit çdo ditë prej kur kishin filluar bombardimet e NATO-s.[3]

Një ish i burgosur i transferuar në Dubravë më 30 prill, tha se afro 165 shqiptarë nga Gjakova u sollën në Dubravë pas një kohe të shkurtër pasi ai kishte mbërritur. Kjo u konfirmua gjatë gjyqit prill-maj 2000 në Nish të 143 shqiptarëve të arrestuar në Gjakovë në maj 1999, të cilët dëshmuan se ata ishin transferuar nga Gjakova në burgje në Pejë, Lipljan dhe Dubravë.[3]

Në mesin e shqiptarëve në Dubravë ishte një nga të burgosurit më të shquar politikë të Kosovës, Ukshin Hoti, i cili po mbaronte vitin e fundit me një dënim pesë-vjeçar. Tre dëshmitarë thanë që Hoti u la i lirë nga Dubrava më 16 maj sepse dënimi i tij përfundoi. Megjithatë, vendndodhja e tij aktuale nuk dihet, dhe shumë ish të burgosur dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë frikë se ai ka vdekur.[3]

Dëshmitarët para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Ish-Jugosllavisë (ICTY) kanë dëshmuar se tanke të ushtrisë jugosllave dhe topa anti-aeroplan ishin vendosur rreth burgut, të cilat në prill u goditën nga aeroplanët e NATO-s.[5] Disa ish të burgosur pretendojnë se ata panë zjarr anti-aeroplan që vinte nga afër burgut gjatë bombardimeve të NATO-s. [3]

Bombardimet e NATO-s

Redakto

NATO-ja bombardoi ato që pretendonte se ishin Ushtria Jugosllave dhe forcat e policisë serbe pranë burgut në orën 1:15 të pasdites më 19 maj duke vrarë katër dhe duke plagosur dy civilë.[6] Të burgosurit i kaluan dy netët e ardhshme duke fjetur jashtë, por brenda mureve të burgut. Më 21 maj, rojet e burgut urdhëruan që të burgosurit të rreshtoheshin në oborr, megjithatë, procesi u ndërpre kur aeroplanët e NATO-s fluturuan sipër.[3] Fillimisht, NATO pretendoi se burgu ishte një kazermë ushtarake.[2]

Të nesërmen, Tanjug (agjensia shtetërore e lajmeve për ish-Republikën Jugosllave) raportoi 19 të burgosur dhe roje të vrarë dhe më shumë se dhjetë të plagosur.[3] Viktimat e bombave, të paktën 23, ishin pjesëtarë të UÇK-së.[7] Qeveria Jugosllave pretendoi 85 vdekje civile, ndërsa HRW përcaktoi 18 vdekje.[8] Një burim tjetër deklaroi se 95 u vranë dhe 196 u plagosën.[9]

Ekzekutimet

Redakto

Të burgosurit u vranë dhe u ekzekutuan pa ndonjë urdhër gjyqësor[10] më 22 dhe 23 maj.

Dëshmitarët para ICTY deklaruan se në mëngjesin e hershëm të 22 majit 1999 të burgosurve u ishte thënë që të regjistroheshin në fushën e sportit, me shpjegimin se ata do të transferoheshin në burgjet e tjera më të sigurta. Rreth 800 të burgosur u bindën ndërsa pjesa tjetër u fshehën në burg. Pasi të burgosurit formuan një vijë, policia filloi të gjuante nga kulla e rojes dhe muret e burgut, duke përdorur granata dore, bazooka dhe armë automatike. Dëshmitarët thanë se kanë gjuajtur rreth 20 zyrtarë. Ajo që pasoi ishte një kaos i plotë me të burgosur që binin në të gjithë vendin. Dëshmitë e dëshmitarëve me detaje kohore dhe vendore tregon që forcat qeveritare ekzekutuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh në burg.[3]

Dëshmitarë të tjerë dëshmuan se në atë ditë, zyrtarët e burgut urdhëruan që afro 1000 të burgosur të regjistroheshin në oborrin e burgut. Pas disa minutash, ata u qëlluan nga muret e burgut dhe kullat e rojeve me mitralozë dhe granata, duke vrarë të paktën shtatëdhjetë njerëz.[3][11] Një numër tjetër është 67.[12] Gjatë njëzet e katër orëve të ardhshme, rojet e burgut, policia speciale dhe paramilitarët sulmuan të burgosurit që fshiheshin në ndërtesat e burgut, bodrumet dhe kanalizimet, duke vrarë të paktën dymbëdhjetë të burgosur.[3]

Në vitin 2011, anëtari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe dëshmitar i masakrës, Nait Hasani deklaroi:

...na morën në një vend rrethuar dendur me roje, pastaj filloi gjuajtja... gjuanin nga të tria anët me granata dhe me armë... nuk shihej asgjë përveç zjarrit dhe gjakut...

