Arben Imami (lindur më 21 janar 1958) është politikan, pedagog dhe aktor shqiptar, deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.[1][2]

Arben Imami
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
19911996
Në detyrë
19972005
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
20092013
Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrdhënieve me Parlamentin
Në detyrë
19971999
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
8 korrik 2000 – 6 shtator 2001
Paraprirë ngaIlir Panda
Pasuar ngaSokol Nako
Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
Në detyrë
2001 – shkurt 2002
Ministër i Mbrojtjes
Në detyrë
shtator 2009 – 13 shtator 2013
Paraprirë ngaGazmend Oketa
Pasuar ngaMimi Kodheli
Të dhëna vetjake
U lind më21 janar 1958
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
PunësimiPolitikan, Aktor

Kariera Politike

Redakto

Arben Imami ishte pedagog në Institutin e Lartë të Arteve kur iu bashkua Lëvizjes Studentore të vitit 1990 kundër diktaturës komuniste. Ai ishte një nga pjesëmarrësit e përfaqësisë së studentëve dhe pedagogëve, që u zgjodhën nga studentët protestues, për të marrë pjesë në takimin me diktatorin e fundit komunist ne Shqipëri, Ramiz Alia. Në këtë takim u kërkua lejimi i pluralizmit poltik në Shqipëri dhe krijimi i një partie politike të studentëve dhe intelektualëve.

Arben Imami ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 1990.

Ai ishte nënkryetar i PD-së, si dhe kryetar i Komisionit Elektoral. Në zgjedhjet e vitit 1991 Imami mori mandatin e deputetit, si dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së. Një vit më vonë ai ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit. Ishte pikërisht Imami që njoftoi publikisht krijimin e Partisë Demokratike.

Në vitin 1992 duke mos u pajtuar për çështje joparimore me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha, Imami u largua nga Partia Demokratike dhe së bashku me Neritan Cekën, Preç Zogajn etj. krijuan Partinë Aleanca Demokratike, ku deri në vitin 1997 ishte sekretar i Përgjithshëm dhe nga viti 2000 deri në 2002 kryetar ekzekutiv i kësaj partie.

Në zgjedhjet e vitit 1992, 1996, 1997 dhe 2001 ai u zgjodh deputet në Kuvend.

Në periudhën ‘97-‘98 Imami ishte bashkëkryetar i komisionit parlamentar për hartimin e Kushtetutës (së bashku me Sabri Godon, ndërkohë nga viti 1997 deri në 1999 ishte Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin.

Në periudhën 2000-2001 ai ishte Ministër i Drejtësisë, kurse nga viti 2001 deri në shkurt 2002 ai ishte Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

Në vitin 2005, Imami u ftua nga Berisha të marrë pjesë përsëri në Partinë Demokratike, si ish-themelues i saj dhe u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar në Kuvendin e vitit 2005. Pas rikthimit të Partisë Demokratike në pushtet, Imami u emërua drejtor i kabinetit të kryemnistrit, post të cilin e mbajti gjer në zgjedhjet e pergjithshme te 2009.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 2009, Arben Imami u zgjodh deputet i PD në Tiranë dhe më pas u ngarkua me detyrën e Ministrit të Mbrojtjes.

Arsimi dhe kualifikimet

Redakto

Arben Imami ka përfunduar në vitin 1981 Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në periudhën 1999-2000 ka kryer studimet për “Fellowship in School of Foreign Service”, në Georgetown University Washington D.C., USA. Fushat e kompetencës së Imamit janë reforma kushtetuese, reforma institucionale, reforma administrative, reforma në drejtësi, reforma e pushtetit lokal; hartimi i programeve e politikave strategjike, organizimi dhe drejtimi i ekipeve për zbatimin e tyre; shkruarje e ligjeve; organizimi i partive dhe organizimi i fushatave elektorale individuale e partiake, hartimi i programeve politike e elektorale.

Detyra shtetërore

Redakto
  • 2009 – në vazhdim Ministër i Mbrojtjes
  • 2001 –shkurt 2002 Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
  • 2000-2001 Ministër i Drejtësisë
  • 1997-1999 Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrdhënieve me Parlamentin
  • 1997-1998 Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
  • 1997-2005 Deputet
  • 1992-1996 Deputet,
  • 1992 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit
  • 1991-1992 Deputet, Nënkryetar dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Poste politike

Redakto
  • 2009- Ministër i Mbrojtjes
  • 2005-2009 Shef i Kabinetit te Kryeministrit
  • 2000-2002 Partia Aleanca Demokratike,Kryetar Ekzekutiv i Partise
  • 1992-1997 Partia Aleanca Demokratike, Sekretar i Përgjithshëm
  • 1990-1992 Partia Demokratike e Shqipërise,
  • Anëtar i Grupit Themelues,
  • Nënkryetar i PD
  • Kryetar i Komisionit Elektoral

Ka luajtur edhe ne disa filma shqiptar si:

Shiko edhe

Redakto

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017

Shënime

Redakto
  1. ^ "KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2017. Marrë më 20 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve