Mezejët ose Mezët ( Greqishtja e lashtë : Μαζαῖοι / Μαιζαῖοι) [1] ishin një nënfis i ilirëve, nga grupi i Panonëve dhe të cilët jetonin në atë që më vonë u bë e njohur si Panonia . Ata ishin autoktonë, dhe banonin në brendësi të Bosnjës dhe Hercegovinës së sotme, kryesisht në pellgun e lumit Sana, rrjedhën e mesme të Vrbasit, dhe përreth lumenjve Vrbanja dhe Ugar.

Zonat e fiseve ilire, Mezejët MAEZAEI ndodhen në qendër t hartës

Përmbledhje

Redakto

Disa zona të territorit të tyre u ndanë gjithashtu midis Desidiatëve dhe Autariatëve. Ata kufizoheshin në lindje nga Desidiatët, në perëndim nga Liburnët, lumi Una, ujëvarat e Kërkës, dhe vendabanimi Iasis, në veri nga lumenjtë Sava - Drava dhe Danubi, në jug nga Ditionët, Sardeatët, Deurët dhe Delmatët, dhe në veri nga Oserijatët dhe Breukët.

Ashtu sikur ilirët e tjerë, edhe Mezejët jetonin në vendbanime të fortifikuara ose gjysmë të fortifikuara, ndërsa veprimtaritë kryesore të tyre ishin bujqësia, gjuetia dhe peshkimi. Shkrimtarët antikë si Herodiani, Livi, Plini, Strabo, Theofrasti dhe të tjerë i përshkruanin ilirët si luftëtarë të gjatë, të fortë dhe dashamirës të pijeve. Pohimet e disa shkrimtarëve antikë se gjoja ata nuk kujdeseshin për higjenën personale duken tendencioze. Çdo tetë vjet ata ndanin tokat e tyre sipas betejave dhe rezistencës ndaj armikut. Mezejët kishin edhe një sistem gjyqësor me gjithësej 269 gjyqtarë. [2]

Në vitin 10 pas Krishtit administratorët romakë e ndanë krahinën e Ilirikut në provinca të reja: Panonia në veri dhe Dalmatia në jug. Termi Iliria mbeti në përdorim edhe në latinishtën e vonë dhe gjatë gjithë periudhës mesjetare.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Erwin Koschmieder, Die Welt der Slaven, Volume 30, Sagner, 1985, p. 81.
  2. ^ Šentija J., red. (1977). Opća enciklopedija Jugoslavenskog leksikografskog zavoda, 3: Foc-Iw (në kroatisht). Zagreb: Jugoslavenski leksikografski zavod.