Një dëshmitar u tha Human Rights Watch:

Na vunë në rresht. Rreth orës 6:10 të paradites, na thanë që i kemi dhjetë minuta të rreshtoheshim. Rreshti nuk ishte i rregullt, kishte katër deri në gjashtë njerëz pas njëri-tjetrit dhe ishte i gjatë rreth 200 metra. Pas pak sekondash, teksa ishim 20-25 metra afër murit, i hodhën tri-katër granata dore. Në të njëjtën kohë filluan të gjuanin me armë të tjera e me snajpera. Kushdo që mundte hidhej përtokë.[3]

Një tjetri i kujtohet:

Duhej të qëndronim në një rresht në një fushë betoni të futbollit rrethuar me roje. Rreth 100 njerëz ishin në një rresht. Qëndruam aty për dhjetë minuta, derisa ishim renditur të gjithë në një rresht. Pastaj, një burrë që quhej "Ace" u ngjit në njërën nga kullat dhe dha urdhër për gjuajtje. Ne pamë gjithçka. Ishte një gjuajtje e njëtrajtshme njëzetminutëshe nga muret e larta 5 metra. Dhe gjithçka ishte e parapërgatitur. Mbanin në duar armë të llojeve të ndryshme. Gjuanin nga muret. Ranë bomba mbi secilin dhe njerëzit fluturonin.[3]

Kaosi ndodhi ndërsa të burgosurit iknin për t'u fshehur në ndërtesat e ndryshme të burgut, bodrumet e tyre ose sistemin e kanalizimeve të burgut. Atë mbrëmje, thonë të gjithë dëshmitarët, një grup policie speciale ose paramilitarë hynë në burg dhe u përpoqën të rivendosnin kontrollin. Sulmi zgjati afro njëzet minuta, gjatë së cilës kohë granata dore u hodhën në ndërtesën e shkollës, duke dyshuar se vranë të paktën dy persona. Të burgosurit mbetën të fshehur gjatë natës, disa prej tyre përgatiteshin të mbroheshin me armë të bëra nga mobilje të thyera ose mjete kopshtesh. Rreth 120 deri 150 të plagosur u vendosën në bodrumin e Pavijonit C. Dëshmitarët thanë se të nesërmen në mëngjesin e 23 majit, ushtarë të rinj ose njësi paraushtarake erdhën në burg, hapën kanalet dhe hodhën granata dore. Atë ditë katër njerëz u çmendën dhe varën veten në qelitë e tyre.

Një dëshmitar tha për Human Rights Watch:

Pastaj forcat na panë dhe na rrethuan. I pashë që po vinin me armë zjarri dhe me thika dhe i sulmuan të 28 burrat që ishin në bodrum. Organet e njerëzve hidheshin gjithkund.[3]

Më vonë atë mëngjes, forcat e sigurisë kishin ribërë disa kontrolla mbi burgun, dhe ata kërkuan që të burgosurit të dilnin nga vendet e tyre ku fshiheshin brenda pesëmbëdhjetë minutash. Pa asnjë mundësi tjetër, të burgosurit dolën dhe u mblodhën në sallën e sportit të burgut, i cili ishte akoma i padëmtuar. Sipas dëshmitarëve, edhe ushtarët e Ushtrisë Jugosllave ishin të pranishëm këtë herë.[3]

Të plagosurit u morën me kamionë, ndërsa të burgosurit e mbetur u transportuan me afro dhjetë autobusë për në burgun e Lipjanit në jug të Kosovës. Të gjithë ish të burgosurit pretenduan se ishin rrahur në Lipjan. Të gjithë të burgosurit shqiptarë në Lipjan u transferuan në burgjet në Serbinë Qendrore. Qeveria Jugosllave pretendoi se bombat e NATO-s kishin vrarë 95 të burgosur dhe kishin plagosur 196. Ndërsa të burgosurit hynin në autobusë, policia numëroi ata që mungonin. Sipas dëshmitarëve, ky numër erdhi në 154.

Jacky Rowland, një gazetar i BBC-së, i cili u shoqërua nga qeveria jugosllave në burg, dëshmoi para ICTY se kishte parë një dhomë burgu me rreth 25 trupa të grumbulluar në një vend. Përveç faktit se nuk kishte dëme të dukshme nga bombardimet në atë dhomë, Rowland ishte "veçanërisht i shqetësuar" nga fakti se kufomat i kishin pantallonat e zhveshur deri në kyçet e këmbëve, në mënyrë që t'u shiheshin të brendshmet, duke përjashtuar vdekjen nga shpërthimi.

Pasojat

Redakto

Meqenëse të gjithë të mbijetuarit e masakrës u transferuan në burgjet në Serbinë Qendrore pas sulmit, llogaritë e vrasjeve nuk dolën deri pas luftës kur u liruan disa nga të burgosurit. Në qershor 1999, trupat spanjolle të NATO-s zbuluan një trup në burg, i cili ishte shtrirë atje prej të paktën një muaji dhe i ishte prerë fyti.

Më 13 gusht, një ekip Spanjoll i forenzikës filloi të zhvarrosë 97 varre që u gjetën afër burgut të Dubravës. Një këshilltar ligjor në ICTY, Karl Koenig, deklaroi se trupat dukej se ishin atje që nga 26 ose 27 maji. Në raportin e 10 nëntorit 1999 para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeprokurorja e ICTY Carla Del Ponte tha se 97 trupa ishin gjetur në vendin Rakosh.

