Milla
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Milla (malazezisht: Миде/Mide) është vendbanim në Komunën e Ulqinit.
Milla
Mide (mal.) | |
---|---|
Fshat | |
Koordinatat: 42°02′09″N 19°15′41″E / 42.03583°N 19.26139°E | |
Shteti | Mali i Zi |
Komuna | Stampa:Country data Ulcinj Ulqin |
Popullsia (2011) | |
• Gjithsej | 234 |
Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
• Verës (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Prefiksi | +382 (0)30 |
Targat | UL |
Gjeografia
RedaktoFshati Millë (mendohet se rrjedh ky emër nga mullinjtë e shumtë të ujit qe kanë bluar miell - millë) gjendet rreth 20 km. largësi nga qyteti i Ulqinit.(afro 20 min. me veturë). Banori vendas quhet millaçak, u, e as.[1] Në një lartësi mbidetare 400–425 m. Kufizohet me fshatin Kaliman (ku gjendet edhe qafë-kulla e Kadraçit e ndërtuar ng turqit, e që përmendet edhe në këngën e Dul Mehmetit), në njërën anë dhe në anën tjetër me fshatin Kosiq, ka një infrastrukturë të asfaltuar të plotë po ashtu është i përfshirë edhe me telefon & internet dhe shkollën katër klasëshe paralele e ndarë e shkollës së Katerkollës, si dhe xhaminë e fshatit. Mbi fshatin Millë gjendet edhe maja e Lipojës me një lartësi 1209 m. qe është një nga majat më të larta në komunën e Ulqinit me pamje piktoreske në plazhin e madh, kriporen, plazhin e Velipojes, Mërkotin etj.
Është shumë i pasur me ujë të pijshëm dhe ka shumë burime uji, ku është e njoftuar gurra e Millës. Nga ky fshat merret edhe uji për qytetin e Ulqinit në tuba me Ø 250 mm. e që njëherit për sezonin e dimrit plotësisht e furnizon qytetin e Ulqinit me ujë të pijshëm. Në fshatin e Millës sipas legjendës ka pas deri në 62 mullij uji e që janë përdorur për bluarjen e misrit dhe grurit, por me marrjen e ujit për qytetin e Ulqinit filloi edhe moskujdesi për këto mullinj uji e që ishin karakteristik për këto treva. UJI , MULLINJTE, pastaj MILLA!
Thuhet te kenë qene 48 mullinj ne Mille e përreth saj. Aktualisht punon vetëm një. Ai i Skenderit te Isen Shabanit, i fisit te Veliajve. Kjo ka qene xehja kryesore e këtyre anëve per dekada të tëra. Kesaj mënyre jetese i vjen fundi ne kohen kur ujit i jepet tjetër drejtim, qarqet komunale vendosin qe ai i plotëson te gjitha kushtet per pije. Dhe keshtu behet. Mullinjte marrin drynin, kurse uji merr rruge te gjate, deri ne qytet. I testuar nga Institutet Higjieniko-Sanitare, ai del te jete i shëndetshëm për pije, ne saje te gjithë përbërësve mineral e pastërtisë qe posedon. Por, uji me pare ne këto treva ishte me shume se një gote. Ai ishte buke, ujë e gjithçka tjetër. Te moshuarit tregojnë për ato kohe, ishin te arta thone ata, pa çka se me shume mund e djerse. Bartore nga e gjithë zona e me larg vinin ne Mille për te bluar. Nga zona te ndryshme te Anes se Malit, nga Kraja, etj.
Kjo ishte mënyra e vetme për te njohur njeri-tjetrin, ne një kohe te pakohe. Ende sot pleqtë i mbajnë mend familjet bartore qe i kane pasur. Ata ndaj tyre ndajnë gjithmonë një kujdes me te veçante. Me ta, thonë, kemi ndare dhe kemi fituar kafshatën. Jo rralle here ka ndodhur qe e zonja e shtëpisë te shtroje dreke apo dhe darke rasti per bartoret. Ata kane qene te shenjte, ashtu siç ishte mikpritja shqiptare! "shtëpia është e Zotit dhe e mikut" - ketë e përdorin shpesh ata pak pleq qe koha i ka lëne, jo pa qellim, bashkëkohës me ne. Sic u cek me lart, sot ne Mille punon vetëm një Mulli uji. Ai i Skenderit Isenit ne pjesën e poshtme te Millës.
Me pare si ky ishin, mulliri i : Sylo Haxhis Nikaj, Ismajl Jeminit, Qazim Dylos, Naxhipit Cufit, Islamit, Sul Haxhise, Veli Rrustes, Isa Musas, Ramazan Xhafes, Taip Metit, Qamil Danit, Xhaf Veliut, Isen Xhanjes, Latifit Dullos, Hasan Xhanjes, Murat Jeminit, Hys Velise, Qazim Malos, Selim Ages, Begi Isenit, Dullo Halilit, Bregut, Jup Xhafs, Sinan Aliut, Taip Hyses, Shaban Temos, etj.
Gjatë muajit korrik dhe gusht në këtë fshat të pasur me ujë poashtu edhe me gurë temperatura maksimale mund të arrij deri në 32 °C, kurse në muajit me të ftoftë të dimrit temperatura zbret deri ne 0 °C - 06 °C,më së shumti shiu bie gjatë muajit tetor dhe nëntor 30-40 %, kurse më së paku gjatë muajit korrik dhe gusht me vetëm 5-8 L/m2. Si rezultat i kushteve topografike në këtë zonë dominojnë kryesisht erërat verilindore, lindore e perëndimore, si edhe erërat juglindore. Erërat karakteristike për këtë zonë janë: murrlani, shiroku, veriu. Ndërsa në bregdet ndihet edhe maestrali, briza detare etj. Këto erëra shfaqen pothuajse gjatë gjithë vitit, duke sjell kohë të mirë dhe të ftohtë siç është murrlani dhe kohë të vranët e me shi, karakteristikë kjo për shirokun si erë jugore. Këto erëra kanë rëndësi gjeografike dhe agrometeorologjike. Si konkluzion vërehet qartë se klima dhe elementet e saj përbëjnë një potencial dhe faktor të rëndësishëm natyror në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të këtij fshati.
Demografia
RedaktoSipas censusit të fundit të popullsisë të vitit 2011, në Millë jetonin 234 banorë.
Numri i banorëve sipas censuseve[2] | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
352 | 363 | 340 | 382 | 427 | 480 | 222 | 234 |
Sipas statistikave, fshati Mille po pëson renje drastike te popullsise. Milla po i lihet te kaluares, monumenteve ose te panjohures! Statistikat flasin me gjuhen e vet te frikshme, viti 1991 zbardhte ne keto ane rreth 347 banore.Si rrjedhoje kane rene investimet individuale e komunale. Rralle sheh themele te reja ne kete vend, emigrantet tashme e kane kthyer vendlindjen ne nje vend atraktiv vetem per pushimet.
Viti 2003 vetem 225. Ose-ose 122% me pak.
Historia e nje fshati te "bereqetit" rrezikon te mbyllet dramatikisht dhe per me keq me shpejt se cdo kush mund ta kishte menduar. Banoret e mbetur urojne qe dikush te ve dore mbi ta, duke ja lene te pavetedijshmes mendimin se, ata mund te jene te fundit vendas te ketij nenmali! per 122% me pak vendas ne Mille
Struktura e popullsisë
RedaktoReferime
Redakto- ^ Draga, N. 1997 Gjurmë gjeografike, Art klub Ulqin.fq. 29
- ^ Knjiga 9, Stanovništvo, uporedni pregled broja stanovnika 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, podaci po naseljima, Republički zavod za statistiku, Podgorica, septembar 2005, COBISS-ID 8.764.176
- ^ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1697: attempt to index field '?' (a nil value).
Sipas projektit per pakica,ne gjuhen shqipe Lipoja quhet Blinaje
Lidhje të jashtme
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |