Matthijs de Ligt (Holandisht: [ˈmɑˈtɛi̯s ˈdə ˈlɪxt]; lindur më 12 gusht 1999) është një futbollist profesionist holandez i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin gjerman Bayern München dhe kombëtare holandeze.

Matthijs de Ligt

De Ligt në stërvitje me Ajax në 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMatthijs de Ligt
Datëlindja (1999-08-12) 12 gusht 1999 (24 vjeç)
VendlindjaLeiderdorp, Holandë
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)[1]
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bayern München
Numri4
Karriera me të rinjtë
2008–2016Ajax
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2016–2017Jong Ajax17(1)
2016–2019Ajax77(8)
2019–2022Juventus87(8)
2022–Bayern München5(1)
Karriera ndërkombëtare
2014–2015Holanda U155(0)
2014–2015Holanda U168(0)
2015–2016Holanda U1714(1)
2016–Holanda U196(0)
2017–Holanda38(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 shtator 2022
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 19 korrik 2022

de Ligt debutoi zyrtarisht me ekipin e parë të Ajaxit në ndeshje kupe kundër Willem II më 21 shtator 2016. Ai shënoi gol nga goditja e këndit, duke u bërë shënuesi i dytë më i ri në historinë e klubit mbrapa Clarence Seedorf.[2] Më 24 maj 2017, ai u bë lojtari më i ri (17 vjeç e 285 ditë) që luan në një finale madhore Evropiane kur ai luajti si titullar kundër Manchester Unitedfinalen e UEFA Ligës së Evropës.

Në vitin 2017, de Ligt debutoi me ekipin e parë të Holandës në moshën 17 vjeç, duke u bërë lojtari më i ri që luan titullar që nga viti 1931.[3]

Karriera me klube Redakto

Ajax Redakto

De Ligt u bashkua me akademinë e të rinjëve të Ajax kur ai ishte 9 vjeç. Para kësaj, ai luante me klubin lokal Abcoude, e cila ishte në kufi me Amsterdamin. Në fillim trajnerët e tij në akademi mendonin se ai ishte shumë i ngadaltë dhe jashtë forme, por atij j'u dha një mundësi për t'u zhvilluar, duke vërtetuar cilësitë e tij.[4]

2016–17: Jong Ajax dhe zhvillimi Redakto

Ai debutoi me Jong Ajax më 8 gusht 2016 në një ndeshje të Eerste Divisie kundër FC Emmen, ku ai luajti 90 minuta të plota.[5] Ai luajti 17 ndeshje me Jong Ajax gjatë sezonit 2016–17.[6]

Më 21 shtator, de Ligt debutoi me ekipin e parë të Ajaxit në një ndeshje kupe kundër Willem II. Ai shënoi gol pas 25 minutash në një fitore 5–0, duke u bërë shënuesi i dytë më i ri në historinë e Ajaxit pas Clarence Seedorf.[2] Më 24 tetor, Ajaxi lajmëroi nga llogaria zyrtare në Twitter se de Ligt ishte bërë pjestar i përhershëm i ekipit të parë.[7]

De Ligt me performancat e tij u bë një lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë, duke zhvilluar 11 ndeshje në kampionat dhe 9 në UEFA Ligën e Evropës.[6] Më 24 maj, ai u bë lojtari më i ri (17 vjeç e 285 ditë) që luan në një finale të madhe evropiane kur ai luajti si titullar në finalen e Ligës së Evropës kundër Manchester United.[8]

2017–19: Vitet si protagonist dhe shiriti i kapitenit Redakto

Pas shitjes së Davinson Sánchez te Tottenham Hotspur në gusht 2017, de Ligt u bë titullar në formacion. Në mars 2018, ai u bë kapiten i ekipit në vend të të dëmtuarit Joel Veltman, duke vendosur një tjetër rekord pasi u bë kapiteni më i ri i historisë së klubit.[9]

Ai luajti 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe shënoi tre gola. Në 31 ndeshje të zhvilluara në kampionat, ai i luajti të 31 si titullar nga 90 minuta me përjashtim të një ndeshje (kundër Vitesse Arnhem ku ai u zëvëndësua në minutën e 33të për shkak dëmtimi).[6] Falë paraqitjeve të tij, ai ishte i lidhur me transferime në klubet me elitare evropiane.[10]

