Massimiliano Fuksas
Massimiliano Fuksas (lindur në 9 janar 1944) është një arkitekt Italian.
Biografia
RedaktoMe origjinë lituaneze, Massimiliano Fuksas ka lindur në Romë në vitin 1944, ku ai u diplomua në arkitekturë në Universitetin "La Sapienza" në vitin 1969. Në vitin 1967 hapi studion e tij në Romë.
Nëpërmjet arkitekturës së tij, të zhvilluar gjatë viteve, ka ndikuar arkitektë shumë të rinj në Itali dhe në Evropë.
Massimiliano Fuksas është fokusuar kryesisht në realizimin e veprave publike, duke përfshirë ndërtesat universitare dhe komplekset e mëdha urbane. Mënyra e tij e projektimit është zhvilluar përmes një procesi intensiv që zhvillohet nga një seri modelesh tre-dimensionale transferuar pastaj në dy-dimensionale dhe në fund të realizuara.
Ka provuar aftësinë e tij në "skalitjen" dhe krijimin e objekteve në shkalle të ndryshme, të tilla si "Muzeu i Graffiti-t" në Francë dhe "Kullat Binjake" në Vjenë, që vizatojnë një profil të ri urban për qytetin.
Projektet e tij karakterizohen nga një hulumtim i vazhdueshëm në materiale të reja dhe teknika të reja të prodhimit. Me rëndësi të veçantë është gjithmonë orientimi dhe lidhja me kontekstin.
Veprat Kryesore
Redakto- Shkollë në Anagni
- Universiteti në Brest dhe Limoges, Francë
- Kompleksi Universitar "Flora Tristan" në Hérouville-Saint-Clair, Francë
- "Maison des Arts" në Bordeaux, Francë
- Kompleksi komercial "Europarc" në Salzburg, Austri
- Vienna Twin Tower në Vjenë, Austri
- Modernizimi i fasadës së PalaLottomatica-s në Romë, (1999–2003)
- Qendra kërkimore "Ferrari", Maranello, Itali
- FieraMilano, Rho-Pero, Milano, (2005)
- Centro Congressi Italia në distriktin EUR në Romë
- Masterplani për FrankfurtHochVier në Frankfurt, Gjermani (2008)
- Pavijoni "Le Bolle" për Nardini, Bassano del Grappa, Itali (2004)
- New Exhibition Hall, distrikti Porta Palazzo, Torino, Itali
Çmimet Madhore
Redakto- 1998 Vitruvio a la Trayectoria, në Buenos Aires
- 1999 Grand Prix d'Architecture Française
- 2000 Accademico Nazionale di San Luca, Itali
- 2000 Commandeur de l'Ordre des Arts et des Lettres de la République Française
- 2002 Honorary Fellowship of the American Institute of Architects
- 2006 Honorary Fellowship of the Royal Institute of British Architects, Londër
- 2011 Ignazio Silone International Prize for Culture, Romë