Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat që kreu Ushtria Serbe gjatë Luftës së Kosovës mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. Masakra u krye më 25 mars 1999 në fshatin Krushë e Madhe, në afërsi të Rahovecit, 1 ditë pas fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO dhe la rreth 42 viktima. Sipas një dëshmitari, forcat serbe kishin planifikuar të masakronin 42 persona.[1]

Masakra e Krushës së Madhe
VendndodhjaKrushë e Madhe, afër Rahovecit, Kosovë
Data25 mars 1999
ShënjestraBurra shqiptarë
Lloji i sulmitVrasje masive
AutorëtForcat jugosllave të sigurisë dhe Policia serbe

Sipas dëshmitarëve shqiptarë, një njësi speciale e policisë hyri në fshat, veçoi burrat dhe djemtë dhe i vrau.[2] Pastaj, gratë dhe fëmijët u larguan me forcë.[3]

Historia

Redakto

Gjatë Luftës së Kosovës, më 23 mars 1999, nga "Komanda e Përbashkët për Kosovën dhe Metohinë" u nxor një urdhër për ofrimin e ndihmës MUP-it të Serbisë për asgjësimin e "terroristëve shqiptarë"(Serbisht: Siptarke Teroricke Snage) në zonën e Rahovecit, Suharekës dhe Krushës së Madhe. Sipas urdhërit thuhej se UÇK me rreth 50-100 trupa të armatosura ishte e vendosur në këto fshatra. Urdhëri u dha detyrë forcave serbe të rrethojnë Krushën e Madhe dhe të parandalojnë largimin nga fshati të STS-ve, duke aluduar në forcat e UÇK-së.[4]

Më 24 mars, Ushtria dhe policia e Jugosllavisë rrethuan Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël. Pasi granatuan këto dy fshatra, policia dhe ushtria filluan djegien dhe plaçkitjen e shtëpive të shqiptarëve të Kosovës, i larguan të gjitha veturat private dhe kështu bëri që shumë fshatarë të fshihen nëpër bodrumet e nëndheshme apo vende të tjera më të sigurta.[5] Më 25 mars, ushtria serbe kreu masakrën mbi fshatarët duke lënë kështu 105 të vrarë.[6]

Në një incident pasues më ose rreth 28 marsit, një grup i të mbijetuarve që nuk e kishin lënë apo ishin kthyer në Krushë të Madhe u kapën nga policia, e cila më pas i ndau burrat nga gratë dhe fëmijët dhe 47 burrave u tha të largoheshin. Ndërsa po ecnin, policia filloi të qëllojë ndaj tyre. Rreth 23 burra u vranë aty. Një burrë ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë tërë ditën mes kufomave. Ai më vonë u nis për në Nagavc ku tha se policia zhvati dhe mblodhi 53.000 DM nga njerëz nga fshatrat përreth në këmbim të sigurisë së tyre.[7]

Viktimat

Redakto

Viktima të kësaj masakre ishin banorët e fshatit Krushës e Madhe. Aty u vranë deri në 105 persona[8], shumica djem dhe burra pasi ishin ndarë nga familjarët e tjerë të tyre.

Sa i përket numrit të të vrarëve në Krushë të Madhe dhe në këtë masakër, burime të ndryshme shfaqin të dhëna të ndryshme. Kjo varësisht nga spektri i ditëve të marra për bazë. Disa hulumtime i shfaqin si të vrarë 90 persona[9] dhe disa si 105[10]. Gjithsesi, si më e saktë, duke marrë parasysh vetëm masakrën e ndodhur më 25 mars 1999 në Krushë të Madhe, merret raporti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë i cili thotë se aty u vranë 105 burra dhe djem.

Gjykimet për krime lufte

Redakto

Masakra në Krushë të Madhe u bë një pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër Slobodan Milosheviçit dhe udhëheqësve të tjerë serb politikë dhe ushtarakë:

Më ose rreth 25 mars 1999, fshatrat Velika Kruša dhe Mala Kruša / Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël u sulmuan nga forcat e RFJ-së dhe të Serbisë.

Banorët e fshatit u strehuan në një zonë të pyllëzuar jashtë Velika Kruša / Krushës së Madhe, ku ata ishin në gjendje të vëzhgonin policinë duke plaçkitur sistematikisht dhe më pas duke djegur shtëpitë e fshatarëve.

Në ose rreth mëngjesit të 26 marsit 1999, policia serbe vendosi fshatarët në pyll.

Policia urdhëroi gratë dhe fëmijët e vegjël të linin zonën dhe të shkonin në Shqipëri. Pastaj policia kontrolloi burrat dhe djemtë dhe mori dokumentet e tyre të identitetit, pas së cilës ata u detyruan të ecin në drejtim të një shtëpie të pabanuar midis pyllit dhe Krushës së Vogël.

Sapo burrat dhe djemtë u mblodhën brenda shtëpisë, policia hapi zjarr ndaj grupit.

Pas disa minutash zjarri, policia grumbulloi sanë mbi burrat dhe djemtë dhe i vuri zjarrin në mënyrë që të digjte kufomat. Si rezultat i të shtënave dhe zjarrit, afro 105 burra dhe djem shqiptarë u vranë nga policia serbe. [11]

-Padi për Krime Lufte ndaj Millosheviçit dhe të tjerëve

Dëshmitë

Redakto

Milaim Bellanica, dëshmitar i Masakrës së Krushës, ka treguar se filmimet e të vrarëve të masakrës së kryer nga forcat serbe në mars 1999 mbi civilët shqiptarë, ia kishte dhënë Lulzim Bashës,[1] dhe që atëherë filmimet kishin humbur.[12] Nga ana tjetër, Basha në një studio televizive deklaroi se nuk e kishte takuar kurrë Milaim Bellanicën.[13]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Dëshmitari i Masakrës së Krushës: Videon e ka Basha". Zëri.com. 10 nëntor 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
  2. ^ "Massacre at Krusha e Madhe". Arkivuar nga origjinali më 2009-06-07. Marrë më 2009-06-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "40 Ethnics murdered in Velika Krusa". phdn.org. PHDN. Marrë më 22 tetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Zone of (non)responsibility" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2019. Marrë më 2019-12-15. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  5. ^ "Kosovo/Kosova As Seen As Told" (në anglisht).
  6. ^ "Milosevic Indictment: Text" (në anglisht).
  7. ^ "Kosovo/Kosova As Seen, As Told" (në anglisht).
  8. ^ "BBC News". Milosevic Indictment: Text (në anglisht). BBC News. 2001-10-29. Marrë më 2019-12-15.
  9. ^ "Zone of (non)responsibility" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2019. Marrë më 15 dhjetor 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)
  10. ^ "BBC News" (në anglisht).
  11. ^ "BBC News" (në anglisht).
  12. ^ "Lulzim Basha ndjehet i turpëruar". Gazeta Tema. 22 dhjetor 2019. Marrë më 12 nëntor 2020.
  13. ^ ""Kasetën e Krushës ia dorëzova e më mashtroi", Basha: Nuk e njoh këtë person, nuk e kam takuar asnjëherë". Gazeta Shqip. 12 nëntor 2020.

Lidhje të jashtme

Redakto