Më 17 dhjetor 2018, de Ligt fitoi çmimin Golden Boy, duke u bërë mbrojtësi më i ri që e fiton.[11][12] Më 13 shkurt 2019, ai u bë lojtari më i ri (19 vjeç e 186 ditë) që luan si kapiten në një ndeshje të fazës me eliminim direkt të UEFA Ligën e Kampioneve, kur ai luajti në një ndeshje kundër Real Madrid.[13] Më 27 shkurt, ai luajti ndeshjen e 100të zyrtare në fitoren 3–0 kundër Feyenoord në derbin KlassiekerKNVB Cup, duke u bërë lojtari më i ri që arrin këtë gjë.[14]

Më 16 prill, de Ligt shënoi golin e fitores në çerek-finalen e Ligës së Kampioneve kundër Juventusit për të dërguar Ajaxin në gjysëm-finalen e kompeticionit për herë të parë që nga sezoni 1996–97.[15] Ky gol e bëri atë holandezin më të ri që nga Nordin Wooter në vitin 1996 që shënon në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve si edhe lojtarin e dytë më të ri pas Joël Matip.[16]

Juventus Redakto

Më 18 korrik 2019, de Ligt u transferua te klubi italian Juventus në një marrëveshje pesë-vjeçare për 75 milion €.[17]

Bayern München Redakto

Më 19 korrik 2022, Bayern München njoftoi transferimin e de Ligt në një marrëveshje pesë-vjeçare për shifrën fillestare 67 milion € e cila shkonte 77 milion € në varësi të bonuseve.[18]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Më 25 mars 2017, de Ligt bëri debutimin e tij me kombëtaren holandeze në humbjen 2–0 si vizitor kundër Bullgarisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018. Trajner i ekipit, Danny Blind, e thirri de Ligt në kombëtare edhe pse ky i fundit kishte luajtur vetëm dy ndeshje si titullar në kampionat për Ajaxin. Në moshën 17 vjeç, ai u bë lojtari më i ri që luan si titullar me kombëtaren që nga viti 1931.[3]

Gjatë Ligës së Kombeve, de Ligt luajti si titullar për 90 minuta të plota në katër ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Francës me Holandën që fitoi grupin dhe u kualifikua për në finale.[19]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Redaktuar më 16 maj 2019[6]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa1 Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Jong Ajax 2016–17 Eerste Divisie 17 1 17 1
Gjithsej 17 1 0 0 0 0 0 0 17 1
Ajax 2016–17 Eredivisie 11 2 3 1 9 0 23 3
2017–18 Eredivisie 33 3 2 0 4 0 39 3
2018–19 Eredivisie 33 3 5 1 17 3 55 7
Gjithsej 77 8 10 2 30 2 0 0 117 13
Gjithsej karriera 94 9 10 2 30 2 0 0 134 14

1Ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve dhe UEFA Ligën e Evropës.

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 6 qershor 2019[20]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Holanda 2017 3 0
2018 10 0
2019 3 2
Gjithsej 16 2

Golat me kombëtaren Redakto

Redaktuar më 6 qershor 2019. Rezultatet e Holandës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga de Ligt.
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 24 mars 2019 Johan Cruyff Arena, Amsterdam, Holandë 15   Gjermania 1–2 2–3 Kualifikueset e UEFA Euro 2020
2 6 qershor 2019 Estádio D. Afonso Henriques, Guimarães, Portugali 16   Anglia 1–1 3–1 (a.e.t.) Finalet e UEFA Ligës së Kombeve 2019

Trofe Redakto

Klube Redakto

Ajax

Personale Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Matthijs de Ligt" (në holandisht). Ajax.nl. Marrë më 6 qershor 2019.
  2. ^ a b "De Ligt jongste scorende Ajacied na Seedorf" (në holandisht). Ajax.nl. Marrë më 7 qershor 2019.
  3. ^ a b "Matthijs de Ligt suffers nightmare debut as Holland are stunned by Bulgaria" [Makth në debutim për Matthijs de Ligt, Holanda shtanget nga Bullgaria] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 12 dhjetor 2018.
  4. ^ "Believe the hype: Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong are next big stars on radar of Barca, Man City" [Besoni në ekzagjerim: Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong janë yjet e mëdhenj të rradhës në radarët e Barçës, Man Cityt] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  5. ^ "Jong Ajax vs. Emmen 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 8 gusht 2016. Marrë më 8 gusht 2016.
  6. ^ a b c d "Matthijs de Ligt" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  7. ^ "Mooi nieuws voor Matthijs de Ligt: Peter Bosz heeft de verdediger per direct aan de A-selectie toegevoegd" (në holandisht). Ajax.nl. Marrë më 7 qershor 2019.
  8. ^ "Sot luan në finalen e Europa League. Por vendos një rekord të veçantë". Tirana Post. 24 maj 2017. Marrë më 7 qershor 2019.
  9. ^ "De Ligt als de nieuwe norm bij Ajax" (në holandisht). Algemeen Dagblad. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  10. ^ "Matthijs de Ligt profile: How good is the teenage Ajax defender?" [Profili i Matthijs de Ligt: Sa i mirë është mbrojtësi adoleshent i Ajaxit] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 11 dhjetor 2018.
  11. ^ a b "Lojtari i Ajax Matthijs de Ligt, fiton çmimin "Golden Boy" për vitin 2018". Klan Kosova. 17 dhjetor 2018. Marrë më 7 qershor 2019.
  12. ^ "De Ligt fiton çmimin Golden Boy 2018". Koha.net. 17 dhjetor 2018. Marrë më 7 qershor 2019.
  13. ^ "Matthijs de Ligt Becomes The Youngest Captain In A Champions League Knockout Game" [Matthijs de Ligt bëhet kapiteni më i ri që luan në një ndeshje të raundit me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). Sport Bible. Marrë më 7 qershor 2019.
  14. ^ "De Ligt jongste speler ooit in Club van 100" (në holandisht). Ajaxshowtime.com. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2021. Marrë më 7 qershor 2019.
  15. ^ "Vazhdon mrekullia Ajax, eliminon Juventusin dhe kalon në gjysmëfinale". Telegrafi.com. 16 prill 2019. Marrë më 7 qershor 2019.
  16. ^ Dorman, Matt (17 prill 2019). "'We're not satisfied' - De Ligt claims Ajax aren't done chasing Champions League dream" ['Nuk jemi kënaqur' - De Ligt pretendon se Ajaxi nuk i ka dhënë fund ndjekjes së ëndërrës të Ligës së Kampioneve] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 17 prill 2019. Marrë më 17 prill 2019.
  17. ^ Adi Metaliu (18 korrik 2019). "Zyrtare, Matthijs de Ligt i Juventusit deri në vitin 2024, ja shifrat që "dogjën" Barçën". Supersport.al. Marrë më 18 korrik 2019.
  18. ^ "De Ligt zyrtarisht te Bayern Munich, kontratë 5-vjeçare për mbrojtësin holandez". euronews.al. 19 korrik 2022. Marrë më 12 shtator 2022.
  19. ^ "UEFA Nations League" [UEFA Liga e Kombeve] (në anglisht). Soccerway. Marrë më 12 dhjetor 2018.
  20. ^ "Matthijs de Ligt" (në anglisht). eu-football.info. Marrë më 7 qershor 2019.
  21. ^ "2016/17: United win it for Manchester" [2016/17: United e fiton atë për Manchesterin] (në anglisht). UEFA. 30 maj 2017.
  22. ^ "Future Cup: De Ligt speler van het toernooi". ajaxshowtime.com (në holandisht). Ajax Showtime. Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2019. Marrë më 7 qershor 2019.
  23. ^ "Ajax contracteert Matthijs de Ligt". ajax.nl (në holandisht). AFC Ajax. Marrë më 7 qershor 2019.
  24. ^ "Matthijs de Ligt verkozen tot Talent van de Toekomst". ajax.nl (në holandisht). AFC Ajax. Marrë më 7 qershor 2019.
  25. ^ "Matthijs de Ligt Ajax-talent van het jaar". Parool.nl (në holandisht). Parool.nl. Marrë më 7 qershor 2019.
  26. ^ "UEFA Europa League Squad of the Season" [UEFA Liga e Evropës Skuadra e Sezonit] (në anglisht). UEFA. 25 maj 2017. Marrë më 7 qershor 2019.
  27. ^ "Publikohet skuadra e sezonit në Champions, dominon Liverpuli. 4 lojtarë nga Ajaksi, ja të gjithë emrat". Panorama Sport. 3 qershor 2019. Marrë më 7 qershor 2019.
  28. ^ "ELFTAL VAN HET SEIZOEN 2017/2018 BEKEND" (në holandisht). Eredivisie. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2019. Marrë më 13 shkurt 2019.
  29. ^ "Frenkie de Jong Eredivisiespeler van het seizoen 2018/2019" (në holandisht). Eredivisie. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2019. Marrë më 24 maj 2019.
  30. ^ "De Jong named Eredivisie talent of the year" [De Jong emërohet talenti i vitit i Eredivisies] (në anglisht). RTL Nieuws. Marrë më 3 qershor 2019.
  31. ^ "Toch triple voor Matthijs de Ligt". telegraaf.nl (në holandisht). De Telegraaf. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2019. Marrë më 24 maj 2019.

Lidhje të jashtme Redakto