Një reporter i New York Times që vizitoi burgun në nëntor 1999 dëshmoi: "bodrumet e ndërtesave, gjaku shtrihet ende ngjitur në dysheme, vrimat e plumbave shihen në mure dhe shenjat e ndikimit të shpërthimeve të granatave nëpër dysheme."

Autorët e krimit

Redakto

Policia serbe në Istog ishte nën juridiksionin e Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SUP) në Pejë, i cili përfshinte komunat e Pejës, Klinës dhe Istokut. Komandanti i SUP-it të Pejës gjatë luftës ishte Koloneli Boro Vlahović.[3]

Gazetari Paul Watson, i cili vizitoi Dubravën më 19 maj dhe 21 maj citoi një zyrtar nga burgu, Aleksandar Rakočević, të cilin e identifikoi si kujdestar.[3]

Dy ish të burgosur që flisnin me Human Rights Watch (HRW) thanë që drejtori i burgut njihej si "Miki", një burrë i zeshtë që e fliste shqipen në mënyrë të përsosur. Sipas një dëshmitari, nëndrejtori ishte i njohur si "Ace" dhe ai ishte ai që dyshohet se dha urdhrin për sulm ndaj të burgosurve të mbledhur më 22 maj.[3]

Të burgosurit shqiptarë që flisnin me HRW pohuan se rojet e burgut kishin liruar dhe armatosur disa prej të burgosurve etnikë serbë pas sulmit të parë të NATO-s më 19 maj. Të dy dëshmitarët thanë që panë disa nga këta njerëz përsëri në burg duke sulmuar shqiptarët me të cilët deri vonë kishin qenë të burgosur.[3]

Një tjetër ish i burgosur i Dubravës, deputet i Kosovës Ukë Thaçi, është i bindur se vrasjet e Dubravës ishin një "masakër e organizuar përmes stafit të burgut, policisë dhe ushtrisë... ishte një planifikim i shtetit serb..., sepse policia dhe ushtria serbe ishin të vendosura brenda objekteve të burgut."[13]

Fakti që SUP i Pejës, i cili pas luftës ishte zhvendosur në Serbi, përpiloi një raport për vrasjen e të burgosurve në burgun e Dubravës tre vjet pas ngjarjes, u interpretua nga prokurori i ICTY si qëllim për të ndihmuar mbrojtjen e Slobodan Milošević.[14]

Referime

Redakto
  1. ^ Under Orders: War Crimes in Kosovo (PDF) (në anglisht). Human Rights Watch. 2001.
  2. ^ a b John Hagan (15 mars 2010). Justice in the Balkans: Prosecuting War Crimes in the Hague Tribunal (në anglisht). University of Chicago Press. fq. 217–. ISBN 978-0-226-31230-9.
  3. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r HRW 2001.
  4. ^ Kosovo/Kosova As Seen, As Told (në anglisht). Organization for Security Co-operation in Europe. 1999.
  5. ^ Klarin, Mirko (2002-08-31). "Analysis: Dubrava Jail Deaths Dispute" (në anglisht). Institute for War and Peace Reporting. Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2012. Marrë më 2013-04-10. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  6. ^ Civilian Deaths in the NATO Air Campaign (në anglisht). Human Rights Watch. 2000. fq. 52.
  7. ^ Dick A. Leurdijk; Dick Zandee (2001). Kosovo: from crisis to crisis (në anglisht). Ashgate. fq. 92. ISBN 978-0-7546-1554-5.
  8. ^ Ivo Aertsen; Jana Arsovska; Holger-C Rohne; Marta Valiñas; Kris Vanspauwen, red. (2013). Restoring Justice after Large-scale Violent Conflicts (në anglisht). Routledge. fq. 94. ISBN 978-1-134-00630-4.
  9. ^ Svetomir Škariḱ; Nadica Mihajlovska (2002). Law, force, and peace - Macedonia and Kosovo (në anglisht). Tri D. ISBN 978-9989-677-03-8. On 19 and 21 May 1999, the prison Dubrava in Istok, near Pec was bombed, killing 95 and injuring 196 persons.
  10. ^ Civilian Deaths in the NATO Air Campaign (në anglisht). Human Rights Watch. 2000. fq. 26.
  11. ^ Gall, Carlota (1999-11-08). "Stench of Horror Lingers in a Prison in Kosovo". The New York Times (në anglisht).
  12. ^ Great Britain. Ministry of Defence (2000). Kosovo: Lessons from the Crisis (në anglisht). Stationery Office.
  13. ^ Sofaliu, Korrik (2011-05-23). "Kosovo Remembers Dubrava Prison Massacre" (në anglisht). Prishtina. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2011. Marrë më 2013-04-10.
  14. ^ "Investigation or "Cover Up"" (në anglisht). The Hague. Sense Agency. 2005-05-09. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2019. Marrë më 2013-04-10. {{cite news}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto