Mehmet Rukiqi
Mehmet Rukiqi (1936, Verboc - 2024, Prishtinë)[1] është një mësimdhënës, veprimtar, folklorist dhe studiues i njohur nga Drenasi, Drenicë.[2]
Biografia
RedaktoDr. Mehmet Rukiqi lindi në Verboc të Drenasit, shkollën fillore e kreu në Tërstenik, Gjimnazin në Drenas ndërsa Shkollën Normale në Prishtinë. Më pas i vazhdoi studimet në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe pranë Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Pranë këtij institucioni vazhdoi edhe studimet pasdiplomike të magjistraturës (1984) të cilat i përfundoi me temën "Anekdotat popullore shqiptare" ndërsa teza e doktoraturës së tij titullohej "Krijuesit dhe bartësit e tregimeve popullore në Drenicë" (1994).
Rreth 20 vite punoi në arsim, si mësimdhënës në disa shkolla në Drenicë dhe që nga viti shkollor 1972/73 punoi në Shkollën teknike "19 Nëntori" në Prishtinë, por u përjashtua nga puna për arsye politike. Më vonë, punoi si përkthyes deri në pensionim e tij në Kuvendin Komunal të Prishtinës.[3]
Kontributi i tij ishte i fokusuar në narrativat tradicionale dhe trashëgiminë e pasur gojore të rajonit të Drenicës. Trashëgimia e Mehmet Rukiqit vazhdon të jetojë përmes përkushtimit të tij për ruajtjen dhe kuptimin e folklorit shqiptar. Në folkloristikën kosovare konsiderohet si njëri ndër nxënësit dhe studentët më të zellshëm të Anton Çettës.[4]
Vepra
Redakto- "Anekdota gojore shqiptare"
- "Krijues dhe bartës të tregimeve popullore në Drenicë"
- "Tahir Berisha: mendimtar popullor"
- "Azem Galica: në traditën popullore"
- "Krijuesi dhe krijimtaria anekdotike"
- "Anekdota popullore - I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII, IX, X", etj.[5]
Lidhje të jashtme
RedaktoShih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Ga, L. (2024-06-24). "Vdes albanalogu Mehmet Rukiqi". Klan Kosova. Marrë më 2024-06-24.
- ^ G.K.Mehmet Rukiqi - studiuesi i mençurisë së popullit, 31.12.2014, telegrafi.com, 10.3.2019.
- ^ Mehmet Rukiqi: Anekdota popullore IV, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2010, fq. 227 - 228.
- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1448. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ M.H.Anekdota popullore x-margaritarë të thesarit tonë folklorik, 1.12.2016, botasot.info, 10.3.2019.