Mimi Kodheli
Ky 20 shtator 2014 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 shtator 1964. Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universiteti i Tiranë Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.
Mimi Kodheli | |
---|---|
Ministria e 33të e Mbrojtjes | |
Në detyrë 15 shtator 2013 – 11 shtator 2017 | |
Presidenti | Bujar Nishani Ilir Meta |
Kryeministri | Edi Rama |
Paraprirë nga | Arben Imami |
Pasuar nga | Olta Xhaçka |
Anëtare e Parlamentit | |
Titullar | |
Në detyrë 7 shtator 2009 | |
Kryeministri | Edi Rama Sali Berisha |
Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATOs | |
Titullar | |
Në detyrë 23 nëntor 2020 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Tiranë, Shqipëri | 11 shtator 1964
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
Bashkëshortja/et | Leka Kodheli |
Fëmijët | Mikel Kodheli |
Shkollimi | Universiteti i Tiranës University of Nebraska–Lincoln, Shtetet e Bashkuara (Master i Administrimit Publik) Universiteti i Veronës, Itali (Ph.D.) |
Nënshkrimi | |
Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të tregjeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar. Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit, të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kombëtare” nga Qendra Evropiane e Sigurisë, Marshall.
Mimi Kodheli në vitin 2013 zgjidhet Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë duke zëvëndësuar Arben Imamin. Në këtë post ajo bashkoi forcat me homologun kroat Damir Krstičević dhe i shkruajti një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs, Jens Stoltenberg, në 2017 duke i bërë thirrje NATOs që të rishikonte planet e misionit paqeruajtës në Kosovë duke argumentuar se retorika nacionaliste nga politikanët serbë kërcënon të çrregullojë rajonin.
Që nga 2017, Kodheli është kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme.