Muji
Çeto Basho Muji (boshnj. Ĉetobaša Mujo) ose thjesht Muji,[1][2] është kryeheroi i një cikli këngësh epike të kënduara në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake,[3] përfaqësues i trimërive myslimane në luftë me shqetë,[4] pasqyrim meta-letrar ky i luftërave mes Perandorisë Osmane dhe asaj Habsburge.[5]
Emri
RedaktoI njohur edhe si Gjeto Basho Mujo, Mujo Bylykbashi, Bylykbashi Mujo apo Muio Tsarevitch (Mujo Careviqi, i biri i carit) në epikën boshnjake.[6] Emri Mujo, me rasën thirrore të prapavendosur (Muj-o), në trajtë të shquar Muji, por edhe Muja, vjen nga emri Mustafa megjithëse besohet prej shumë shqiptarëve se ka të bëjë me rrënjën foljore muj "të tejkaloj, të aftësoj". Ndër këngët boshnjake njihet si Mustafa od Kladuša (shq. Mustafai i Klladushës).[7] Rapsodi shqiptar e ka marrë nga gjuha boshnjake titullin e çetebashit (tr. çeté başí),[8] dhe e ka ndarë në Çeto Basho, kur e kuptonte e ruante, përndryshe e shndërronte në emrin e përveçëm Gjeto.[9]
Sfondi historik
RedaktoElsie përsiatet se bëhet fjalë për një personazh historik të përmendur në një dokument gjermanisht të shekullit XVII, ku thuhet:[2][5]
Von Gross Kladuscha, da am maisten tschettiert würdet: der Haram-Bassa Mustaffa, dess Hernizo Brueder, sonsten Khasslitschitsch Musstaffa genandt.
(“Nga Kladusha e madhe, ku mbizotërojnë çetat, Mustafa Harambashi dhe vëllai i tij Hrnjico, i njohur ndryshe edhe si Mustafa Hasliçiç”).
Sipas këtij dokumenti të shkruar në Karlovac më 20 nëntor 1641, radhitet një listë toponimesh dhe rebelësh myslimanë, duket qartë se i përmend edhe ata. Heronjtë tani janë rebelë myslimanë që jetojnë në krahinë, dhe të cilët për zemër kanë të kalojnë malin për të bërë plaçkë në krajli, në Mbretërinë e të Krishterëve, dhe t'ua hedhin mbretit dhe luftëtarëve shkje.[5]
Studjues të tjerë kanë lexuar edhe elemente të historisë së perandorit bizantin Μαυρίκιος (shqip: Maurikios).[6]
Motivet
RedaktoReferime
Redakto- ^ Mehmet Elezi (7 tetor 2018). "Çetobashe Muja kundër Gjeto Basho Mujit". Gazeta Shqiptare.
- ^ a b Ardian Vehbiu (26 gusht 2011). "Gjuha e Mujit". peizazhe.com. Peizazhe të fjalës.
- ^ Robert Elsie (2001). A Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. fq. 183. ISBN 9781850655701.
- ^ Eqrem Çabej (2006). Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes. Çabej. fq. 44. ISBN 9992733721.
- ^ a b c Robert Elsie (2 korrik 2017). "Pse eposi i kreshnikëve ka mbetur nën hijen e eposit serbo-kroat?". shqiptarja.com. Shqiptarja.com.
- ^ a b Shuka, Gjergji (2023). "Nënshtresa ne tri këngë të Ciklit të Kosovës" (PDF). Studime Shoqerore. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (9): 245–285.
- ^ Robert Elsie; Janice Mathie-Heck, red. (2004). Songs of the Frontier Warriors (në anglisht). Bolchazy-Carducci Publishers. fq. 371. ISBN 9780865164123.
- ^ Tahir Dizdari (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. AIITC. fq. 166–167.
ÇETEBÁSH -I m. Epitet për Mujin që aq rendom ndeshet në kangë kreshnikësh. Çetë në shqipet: grumbull, grup njerëzish me nji të parë në krye; togë ushtarake, gjurmuesish, kryengritësish etj. trupë komitash. "Si je lypë njashtu je gjetë / I mirë për shokë, sokol për çetë" gjamë e vajtim në Malësi të Madhe. Bandë cubash; grup familjesh që kanë origjinë të përbashkët; vëllazni, kabile; dhe në Borsh, grumbull njerëzish, krushq, tevabi: "Babáj nuku del vetë / Dërgone djalin në çetë".
- ^ Stavro Skëndi (2007) [1985]. Poezia epike gojore e shqiptarëve dhe e sllavëve të jugut. Përkthyer nga Afrim Koçi. IDK. fq. 149. ISBN 9789994398201.